By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: KRRE paralajmëron ndryshime: Mundësi për zgjerim të tarifës së lirë edhe të shtunën
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > KRRE paralajmëron ndryshime: Mundësi për zgjerim të tarifës së lirë edhe të shtunën
Maqedoni

KRRE paralajmëron ndryshime: Mundësi për zgjerim të tarifës së lirë edhe të shtunën

admin
Last updated: 25/06/2026 13:15
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 25 qershor, Zhurnal.mk – Komisioni Rregullator për Energjetikë po shqyrton ndryshime të rëndësishme në mënyrën se si qytetarët paguajnë energjinë elektrike, me qëllim që faturat të jenë më të ulëta dhe më të përshtatura me kushtet e reja të tregut energjetik. Një nga opsionet që po merret në konsideratë është zgjerimi i periudhës së tarifës së lirë, madje edhe futja e saj të shtunën.

Kryetari i KRRE-së, Aco Ristov, në një intervistë për MIA deklaroi se tarifat bllok u vendosën në kulmin e krizës energjetike në vitin 2022, por që prej atëherë gjendja në sektorin energjetik është ndryshuar ndjeshëm.

“Ideja kryesore është që qytetarët të paguajnë fatura më të ulëta për energjinë elektrike të konsumuar. Mendojmë se ka hapësirë për rishikimin e tarifave bllok dhe përshtatjen e tyre me trendet e reja në prodhimin e energjisë elektrike nga burime të rinovueshme”, tha Ristov.

Sipas tij, rritja e prodhimit nga centralet diellore dhe ato me erë krijon sfida të reja në sistem, pasi pjesa më e madhe e energjisë prodhohet gjatë ditës, kur çmimet në bursë shpesh janë shumë të ulëta ose arrijnë deri në zero.

Analizat fillestare të KRRE-së tregojnë se në periudhën nga ora 11 deri në 15 ka tepricë energjie elektrike dhe pikërisht atëherë mund të ofrohet energji më e lirë për amvisëritë. Njëkohësisht, mund të rishikohet koncepti aktual i tarifës së lirë gjatë natës.

“Energjia më e shtrenjtë në treg sot është mes orës 21 dhe 24, ndërsa pikërisht atëherë tek ne vlen tarifa e lirë. Kjo është ekonomikisht e palogjikshme dhe tregon se duhet të përshtatemi me kushtet e reja të tregut”, thekson Ristov.

Ai shtoi se synimi nuk është vetëm ulja e kostove për qytetarët, por edhe krijimi i kushteve më të mira për investime në burime të rinovueshme të energjisë. Sipas tij, nëse vazhdon trendi i çmimeve jashtëzakonisht të ulëta në bursë gjatë ditës, kjo mund t’i dekurajojë investitorët dhe të ngadalësojë zhvillimin e energjisë së gjelbër.

Ristov vlerëson se sektori energjetik ndodhet në një periudhë ndryshimesh të mëdha dhe se do të jetë e domosdoshme të ndryshohen edhe zakonet e konsumit të energjisë elektrike, me qëllim që sistemi të përshtatet më efikasisht me rritjen e prodhimit nga dielli dhe era.

You Might Also Like

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit

SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit

Ridorëzohet kërkesa e dytë në Ministrinë e Drejtësisë: Provimet profesionale të jepen edhe në gjuhën shqipe

QMK: Rrezik i lartë nga zjarret në gjithë vendin

MF: 41 projekte të reja prioritare për investime publike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ambasadori i BE-së nesër viziton Gostivarin
Next Article Daut Beqiri: Me SPB-Shkup po forcojmë masat për sigurinë e qytetarëve dhe parandalimin e zjarreve
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?