Shkup, 29 qershor, Zhurnal.mk – Kuvendi sot do të mbajë tre seanca, të 109‑tën, të 105‑tën dhe të 104‑tën, në kuadër të të cilave do të shqyrtohen disa projektligje, raporte dhe projekt‑vendime.
Deputetët në seancën e 109‑të do ta shqyrtojnë Projekt‑vendimin për ndryshimin e Vendimit për miratimin e vazhdimit të afatit të ekzistimit të gjendjes së krizës në një pjesë të territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Projektligjin e plotësuar për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese në lexim të dytë, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për testimin dhe vulosjen, përkatësisht shënjimin e armëve të zjarrit dhe municionit, me procedurë të shkurtuar, si dhe Projektligjin për ndërmarrjet publike dhe shoqëritë tregtare në pronësi ose me pjesëmarrje të Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjithashtu me procedurë të shkurtuar.

