Shkup, 10 korrik – Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut do të shënojë sot 80-vjetorin e themelimit, ndërsa me rastin e jubileut të organizatës do të flasë edhe kryetari i Qeverisë, Hristian Mickoski.
Kryeministri do të pritet në mënyrë solemne nga sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq të RMV-së, Sait Saiti, dhe me vullnetarët, me të cilët do të zhvillojë takim dhe do të shikojë një pjesë të aktiviteteve të organizatës.
Në fokus të bisedës do të jetë roli i Kryqit të Kuq në avancimin e humanizmit dhe solidaritetit, si dhe aktivitetet aktuale të organizatës, ndërsa theks i veçantë, siç bëri të ditur Kryqi i Kuq i RMV-së, do të vihet mbi reagimin e fundit humanitar pas zjarrit që përfshiu Koçanin dhe rrethinën.
“Në shenjë falënderimi për mbështetjen dhe afirmimin e vlerave humane, sekretari i përgjithshëm Sait Saiti do t’i dorëzojë kryeministrit Mickoski një mirënjohje – medalje të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si simbol i falënderimit për përkushtimin e tij në mbështetjen e misionit humanitar të organizatës”, informon Kryqi i Kuq i RMV-së.
