Shkup, 20 nëntor – Pa ujë të nxehtë, me ashensorë që nuk funksionojnë dhe me ushqim të cilësisë së dobët. Këto janë kushtet për studentët në konviktin “Pellagonia”. Në vend që të studiojnë, ata luftojnë për kushtet elementare të jetesës. Nga Ministria e Arsimit bëjnë të ditur se është zgjedhur drejtor i ri, sepse disa javë në këtë pozitë nuk kishte të emëruar në post drejtues, gjë që i thelloi problemet.
“Nuk kemi ujë të ngrohtë, nuk kemi ngrohje, ushqimi është i keq. Përdorim ujë të ftohtë, ndërsa shpeshherë ushqimin e blejmë vet.”, – tha një studente.
“Për momentin në mensë nuk kam qenë një periudhë të gjatë kohore, sepse aspak nuk më pëlqen ushqimi. Sa i përket ujit të ngrohtë, një kohë të gjatë nuk kemi ujë, kemi probleme herë pas here edhe me brejtësit dhe në këtë mënyrë gjendemi, përballemi me kushte tejet të vështira.”, – tha një student.
“Uji rrjedh në mure në dhomën tonë dhe u desh që ta zhvendosim krevatin. Ndonjëherë kemi ujë të ngrohtë, ndonjëherë jo, andaj saktë duhet të përzgjedhim kohën se kur duhet të bëjmë dush.”, – u shpreh një student.
Ministrja e Arsimit, Janevska, paralajmëroi se do të këtë zgjidhje për problemet në konviktin “Pellagonia”. Edhe ajo konfirmoi se kushtet në konviktin e studentëve “Pellagonia” nuk përkojnë me jetën e dinjitetshme studentore.

