By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kosova regjistron më pak biznese të reja, rënie mbi 5% brenda një viti
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Kosova regjistron më pak biznese të reja, rënie mbi 5% brenda një viti
Kosovë

Kosova regjistron më pak biznese të reja, rënie mbi 5% brenda një viti

admin
Last updated: 31/07/2026 09:21
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 31 korrik, Zhurnal.mk – Numri i ndërmarrjeve të reja të regjistruara në Kosovë ka vazhduar të shënojë rënie edhe gjatë muajit qershor 2026, duke reflektuar një ngadalësim të ritmit të hapjes së bizneseve.

Të dhënat e publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës tregojnë se regjistrimet e reja kanë rënë si në krahasim me muajin paraprak, ashtu edhe me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas ASK-së, në muajin qershor janë regjistruar gjithsej 1.092 ndërmarrje të reja, ose 1,4 për qind më pak krahasuar me muajin maj 2026.

Rënia është edhe më e theksuar në krahasim me qershorin e vitit 2025, kur numri i bizneseve të reja rezulton të jetë 5,1 për qind më i ulët.

Pavarësisht rënies së përgjithshme, sektori i tregtisë vazhdon të mbetet aktiviteti ekonomik më tërheqës për sipërmarrësit.

Gjatë qershorit, 242 ndërmarrje, ose 22,2 për qind e totalit të bizneseve të reja, janë regjistruar në aktivitetet e tregtisë me shumicë dhe pakicë, si dhe riparimit të automjeteve dhe motoçikletave.

Pas tregtisë, numri më i madh i regjistrimeve është evidentuar në sektorin e akomodimit dhe shërbimeve të ushqimit, me 124 ndërmarrje ose 11,4 për qind të totalit. Në vendin e tretë renditet ndërtimtaria me 121 ndërmarrje ose 11,1 për qind, ndërsa aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike përbëjnë 114 ndërmarrje, ose 10,4 për qind të regjistrimeve të reja.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se bizneset e reja vazhdojnë të jenë pothuajse ekskluzivisht mikro-ndërmarrje. Nga 1.092 ndërmarrjet e regjistruara në qershor, 1.088 i përkasin kategorisë me 0 deri në 9 të punësuar, ndërsa vetëm katër janë regjistruar si ndërmarrje të vogla me 10 deri në 49 punëtorë. Gjatë këtij muaji nuk është regjistruar asnjë ndërmarrje e mesme apo e madhe, çka tregon se investimet në biznese me kapacitete më të mëdha vazhdojnë të mungojnë.

Edhe forma ligjore e organizimit mbetet pothuajse e pandryshuar. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar (Sh.P.K.) dominojnë bindshëm me 78,57 për qind të të gjitha regjistrimeve të reja, ndërsa bizneset individuale përbëjnë 20,88 për qind.

Format e tjera ligjore, si kompanitë e huaja, shoqëritë aksionare, ndërmarrjet publike, kooperativat bujqësore apo zyrat e përfaqësisë, kanë një pjesëmarrje minimale ose nuk kanë pasur fare regjistrime gjatë muajit qershor.

Sa i përket shpërndarjes gjeografike, rajoni i Prishtinës vazhdon të dominojë me 536 ndërmarrje të reja, që përfaqësojnë 49,1 për qind të totalit. Pas tij renditen Ferizaj me 115 ndërmarrje (10,5%), Prizreni me 109 (10%), Gjilani me 97 (8,9%), Peja me 90 (8,2%), Mitrovica me 85 (7,8%) dhe Gjakova me 60 ndërmarrje, ose 5,5 për qind të totalit.

Në nivel vendi rënia ishte prej 16 bizneve, por disa qendra shënuan rritje: Prishtina kaloi nga 523 në 536 regjistrime, Peja nga 76 në 90, Gjilani nga 86 në 97 dhe Ferizaj nga 110 në 115.

Në anën tjetër, ulje u vunë re në Gjakovë (nga 83 në 60), Prizren (nga 130 në 109) dhe Mitrovicë (nga 100 në 85). Kryeqyteti vazhdon të përqendrojë peshën kryesore të ekonomisë vendase, duke mbuluar 49,1% të gjithë regjistrimeve të qershorit.

Pavarësisht luhatjeve rajonale, struktura e bizneseve sipas madhësisë mbetet pothuajse e pandryshuar, e dominuar plotësisht nga mikro-ndërmarrjet.

Nga 1 mijë e 92 biznese të regjistruara në qershor, 1 mijë e 88 kanë nga 0 deri në 9 të punësuar, kurse vetëm 4 hyjnë në kategorinë 10 deri 49 punëtorë. Asnjë ndërmarrje e madhësisë së mesme apo të madhe nuk u regjistrua gjatë muajit.

You Might Also Like

Halil Matoshi kritikon Avdullah Hotin: Kandidat më të mirë se Bekim Sejdiun nuk gjeni

Kandidatura e Bekim Sejdiut për president, konsensus i brishtë mes LVV-së dhe LDK-së

Konjufca takohet me ministrin e Palaut, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

Katër raste të reja me fruth në Kosovë, mbi 95% e të prekurve të pavaksinuar

Kamionët mbi 20 tonë me kufizime nesër në autoudhë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Pritje të shkurtra në pikat kufitare të Kosovës, nuk ka kolona të gjata
Next Article Nga nervozizmi ju lidhet stomaku nyjë apo ju shtyn menjëherë në tualet? Ja çfarë po ndodh në trup
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?