By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kryqi i Kuq: Deri tani janë grumbulluar 43.149.360 denarë për mbështetjen e të pësuarve nga zjarri në Koçan
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kryqi i Kuq: Deri tani janë grumbulluar 43.149.360 denarë për mbështetjen e të pësuarve nga zjarri në Koçan
Maqedoni

Kryqi i Kuq: Deri tani janë grumbulluar 43.149.360 denarë për mbështetjen e të pësuarve nga zjarri në Koçan

admin
Last updated: 21/03/2025 12:10
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 21 mars – Kryqi i Kuq i Maqedonisë së Veriut informon se deri tani janë grumbulluar 43.149.360 denarë për mbështetjen e të pësuarve nga zjarri në Koçan dhe familjeve të tyre.

“Ju bëjmë thirrje të gjithëve që të vazhdojmë të tregojmë humanizëm dhe solidaritet për të pësuarit nga zjarri në Koçan. Falënderojmë të gjithë ata që dhuruan dhe ju informojmë se jemi në fazën përgatitore për pagesën fillestare të mjeteve të grumbulluara për nevojat më urgjente të destinuara për të pësuarit nga zjarri në Koçan”, thuhet në kumtesë.

Kryqi i Kuq i Maqedonisë së Veriut bën të ditur se dje ishte pjesë e organizimit të funeraleve të personave që humbën jetën tragjikisht nga zjarri në Koçan. Gjithsej 165 vullnetarë u angazhuan si ekipe të ndihmës së parë dhe mbështetjes psikologjike, u vendosën pika kontrolli dhe u ofrua mbështetje logjistike në të gjitha lokacionet ku u kryen funeralet, si dhe u sigurua pajisje funerale dhe transport për viktimat.

“Jemi të vetëdijshëm për situatën dhe shprehim ngushëllime për dhimbjen dhe pikëllimin e familjeve të prekura dhe mbetemi të përkushtuar për të ofruar mbështetje për ata që kanë më shumë nevojë. Kryqi i Kuq i RMV-së është në kontakt me shoqatat partnere nga vendet ku janë të hospitalizuar të lënduarit nga zjarri  të cilëve u është ofruar mbështetje për familjet e të lënduarve. Mbështetje e veçantë është ofruar nga organizatat e Kryqit të Kuq të Serbisë, Bullgarisë, Sllovenisë dhe Greqisë”, thuhet në komunikatë.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ish-presidenti Hashim Thaçi arriti në Burojë për të bërë nderime te varri i babait të tij
Next Article Përkujtohet 27-vjetori i Epopesë së Dukagjinit me aktivitete përkujtimore dhe kulturore

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?