By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kryeprokurori Gashi prezanton prioritetet për 100 ditët e para të mandatit në krye të Prokurorit të Shtetit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Kryeprokurori Gashi prezanton prioritetet për 100 ditët e para të mandatit në krye të Prokurorit të Shtetit
Kosovë

Kryeprokurori Gashi prezanton prioritetet për 100 ditët e para të mandatit në krye të Prokurorit të Shtetit

admin
Last updated: 28/07/2026 16:22
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 28 korrik, Zhurnal.mk – Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka prezantuar prioritetet kryesore për 100 ditët e para të mandatit të tij udhëheqës në krye të Prokurorit të Shtetit, gjatë takimit të parë të kolegjiumit me kryeprokurorët dhe përfaqësuesit e prokurorive në vend.

Në takimin e mbajtur të martën në Prishtinë, ku morën pjesë edhe prokurorë të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, si dhe përfaqësues të Ambasadës së Britanisë së Madhe në Kosovë dhe Programit për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatim të Ligjit (INL) të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Gashi ka theksuar se institucionet e drejtësisë duhet të ndërmarrin veprime të menjëhershme për rritjen e efikasitetit në ndjekjen penale.

Sipas njoftimit të Prokurorit të Shtetit, ndër prioritetet e paraqitura nga kryeprokurori Gashi janë zhvillimi i hetimeve financiare krahas hetimit dhe ndjekjes penale në rastet e korrupsionit të profilit të lartë, krimit të organizuar, shpëlarjes së parave dhe veprave të tjera të rënda penale.

Po ashtu, ai ka renditur si prioritete sigurinë e qytetarëve, luftimin e armëmbajtjes pa leje dhe narkotikëve, mbrojtjen e pronës së qytetarëve, sigurinë ekonomike dhe juridike të qytetarëve dhe subjekteve ekonomike, si dhe trajtimin e rasteve të dhunës në familje dhe mbrojtjen e viktimave.

Në fokus të mandatit të tij, Gashi ka përmendur edhe mbrojtjen e integritetit të hetimeve dhe të dhënave personale, ndjekjen penale dhe një politikë më rigoroze ndëshkimore ndaj personave që rrezikojnë sigurinë në trafikun publik.

Një tjetër prioritet i paraqitur ishte krijimi i një mekanizmi të ri mbikëqyrës në kuadër të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, me qëllim ngritjen e cilësisë së punës brenda institucionit, përmes analizimit të aktakuzave të kthyera nga gjykatat, aktgjykimeve liruese, dështimeve procedurale, vërejtjeve të gjykatave dhe praktikës gjyqësore.

Gashi ka bërë të ditur gjithashtu se synon krijimin e një mekanizmi të brendshëm institucional për mbrojtjen e prokurorëve në rastet kur ata, sipas tij, atakohen padrejtësisht gjatë ushtrimit të funksionit, si dhe forcimin e komunikimit të brendshëm institucional dhe respektimin e vijës hierarkike.

“Këto çështje janë nevojë e kohës dhe synojnë rritjen e efikasitetit në ndjekjen penale, fuqizimin e sundimit të ligjit dhe forcimin e besimit të publikut në institucionin e Prokurorit të Shtetit”, thuhet në njoftim.

Kryeprokurori i Shtetit u ka kërkuar kryeprokurorëve që brenda një afati të arsyeshëm kohor, secila prokurori e shkallës së parë t’i paraqesë Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit një plan fillestar për trajtimin e çështjeve të përcaktuara si prioritete.

Gjatë takimit janë diskutuar edhe çështje të tjera profesionale, ndërsa kryeprokurorët dhe përfaqësuesit e prokurorive kanë raportuar për gjendjen e përgjithshme në institucionet që udhëheqin, përfshirë lëndët e vjetra, efikasitetin në trajtimin e rasteve, lëndët me interes të lartë publik, sfidat kryesore dhe nivelin e zbatimit të Sistemit për Menaxhimin Informativ të Lëndëve (SMIL).

Në përmbyllje të takimit, Gashi ka garantuar mbështetje institucionale dhe bashkëpunim të ngushtë me kryeprokurorët dhe prokurorët e shtetit në nivel vendi, me synim luftimin e të gjitha formave të kriminalitetit dhe forcimin e sundimit të ligjit.

You Might Also Like

Rasti i Ibër-Lepencit, dëshmitari Hama: Viqentijeviqi u ndalua në Zubin Potok, ishte i veshur me uniformë

Ftesa e Haxhiut për përgatitjen e seancës konstituive, PDK dhe AAK i çojnë nënkryetarët

MMPHI dhe Ministria e Mbrojtjes nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim në mbrojtjen e mjedisit

Haxhiu fton liderët politikë në takim për përgatitjet e seancës konstituive të Kuvendit

Përplasjet brenda LDK-së para Kuvendit të Jashtëzakonshëm, Havolli dhe Gecaj shkëmbejnë kritika publike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article MMPHI dhe Ministria e Mbrojtjes nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim në mbrojtjen e mjedisit
Next Article Persona të panjohur shkarravisin tabelën e shoqatës “Srpski Vez” në Kumanovë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gjashtë muaj pa përgjigje, hetimet për ndotjen e ujit në Strugë ende vazhdojnë
Maqedoni
Ministria e Shëndetësisë vendos mbikëqyrje të shtuar në Gostivar, monitorim nga ethet dhe hepatiti
Maqedoni
Shkelje në tendera, GJKKO dënon gjashtë ish-zyrtarë të Bashkisë së Divjakës
Shqipëri
Levicа: Derisa VMRO‑DPMNE mburret me “investime historike”, Gostivari e zbardhi kolapsin e menaxhimit të tyre
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?