By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: PDK-ja tenton t’i formojë dy komisione – Një për Gani Jakupin e tjetrin për zhdukjen e mostrave të Deharit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > PDK-ja tenton t’i formojë dy komisione – Një për Gani Jakupin e tjetrin për zhdukjen e mostrave të Deharit
Maqedoni

PDK-ja tenton t’i formojë dy komisione – Një për Gani Jakupin e tjetrin për zhdukjen e mostrave të Deharit

admin
Last updated: 02/02/2024 13:17
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Të enjten e ardhshme, Kuvendi i Kosovës do të mblidhet për një seancë plenare, ndërsa opozita do të tentojë t’i formojë dy Komisione Hetimore. Njëri ka të bëjë me pagën e Gani Jakupit e tjetri për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit, raporton Ekonomia Online.

Kështu ka bërë të ditur shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Propozimin për formimin e komisioneve, tha Tahiri e ka bërë PDK-ja, me ç’rast pret përkrahje edhe nga partitë tjera.

“Sot diskutuam për seancën e radhës që do të mbahet ditën e enjte dhe për agjendën e saj që si Grup Parlamentar i PDK-së ja kemi propozuar Kryesisë themelimin e dy komisioneve hetimore. Njërin për hetim parlamentar në kuadër të MPJD-së pasi kemi pasur fakte të mjaftueshme për degradimin e shërbimit diplomatik po ashtu mediat kanë zbuluar një sërë kontratash për njerëz të angazhuar me shuma marramendëse që s’ka ndodhur më herët si rasti i Gani Jakupit, paga e të cilit kalon çdo limit e standard në Kosovë. Kemi raste të tjera për persona që janë të punësuar si Gani Jakupi. Çështja tjetër është çështja e komisionit hetimor për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit në IML dhe si grup parlamentar e kemi denoncuar dy herë zjarrvëniet në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se si PDK ende nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket marrëveshjeve ndërkombetare dhe paralajmëroi se nuk do t’i votojnë ato.

“Marrëveshjet ndërkombëtare janë vendosur në kuadër të kësaj seance. Deri tani nuk ka ndryshuar asgjë që PDK që t’i votojë ato. Nëse ndryshon diçka do të njoftoheni. Vendi ynë është duke e thelluar krizën më ndërkombëtarët”, ka thënë ai.

Tahiri për vendimin e BQK-së: Duhet të kishte koordinim më të mirë me ShBA-të

Ndërsa i pyetur për vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për heqjen e valutës së dinarit serb, ai tha se nuk duhet fokusohet vetëm te dinari, por te një koordinim më i mirë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi që sipas Tahirit me ardhjen e qeverisë së tanishme në pushtet është prishur ajo qasje.

“Nuk mund të kufizohemi thjeshtë në çështjen e dinarit në këtë rast, mendoj se duhet parë një fotografi më e plotë, sepse për herë të parë me këtë qeveri ka ndryshuar edhe qasja e koordinimit me aleatët tanë pra me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne edhe shtrirjen e sovranitetit në veri edhe integrimin e institucioneve, edhe mbajtjen e zgjedhje të rregullta, edhe zgjidhjen e kryetarëve të komunave legjitim nga qytetarët serb që ka ndodhur për herë të parë në 2017 e kemi bërë pikërisht në koordinim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo që mendoj që duhej të ndodhte është thjeshtë një koordinim dhe një angazhim më i mirë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në këtë proces”, ka përfunduar Tahiri.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Hakerat iranianë nuk ndalen: ‘Kemi akses tek Censi! Të gjitha statistikat janë kundër jush’
Next Article Konjufca: Situata nuk del prej kontrollit për shkak të dinarit, s’besoj se Kosova do të sanksionohet për shkak të valutës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?