By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kosova kërkon veprim ndaj Serbisë në Komunitetin e Energjisë, Rizvanolli: Nuk do të qëndrojmë duarkryq
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Kosova kërkon veprim ndaj Serbisë në Komunitetin e Energjisë, Rizvanolli: Nuk do të qëndrojmë duarkryq
Kosovë

Kosova kërkon veprim ndaj Serbisë në Komunitetin e Energjisë, Rizvanolli: Nuk do të qëndrojmë duarkryq

Redaksia
Last updated: 02/07/2026 11:53
By Redaksia 7 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 02 korrik, Zhurnal.mk – Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka kërkuar zbatimin e vendimit të Komunitetit të Energjisë që obligon Serbinë të vërë në dispozicion kapacitetet ndërkufitare për tregtinë e energjisë me Kosovën, duke thënë se Beogradi nuk ka ndërmarrë asnjë hap në këtë drejtim dhe se Kosova nuk do të qëndrojë duarkryq, raporton Ekonomia Online.

Këto deklarata u bënë në takimin joformal të Këshillit Ministror të Komunitetit të Energjisë, të cilin këtë vit e kryeson Kosova. Në fokus të diskutimeve ishin siguria energjetike, integrimi i tregut rajonal dhe tranzicioni energjetik.

Rizvanolli tha se Komuniteti i Energjisë po zhvillon punimet në një periudhë sfiduese për sektorin energjetik në rajon.

“Si organizatë ndërqeveritare e themeluar me traktat para dy dekadash, Komuniteti i Energjisë punon për të sjellë vendet e rajonit dhe vendet fqinje të BE-së më pranë tregut energjetik evropian. Takimi ynë sot po mbahet në një kohë kritike për sektorin energjetik të rajonit, ku ndërthuren pashmangshëm sfidat e sigurisë së furnizimit, tranzicionit energjetik dhe integrimit të tregut”, tha ajo.

Ajo theksoi se gjatë kryesimit të Komunitetit të Energjisë, Kosova është fokusuar në integrimin e tregut të energjisë elektrike, harmonizimin e politikave klimatike dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal.

“Kosova ka marrë kryesimin e Komunitetit të Energjisë në fillim të këtij viti me një përkushtim të palëkundur për të punuar ngushtë me të gjithë aktorët drejt synimeve tona të përbashkëta. Si vend kryesues, ne po i shtyjmë përpara tri çështje thelbësore. Së pari, po punojmë për të përshpejtuar integrimin e tregut të energjisë elektrike dhe zbatimin e legjislacionit të BE-së. Së dyti, po përpiqemi të harmonizojmë tutje politikat klimatike dhe të hapim rrugën për zvogëlimin e emetimeve të karbonit, gjithnjë me prioritet kyç sigurinë energjetike dhe përballueshmërinë e çmimeve për konsumatorët. Së treti, po angazhohemi për bashkëpunim të shtuar dhe shfrytëzim sa më të mirë të kapaciteteve që tashmë kemi në rajon, qoftë kapaciteteve gjeneruese apo atyre transmetuese”, tha ajo.

Ministrja në detyrë akuzoi Serbinë për moszbatim të vendimit të Këshillit Ministror të Komunitetit të Energjisë, i cili kishte caktuar afatin 1 korrik 2026 për hapjen e kapaciteteve ndërkufitare me Kosovën.

“Ndërsa i gëzohemi përparimit rajonal dhe çmojmë marrëdhëniet e mira me pothuajse të gjithë fqinjët tanë, ne vazhdojmë të përballemi me një çështje tjetër shqetësuese që kërkon veprim të menjëhershëm. Në dhjetor të vitit 2025, Këshilli i Ministrave i këtij Komuniteti të Energjisë obligoi operatorin e transmisionit të Serbisë që të vërë në dispozicion të tregtisë kapacitetet ndërkufitare me Kosovën jo më vonë se 1 korrik 2026. Tani jemi këtu. Serbia jo vetëm që nuk e ka mbërritur këtë afat, por nuk ka ndërmarrë asnjë hap përgatitor për të zbatuar obligimin e vet. Operatori i transmisionit të Serbisë vazhdon të refuzojë bisedimet e drejtpërdrejta me operatorin tonë KOSTT, ndërsa komunikimi është i domosdoshëm për bashkëpunim të qëndrueshëm rajonal. Duke e penguar shfrytëzimin komercial të interkoneksionit me Kosovën, Serbia po i mbingarkon kapacitetet e transmetimit në Kosovë dhe në vendet fqinje dhe po u vendos një barrë të panevojshme të gjithë konsumatorëve të rajonit, veçanërisht atyre të Kosovës. Pasojat e kësaj i kemi ndier shumë afër dhe shumë rëndë në vitet e kaluara. Ne nuk mund dhe nuk do të qëndrojmë duarkryq përderisa ky obligim i Serbisë nuk zbatohet”, tha ajo, raporton EO.

