By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kosova dhe SHBA thellojnë partneritetin, Osmani: Bashkëpunimi në përputhje me vizionin e Trumpit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kosova dhe SHBA thellojnë partneritetin, Osmani: Bashkëpunimi në përputhje me vizionin e Trumpit
Maqedoni

Kosova dhe SHBA thellojnë partneritetin, Osmani: Bashkëpunimi në përputhje me vizionin e Trumpit

admin
Last updated: 11/07/2025 09:44
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit Christopher Landau, ku u diskutua bashkëpunimi ekonomik dhe përkushtimi i përbashkët për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Presidentja Osmani ka falënderuar për mikpritjen e ngrohtë dhe diskutimin e hapur në Washington nga Zëvendës Sekretari i Shtetit, Christopher Landau.

“Kosova qëndron krah për krah me Shtetet e Bashkuara për të ndërtuar kapituj të rinj të bashkëpunimit strategjik, në përputhje me vizionin e fortë të Presidentit Trump”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Osmani ka thënë se ky takim është për më shumë siguri, më shumë zhvillim e  më shumë mundësi për qytetarët tanë dhe bizneset tona.

“Më shumë siguri. Më shumë zhvillim. Më shumë mundësi për qytetarët tanë dhe bizneset tona”, ka thënë Osmani.

Ndërsa zv.Sekretari i Shtetit në një postim zyrtar në rrjetin “X”,  ka theksuar se me presidenten Osmani kanë biseduar për fushat e bashkëpunimit.

“Në takimin tim me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, diskutuam për fushat e mundshme të bashkëpunimit ekonomik dhe shprehëm besimin se zhvillimi ekonomik dhe bashkëpunimi ndihmojnë në largimin e Ballkanit Perëndimor nga ndarjet e së kaluarës, duke promovuar paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon”, ka shkuar ai.

Ky takim vjen në një kohë kur Kosova synon të zgjerojë bashkëpunimin me SHBA-në jo vetëm në aspektin diplomatik dhe të sigurisë, por edhe në drejtim të investimeve dhe zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm. Të dyja palët u pajtuan për rëndësinë e kultivimit të marrëdhënieve afatgjata, si themel për një rajon më të qëndrueshëm dhe më të integruar në strukturat euroatlantike.

You Might Also Like

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet

Alarm për kujdesin shëndetësor në burgje

Digjitalizimi i dokumenteve personale, nga 28 tetori, dokumentet edhe në telefon

Me kazma e lopata, banorët e fshatit Gabër shtrojnë rrugën me gurë

VLEN bashkëpropozon fundin e pasigurisë për punonjësit me kontrata

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Jose Mourinho po kërkon me çdo kusht transferimin e yllit të Arsenalit
Next Article Trump vendos tarifa 35 për qind ndaj Kanadasë – tensionet tregtare marrin hov

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet
Maqedoni
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosovë
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Bota
Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?