Shkup, 29 qershor, Zhurnal.mk – Për shkak të një aksidenti trafiku, që nga ora 06:06 e mëngjesit është ndërprerë qarkullimi në autostradën Kumanovë – Veles, tek qarkorja “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit”, më saktë në daljen nga Shkupi drejt aeroportit.
Nga NP Rrugët e Maqedonisë informojnë se trafiku është ridrejtuar përmes qarkores Rafineria.

