By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kurti – bashkatdhetarëve: Vota juaj në zgjedhjet për Parlamentin e ri Evropian, të jetë përgjigja jonë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kurti – bashkatdhetarëve: Vota juaj në zgjedhjet për Parlamentin e ri Evropian, të jetë përgjigja jonë
Maqedoni

Kurti – bashkatdhetarëve: Vota juaj në zgjedhjet për Parlamentin e ri Evropian, të jetë përgjigja jonë

admin
Last updated: 05/06/2024 13:54
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Kreu i ekzekutivit, Albin Kurti, përmes një video-mesazhi u është drejtuar bashkatdhetarëve që jetojnë nëpër shtete anëtare të Bashkimit Evropian e që kanë të drejtë vote.

Këtë të diel, më 9 qershor, në 27 vende anëtare të Bashkimit Evropian do të mbahen zgjedhjet evropiane, e sipas kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të njëjtat mbase janë më të rëndësishmet që prej zgjedhjeve të para evropiane të vitit 1979.

Kreu i ekzekutivit u është drejtuar bashkatdhetarëve që jetojnë nëpër shtete anëtare të Bashkimit Evropian e që kanë të drejtë vote.

Në mesazhin e Kurtit theksohet vlera pse kësaj radhe zgjedhjet janë aq të rëndësishme dhe përcaktuese për të ardhmen e Evropës.

“Së pari ato ndodhin në rrethana ku një luftë e drejtpërdrejt po ngjanë mu në Evropë, në Ukrainë pas agresionit rus. Kjo luftë u nis prej një ideologjie fashiste nga Kremlini i Putinit… Së dyti i keni parasysh ndasitë që ekzistojnë brenda BE-së dhe përbrenda vendeve anëtare, përmes këtyre ndasive, Rusia duke u mbështetur gjithashtu në disa rryma politike ekstremiste ose liderë në pushtet të këtyre vendeve, ka ushtruar me vite një ndikim dëmtues. Qëllimi i Rusisë dhe aleatëve të saj evropianë jashtë dhe brenda Be-së është i qartë: dobësimi i BE-së, dobësimi i projektit të zgjerimit të BE-së dhe të NATO-s, ndërsa ndaj neve, veçanërisht në Kosovë synohet pengesa e çdo perspektive integruese. Kështu që së treti, Kosova si vend aplikoi për anëtarësim në BE dhe si vend që ka për qëllim strategjik kryesor integrimin në BE dhe në NATO, nuk mund të mos marrë pjesë e të mos kontribuojë në çfarëdo forme në ruajtjen e këtyre organizatave dhe vlerave demokratike që ndajmë me to”, ka thënë Kurti.

Sipas tij, vota e bashkatdhetarëve në zgjedhjet për Parlamentin e ri Evropian duhet të jetë kontributi kundër rreziqeve që e kërcënojnë kohezionin dhe unitetin e BE-së.

“Prandaj vota juaj në zgjedhjet për Parlamentin e ri Evropian të 9 qershorit duhet të jetë përgjigja jonë, kontributi ynë kundër rreziqeve që e kërcënojnë kohezionin dhe unitetin e BE-së”.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Haxhiu për bisedën Kusari-Radojiçiq: Përpjekje e tërheqjes se vëmendjes nga dështimi për rrëzimin e Qeverisë
Next Article Petrovska dorëzoi kandidaturën për kryetare të LSDM-së, situata në parti është specifike duke i marrë parasysh rrethanat politike

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?