By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Musliu-Shoshi për buxhetin e 2027-s: Qytetarët duan projekte, jo shifra e premtime
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Musliu-Shoshi për buxhetin e 2027-s: Qytetarët duan projekte, jo shifra e premtime
Kosovë

Musliu-Shoshi për buxhetin e 2027-s: Qytetarët duan projekte, jo shifra e premtime

admin
Last updated: 28/11/2026 13:23
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 20 nëntor, Argument – Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë buxhetin për vitin 2027, në vlerë prej 4.27 miliardë eurosh.

Buxhet ky cili sipas qeverisë synon rritjen e mirëqenies së qytetarëve, forcimin e shërbimeve publike dhe zhvillimin ekonomik të vendit, duke ruajtur stabilitetin fiskal.

Por deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka kritikuar qeverisjen aktuale, duke krahasuar investimet e bëra gjatë qeverisjes së Hashim Thaçit me ato të qeverisë së Albin Kurtit.

Ajo tha se, ndonëse sot buxheti është shumë më i madh, investimet konkrete mungojnë.

“Problem nuk është vetëm sa para ka buxheti. Atëherë ka pasur më pak, por ka pasur më shumë investime. Sot ke shumë më shumë, ke zero investime”, deklaroi Musliu-Shoshi.

Deputetja theksoi se qytetarët nuk jetojnë nga shifrat dhe premtimet, por nga rezultatet konkrete të qeverisjes.

“Duhet të dëshmohet jo vetëm me numra, por me projekte konkrete të realizuara. Qytetarët nuk jetojnë nga shifrat e premtimeve, por nga rezultatet konkrete të qeverisjes. Personalisht, do të doja të shihja një shtet të zhvilluar, ku t’i rris fëmijët dhe të plakem vetë, por kjo nuk po ndodh”, u shpreh ajo.

Në fjalimin e saj, Musliu-Shoshi prezantoi edhe disa prej projekteve dhe arritjeve që, sipas saj, u realizuan gjatë qeverisjes së Hashim Thaçit, e cila zgjati gjashtë vjet e 11 muaj.

Ajo përmendi ndërtimin e autostradave dhe rrugëve lokale e rajonale, ndërtimin dhe renovimin e dhjetëra shkollave, rritjen e pagave dhe pensioneve, si dhe investimet në shëndetësi dhe infrastrukturë arsimore.

Ndër arritjet e përmendura nga ajo ishin edhe shpallja e Pavarësisë së Kosovës, hyrja në fuqi e Kushtetutës, themelimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës, sigurimi i 108 njohjeve ndërkombëtare, anëtarësimi në FMN dhe Bankën Botërore, si dhe opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për deklaratën e pavarësisë.

Musliu-Shoshi përmendi edhe pritjen në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, si një prej momenteve të rëndësishme të përfaqësimit ndërkombëtar të Kosovës.

You Might Also Like

Konjufca me mesazh për 28 Nëntorin: Le të na bashkojë gjithnjë flamuri kuqezi

28 Nëntori, bashkëshortja dhe djali vizitojnë Rexhep Selimin në Hagë

Qytetari ia thotë në sy Përparim Ramës: “Krejt shqiptaria po feston, ti po provokon”

Festa në Kosovë fillon me homazhe dhe aktivitete në nderim të familjes Jashari dhe atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës

28 Nëntori vë në pah sfidat e bashkëpunimit Kosovë–Shqipëri, a po mungon koordinimi për çështjet kombëtare?

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Durmishi paralajmëron gjoba deri në 200 mijë euro për praktikat e padrejta tregtare
Next Article Kreu i sigurisë kibernetike largohet nga detyra pas problemeve teknike

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?