By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kosova paralajmërohet se “nuk do ta ketë më të lehtë” me qeverinë e re gjermane
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kosova paralajmërohet se “nuk do ta ketë më të lehtë” me qeverinë e re gjermane
Maqedoni

Kosova paralajmërohet se “nuk do ta ketë më të lehtë” me qeverinë e re gjermane

admin
Last updated: 08/05/2025 12:24
By admin 4 Min Read
Share
Friedrich Merz, CDU-Bundesvorsitzender und CDU/CSU-Fraktionsvorsitzender im Bundestag, nimmt nach der Abstimmung über das «Zustrombegrenzungsgesetz» der Union zur Eindämmung der Migration im Bundestag an einer Fraktionssitzung teil.
SHARE

Kosova nuk do ta ketë më të lehtë me qeverinë e re gjermane, thotë Engjëllushe Morina, e cila në Këshillin Europian për Marrëdhënie me Jashtë merret me çështjet e Ballkanit.

Ajo tha për BBC-në në serbisht se me kthimin në pushtet të CDU-së së Angela Merkel, nuk pret shumë ndryshime në qasjen e Gjermanisë ndaj Ballkanit Perëndimor, pasi thotë se politikat e vendosura gjatë kohës së ish-kancelares “janë ndjekur në masë të madhe edhe nga qeveria e mëparshme e Olaf Scholzit”.

“Ndoshta fjalori ishte pak më ndryshe dhe me më shumë ashpërsi, por në thelb politikat nuk kanë ndryshuar”, tha ajo.

Frauke Seebass, analiste në Institutin Gjerman për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, thotë se megjithatë, qeveria e re e Kosovës, nuk do ta ketë të lehtë. Ajo mendon se qeveria gjermane “do të jetë më e qëndrueshme ndaj Kosovës, me më pak ngritje e rënie”.

“Por për shkak të bashkëpunimit më intensiv të pritur me Francën si motori i BE-së dhe Poloninë, kjo do të thotë se qeveria e re e Kosovës nuk do ta ketë më të lehtë se deri tani”, tha ajo.

Morina kujtoi se Perëndimin e ka irrituar vizioni i Albin Kurtit.

“Duhet të ketë respekt të plotë për të drejtat e pakicave dhe, edhe pse besoj se qeveria e tij i ka marrë parasysh, nuk e ka bërë këtë në mënyrë që t’i pëlqejë të gjithëve”, tha ajo.

Seebass tha Berlini megjithatë “ka qenë më i zëshmi në përpjekjet për heqjen e masave ndaj Kosovës për shkak të investimeve gjermane” dhe se pavarësisht sanksioneve, “kjo nuk i ka penguar zyrtarët gjermanë të takohen me zyrtarët kosovarë, pavarësisht sanksioneve”.

BBC shkruan se nuk ka dyshim që Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë edhe pse ai po zhvillohet shumë ngadalë, madje edhe në nivel teknik.

Ballkani Perëndimor përmendet vetëm dy herë në 144 faqet e marrëveshjes së koalicionit qeverisës të udhëhequr nga kancelari i ri gjerman, Friedrich Merz.

Johann Wadephul, ministri i ri gjerman i Punëve të Jashtme, është marrë pikërisht me Ballkanin Perëndimor gjatë karrierës së tij parlamentare dhe partiake. Ai, siç shkruan mediumi, do të punojë pa ndihmën e të dërguarit të deritanishëm të posaçëm për Ballkanin, një pozitë që në kabinetin e mëparshëm e mbante Manuel Sarrazin, dhe pasuesi i tij nuk është emëruar ende.

Ditët para se të emërohej si ministër, Wadephul i kaloi pikërisht në Ballkan. Duke u kthyer nga Shkupi, nga samiti i NATO-s, më 6 prill pa paralajmërim vizitoi Beogradin. Për takimin me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, ai nuk u deklarua askund.

Për dialogun Kosovë-Serbi, ministri aktual i jashtëm e kishte kritikuar kancelarin e mëparshëm Olaf Scholz kur gjatë vizitës në Beograd në qershor 2022 kishte thënë se njohja e Kosovës është kusht për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Europian.

“Kjo është e dëshirueshme dhe të gjithë e dinë, por njohja duhet të vijë në fund të procesit. Një deklaratë e tillë në këtë moment është amatore dhe vendos barrë mbi të gjithë procesin, duke e bërë të vështirë për Serbinë”, kishte thënë atëherë Wadephul në një debat në Bundestagun gjerman.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Realizohet fluturimi i parë certifikues në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës
Next Article Kasami për Taravari: Edhe ndonjë ditë do të jetë ministër, Fetai është zëri ndryshe brenda ASH-së

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?