By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kreu i sigurisë kibernetike largohet nga detyra pas problemeve teknike
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Kreu i sigurisë kibernetike largohet nga detyra pas problemeve teknike
Bota

Kreu i sigurisë kibernetike largohet nga detyra pas problemeve teknike

admin
Last updated: 28/11/2026 13:23
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Uashington, 20 nëntor, Argument – Këshilltari kryesor i presidentit amerikan Donald Trump për sigurinë kibernetike, Sean Cairncross, do të largohet nga detyra pas një seri ndërprerjesh dhe problemesh teknike, që kanë prekur shërbime dhe institucione të rëndësishme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Largimi i tij u konfirmua nga një zyrtar i administratës amerikane.

Cairncross ishte propozuar nga presidenti Trump dhe pozicioni i tij ishte miratuar nga Senati në gusht 2025.

Në vend të tij pritet të emërohet Kirsten Davies, e cila më parë ka drejtuar sektorin e sigurisë kibernetike në Departamentin amerikan të Mbrojtjes.

Lajmi për pasardhësen e mundshme u bë i ditur nga sekretari i Shtetit, Marco Rubio, në një reagim dje në rrjetin social X.

Në cilësinë e drejtorit kombëtar për sigurinë kibernetike, Cairncross këshillonte presidentin për politikat që lidhen me mbrojtjen e sistemeve digjitale dhe të dhënave, si dhe për hartimin dhe zbatimin e strategjisë amerikane në këtë fushë.

Ai ka shërbyer gjithashtu si këshilltar në Shtëpinë e Bardhë, gjatë mandatit të parë të Trump.

Gjatë periudhës së fundit, në SHBA janë regjistruar një sërë ndërprerjesh teknike, që kanë prekur shërbime të rëndësishme, përfshirë postën elektronike Outlook të Microsoft-it, Administratën Federale të Aviacionit (FAA), Agjencinë e Sigurisë Kombëtare (NSA) dhe disa banka.

Zyrtarët amerikanë janë përpjekur vazhdimisht të qetësojnë publikun, duke deklaruar se deri tani nuk ka prova, që këto ndërprerje të jenë shkaktuar nga sulme kibernetike.

Duke iu referuar dy burimeve që nuk janë identifikuar me emër, media amerikane “Axios” raportoi se Cairncross nuk dëshironte të qëndronte në këtë detyrë edhe për dy vjet të tjera dhe kishte vendosur të largohej, për t’i dhënë presidentit Trump mundësinë të emëronte një pasardhës.

Çështja e emërimit të drejtuesit të ri lidhet edhe me zhvillimet politike në Senatin amerikan.

Në janar, kontrolli i kësaj dhome të Kongresit pritet të kalojë te demokratët, ndërsa kandidatura e pasardhësit të Cairncross duhet të marrë miratimin e Senatit.

You Might Also Like

Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës

Policia indiane shpërndan me topa uji protestuesit para zyrave të Meta-s

Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, Arabia Saudite intercepton raketën drejt Riadit, luftime në Jemen

Italia mohon bashkëpunimin me Kievin në Libi: Nuk ishim në dijeni të operacionit, Zelensky nuk na informoi

Zelensky kërkon falje ndaj Melonit, Ukraina nuk kishte informuar Italinë për sulmin ndaj anijeve ruse në Libi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Musliu-Shoshi për buxhetin e 2027-s: Qytetarët duan projekte, jo shifra e premtime
Next Article Samit BE–BM për thellimin e bashkëpunimit 10 vjet pas Brexit-it

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?