By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shpallet thirrje për numrin 116 000 për qendër për thirrje përfëmijët e zhdukur
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Shpallet thirrje për numrin 116 000 për qendër për thirrje përfëmijët e zhdukur
Maqedoni

Shpallet thirrje për numrin 116 000 për qendër për thirrje përfëmijët e zhdukur

admin
Last updated: 10/07/2025 08:06
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 10 korrik – Agjencia për Komunikime Elektornike (AKE) ka shpallur thirrje për parashtrim të kërkesës për ndarje të numrit 116 000, i cili është i rezervuar për sigurimin e e shërbimit qendër për thirrje për fëmijë të zhdukur. Do të ndahet numri nga diapazoni numerik 116 i dedikuar për shërbime me rëndësi sociale të harmonizuara në nivel evropian.

Shërbimi që duhet të vendoset do të pranojë thirrje për denoncimin e fëmijëve të zhdukur dhe do t’i dërgojë në polici. Do të ofrojë ndihmë dhe mbështetje për personat që janë përgjegjës për fëmijën e zhdukur dhe do të ndihmojë në hetim. Dhënësi i shërbimeve duhet të garantojë se shërbimi është i kapshëm në çdo kohë (gjegjësisht 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, në nivel nacional).

Kërkesa për ndarjen e numrit në AKE është parashtruar nga Shoqata për aksion kundër dhunës dhe trafikimit të fëmijëve. Porta e hapur Shkup, ndërsa regullatori vepron konform me Udhëzimin për ndarjen dhe kushte për shfrytëzimin e Numrave nacionale për shërbime të harmonizuara në nivel evropian dhe për merita nga shoqëria dhe rëndësia nacionale në vend.

Është caktuar një afat prej 15 ditëve nga shpallja e Thirrjes publike për shprehjen e interesit të mundshëm publik për ndarje të numrit 116.000. Nëse në atë afat askush nuk shpreh interes shtesë për ndarje të numrit, AKE në afat prej 21 ditëve nga dita e pranimit të kërkesës së plotë do të marrë vendim.

Shërbim i harmonizuar nga rëndësia shoqërore është shërbim, që është me rëndësi thelbësore për banorët dhe vizitorët nga shtetet e huaja dhe përmbush nevoja specifike shoqërore, sidomos ata që i përkasin shëndetësisë dhe sigurisë së qytetarëve ose një grupi të caktuar qytetarësh ose u ndihmon qytetarëve në telashe.

Shërbime të tilla, në përputhje me rregulloren e harmonizuar në të gjithë Evropën, përveç qendrës së thirrjeve për fëmijët e zhdukur (“Hotline for missing children”), janë edhe qendra e thirrjeve për viktimat e krimit (“Viktimat e Krimit”), qendra e thirrjeve për ndihmë viktimave të dhunës ndaj grave (“Helpline for victims of violence against women”), qendra e thirrjeve për fëmijë (“Child Helpline”), qendra e thirrjeve për shërbime mjekësore (“Non-Emergency Medical Services”), qendra e thirrjeve për mbështetje emocionale (“Emotional support helpline”).

Në ueb faqen e MPB-së ka rreth 70 persona që rezultijnë të zhdukur, ndërsa janë publikuar rekomandime. Thuhet se npëse ndodnjë person zhduket, të kontaktohen të gjithë që mund ta dinë vendin e qëndrimit të personit të zhdukur, të bashëpunohet me policinë, të jepen të gjitha informacionet për miqtë dhe fmailjarët e personit të zhdukur, vendet që i viziton vazhdimisht, gjendja shëndetësore ose mënnra e sjelljes kohëve të fundit. Gjithashtu, për të ndarë mendimet karakteristike të personit të zhdukur, pikëpamjet e tyre mbi planet e ardhshme. “Mos ia fshihni informacionin policisë, jini të disponueshëm – Jepni një foto dhe lejoni policinë ta ndajë atë me publikun. Kontaktoni stacionin më të afërt të policisë, oficeri i pritjes së policisë ose inspektori i kërkimit do të marrë të gjithë informacionin e nevojshëm. Kujdesuni për njerëzit që kanë probleme shëndetësore dhe vuajnë nga sëmundje që i bëjnë ata të humbasin aftësinë e tyre për të mësuar, mos i lini të vetëm dhe të mbikëqyrur”, thuhet në rekomandime.

You Might Also Like

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?

Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve

Petrushevski: Servilizmi ndaj Sofjes po e fundos LSDM

Sindikatat kërkojnë kontrolle më të shtuara për punëtorët në ndërtimtari për shkak të temperaturave të larta

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja nga Struga, 4 të plagosur

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ambasadori i BE-së, Rokas për vizitë në Ohër
Next Article Kryqi i Kuq i RMV-së do të shënojë 80 – vjetorin e themelimit, në ngjarje do të flasë kryeministri Mickoski

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota
Puna ka ende gjini në Shqipëri, gratë mbajnë barrën e ekonomisë informale
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?