By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kujdes nga SMS mashtruese për gjoba të makinës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Kujdes nga SMS mashtruese për gjoba të makinës
Shqipëri

Kujdes nga SMS mashtruese për gjoba të makinës

V.E.
Last updated: 26/06/2026 18:20
By V.E. 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 26 qershor ZHurnal.mk – Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka paralajmëruar qytetarët të tregojnë kujdes ndaj një skeme mashtrimi që po qarkullon përmes mesazheve telefonike, të cilat paraqiten në mënyrë të rreme si njoftime nga Policia Rrugore për shkelje të pretenduara të qarkullimit dhe pagesa gjobash.

Sipas AKSK-së, mesazhet dërgohen nga numra të huaj dhe përmbajnë lidhje të dyshimta, afate të shkurtra për kryerjen e pagesës, kërcënime për masa administrative, si edhe oferta për ulje të vlerës së gjobës. Qëllimi i tyre është të krijojnë ndjenjën e urgjencës dhe të mashtrojnë qytetarët që të klikojnë në faqe të rreme ose të japin të dhëna personale e bankare.

Autoriteti u bën thirrje qytetarëve të mos klikojnë në lidhjet e dërguara, të mos u përgjigjen kërkesave për konfirmim apo dërgim të të dhënave personale dhe të verifikojnë çdo njoftim vetëm përmes kanaleve zyrtare të institucioneve.

Po ashtu, AKSK rekomandon që numri dërgues të bllokohet dhe mesazhi të raportohet si spam, për të shmangur raste të tjera mashtrimi.

Në rast se një qytetar ka plotësuar të dhënat bankare në një faqe të tillë mashtruese, autoriteti këshillon të kontaktohet menjëherë banka përkatëse, në mënyrë që të merren masat e nevojshme për mbrojtjen e llogarisë.

“Institucionet publike nuk kërkojnë pagesa, kode sigurie, fjalëkalime apo të dhëna bankare përmes lidhjeve të dërguara nga numra të panjohur”, rikujton AKSK, duke u bërë apel qytetarëve të mos veprojnë nën presion dhe të verifikojnë gjithmonë çdo njoftim përpara se të ndërmarrin ndonjë veprim.

You Might Also Like

Marta Kos: KE-ja së shpejti do të paraqesë propozime për t’u përgatitur për një BE më të madhe

Plas në mbledhjen e Ramës në Kuç, kryeministri përzë kryebashkiaken, i pari i Poliçanit braktis takimin

Regjistrohet vatër zjarri në fshatin Perlata e Sipërme në Mirditë, zjarrfikëset në vendngjarje

Zgjerimi i aksit Tiranë-Durrës, vijon ndërtimi i nyjes së Laknasit dhe mbikalimit të ri në Kashar

Bushi: Situata e zjarreve nën monitorim, po ndërhyhet me dy helikopterë në Abaze

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Krimea në gjendje të jashtëzakonshme pas goditjeve ukrainase me dronë, gadishulli përballet me ndërprerje energjie dhe krizë karburanti
Next Article Pa bashkëpunim juridik: Si ua dërgon Kosova ftesat e gjykatave të dyshuarve në Serbi?
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Jeta e vështirë e 71 vjeçares nga Kërçova që vrau burrin, e dënuar me 20 vite burg dhe e falur pas 17 vitesh
Maqedoni
Marta Kos: KE-ja së shpejti do të paraqesë propozime për t’u përgatitur për një BE më të madhe
Maqedoni Shqipëri
Situata me zjarret është përkeqësuar ndjeshëm
Maqedoni TOP LAJM
Eklipsi i plotë diellor mbërrin në Islandë, spektakël i rrallë në qiell
Kuriozitete

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?