By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kundër politikës ndaj Gazës, dorëhiqet zëdhënësja e Departamentit të Shtetit në gjuhën arabe
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Kundër politikës ndaj Gazës, dorëhiqet zëdhënësja e Departamentit të Shtetit në gjuhën arabe
Bota

Kundër politikës ndaj Gazës, dorëhiqet zëdhënësja e Departamentit të Shtetit në gjuhën arabe

admin
Last updated: 26/04/2024 12:44
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit në gjuhën arabe ka dhënë dorëheqjen, duke përmendur mospajtimin e saj me politikën e Uashingtonit në lidhje me luftën në Gazë. Kjo është dorëheqja e tretë në Departamentin e Shtetit në lidhje me luftën në Gazë.

Në faqen e Departamentit të Shtetit në internet shkruhet se Hala Rharrit ishte gjithashtu zëvendësdrejtoreshë e Qendrës Rajonale të Medias në Dubai dhe iu bashkua diplomacisë amerikane në vitin 2006.

“Kam dhënë dorëheqjen në prill 2024, pas një karriere 18-vjeçare, për të kundërshtuar politikën e Shteteve të Bashkuara ndaj Gazës”, shkroi ajo në rrjetin e mediave sociale LinkedIn.

I pyetur në lidhje me dorëheqjen, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha gjatë një konference shtypi se departamenti ka kanale të caktuara për punonjësit që të shprehin pikëpamjet e tyre kur nuk pajtohen me politikat e qeverisë. Pothuajse një muaj më parë, Annelle Sheline me zyrën e Departamentit të Shtetit për të drejtat e njeriut njoftoi dorëheqjen e saj. Zyrtari i Departamentit të Shtetit, Josh Paul, dha dorëheqjen në tetor. Një zyrtar i lartë në Departamentin e Arsimit, Tariq Habash, i cili është palestinezo-amerikan, dha dorëheqjen në janar.

Shtetet e Bashkuara janë përballur me kritika ndërkombëtare dhe nga grupe të drejtave të njeriut lidhur me mbështetjen ndaj Izraelit ndërsa ai vend vazhdon sulmin ushtarak në Gazë kundër grupit Hamas. Dhjetëra mijëra njerëz njoftohet se kanë humbur jetën nga luftimet që kanë shkaktuar një krizë humanitare.

Ka patur njoftime për mospajtime brenda administratës së Presidentit Joe Biden ndërsa rritet numri i viktimave në luftën në Gazë.

Në nëntor, më shumë se 1000 zyrtarë të Agjencinë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), pjesë e Departamentit të Shtetit, nënshkruan një letër të hapur me thirrjen për armëpushim të menjëhershëm.

Protesta kundër luftës në Gazë janë përhapur në të gjithë Shtetet e Bashkuara, aleati më i rëndësishëm i Izraelit. Grupi islamik palestinez Hamas sulmoi Izraelin më 7 tetor, duke vrarë 1200 njerëz, sipas të dhënave izraelite.

Izraeli ka vrarë mbi 34,000 njerëz në Gazën e qeverisur nga Hamasi, sipas ministrisë së shëndetësisë të Gazës. Lufta ka shkaktuar lëvizje masive të popullsisë, uri, dhe akuza për gjenocid ndaj Izraelit, të cilat ai vend i hedh poshtë./VOA

You Might Also Like

Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit

Përplasje mes katamarani dhe jahtit pranë Sholtës, tre të vdekur, një person ende i zhdukur

Izraeli sulmon Bejrutin në prag të një marrëveshjeje SHBA-Iran

“Dridhet” Meksika! Tërmeti i fortë me magnitudë 5.2

Trump: Marrëveshja me Iranin nënshkruhet sot, Teherani nuk konfirmon afatin kohor

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Aksident në rrugën Makedonski Brod-Prilep, humb jetën një 20 vjeçar
Next Article PAMJET/ Tedi Blushi tenton të futet me forcë në bashki, “kapërcen” mbi kokat e protestuesve, ndalohet nga policia

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu
Maqedoni TOP LAJM
Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?