By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi
Maqedoni

Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi

admin
Last updated: 24/11/2024 18:43
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka marr pjesë në ceremoninë lamtumirëse të ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti për ish-ushtarin tha se do ta kujtojmë si një ndër kontribuesit më të rëndësishëm në qëndresën e shqiptarëve në veri të Republikës, përcjell Arbresh.info.

Postimi i plotë:

Pas dy muajve do të bëhej 60 vjeç. Katër vjet e gjysmë ishte i burgosur në Zajeçar të Serbisë në vitet e ‘80-ta. Në fshatin e tij të lindjes në Bistricë të Leposaviqit të cilin nuk e braktisi asnjëherë, bashkë me babain dhe vëllaun e tij, në vitin 1992, policia serbe i rrahu për vdekje, ndërsa gjatë luftës çlirimtare u inkuadrua në Zonën Operative të Shalës në UÇK. Vëllau tjetër Bashkimi dhe motra e tij dëshmore Fatimja, u mobilizuan në Likoc në Zonën Operative të Drenicës.

Sot pasdite në varrezat e Bistricës ia dhamë lamtumirën e fundit Behgjet Hetemit të cilin na e mori sëmundja e kancerit në mushkëri. Ishim bashkë me vëllaun e tij, Kryetarin e Komunës, Lulzim Hetemin, ministrin Faton Peci, deputetët Armend Muja, Arjeta Fejza e Salih Zyba dhe shumë kolegë e aktivistë, bashkëluftëtarë e bashkëfshatarë. Fjalimin te varri e mbajti vajza e tij, Kosovarja, ushtare e FSK-së.

Jemi të pikëlluar që na la por me fat që e njohëm, e krenar me veprat dhe jetën e tij.
Behgjet Hetemin do ta kujtojmë si një ndër kontribuesit më të rëndësishëm në qëndresën e shqiptarëve në veri të Republikës. Prej vitesh ishte kontakt shumë i çmuar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! e nga viti 2021 një mbështetës i politikave të Qeverisë në kthimin dhe rindërtimin e shtëpive të shqiptarëve në komunat veriore, e veçanërisht në Bistricë.

You Might Also Like

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune

Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë

Zajkova: Në vend që të mburret me karburantin e lirë, Qeveria t’i subvencionojë qytetarët

Siljanovska-Davkova do të marrë pjesë në Samitin e 22-të Evropian në Salzburg

“Më ka ndaluar shërbimi sekret”, ish-deputeti i PD flet pasi iu refuzua hyrja: Më nxorën një fletë, kërkuan që…

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Edi Rama pritet me entuziazëm në Londër nga diaspora shqiptare
Next Article Bajrami, Muratit: Unë nuk zmbrapsem asnjëherë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?