Shefja e Njësisë për Bashkimin Evropian, Yolanda Garcia Mezquita, tha se integrimi i vendeve të Komunitetit të Energjisë në tregun e brendshëm energjetik të BE-së është prioritet strategjik.

“Këshilli i Komunitetit të Energjisë në Prishtinë zhvillohet në një moment të rëndësishëm për sigurinë energjetike të Evropës dhe për procesin e zgjerimit. Mesazhi ynë sot është i qartë: siguria energjetike e Evropës nuk ndalet në kufijtë e Bashkimit Evropian. Ajo varet nga një hapësirë më e gjerë energjetike evropiane, e cila është e integruar, e ndërlidhur mirë dhe e bazuar në rregulla të përbashkëta”, tha ajo.

Sipas saj, prioritet mbetet përshpejtimi i integrimit të vendeve të Komunitetit të Energjisë në tregun energjetik të BE-së dhe avancimi i bashkimit të tregjeve të energjisë elektrike.

“Prioriteti i parë është përshpejtimi i integrimit të palëve kontraktuese të Komunitetit të Energjisë në tregun e brendshëm energjetik të BE-së. Ky nuk është vetëm një objektiv teknik, por një investim strategjik për sigurinë e Evropës, konkurrueshmërinë dhe agjendën e zgjerimit. Komuniteti i Energjisë është instrumenti ynë kryesor për këtë. Hapi i ardhshëm madhor është bashkimi i tregjeve të energjisë elektrike ndërmjet BE-së dhe palëve kontraktuese të Komunitetit të Energjisë”, tha ajo.

Ndërkaq, drejtori i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, Artur Lorkowski, vlerësoi lidershipin e Kosovës gjatë kryesimit të këtij mekanizmi rajonal.

“Ndjekja e integrimit të rajonit me Bashkimin Evropian, me synimin për të forcuar sigurinë energjetike, por edhe për të përshpejtuar tranzicionin energjetik duke i mbajtur çmimet e energjisë të përballueshme, është frymëzim për Sekretariatin dhe për procesin vendimmarrës në Komunitetin e Energjisë. Ky lidership është një cilësi shumë e veçantë, sepse Kosova është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor dhe në Komunitetin e Energjisë që nuk ka interkoneksione të drejtpërdrejta me shtetet anëtare të BE-së”, tha ai.

Ai shtoi se Bashkimi Evropian tashmë u ka bërë thirrje vendeve të rajonit që të integrohen në tregun energjetik evropian edhe para anëtarësimit të plotë.

“Kjo është një ftesë për të mos pritur ditën e anëtarësimit, por për të ndërmarrë reformat këtu dhe tani, në mënyrë që vendet të integrohen në tregjet energjetike të Bashkimit Evropian përpara datës së ardhshme të anëtarësimit. Kjo ftesë është në tryezë dhe është pranuar nga vendet e rajonit”, tha Lorkowski.

You Might Also Like

Fotografi, emra dhe gjurmë deri te Xhandarmëria: Kush lidhet me sigurimin e Vesellinoviqit dhe Radoiçiqit?

​Reagime pas dënimit të Bajroviqit, dëshmitarët: S’pamë drejtësi për Masakrën e Staradranit

​Kurti: Siguria ushqimore është jetike për shëndetin e qytetarëve

​12 kadetë diplomojnë si oficerë të FSK-së, Haxhiu e Kurti: Do të udhëhiqni ushtrinë e së ardhmes me përgjegjësi

Aktakuzë ndaj gjashtë personave për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe mashtrim në prokurim publik në Prizren

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article LSDM: VMRO‑DPMNE dëshiron që votat elektronike të diasporës të mos kenë asnjë kontroll
Next Article Revizion në Klinikën për Kirurgji Torakale dhe Vaskulare: Janë konstatuar mangësi në prokurimet dhe menaxhim
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari: 200 mijë maqedonas me pasaporta bullgare, nëse Shqipëria hynë në BE, çdo shqiptar do kërkojë pasaportë shqiptare
Maqedoni
Lukarevska: LSDM nuk është kundër votimit të diasporës, LSDM është kundër grabitjes zgjedhore
Maqedoni
Sulme të reja ndaj të miturve në Shkup: Një djalë i sulmuar në Karposh dhe një vajzë në Qendër
Kronika
Fotografi, emra dhe gjurmë deri te Xhandarmëria: Kush lidhet me sigurimin e Vesellinoviqit dhe Radoiçiqit?
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?