By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Laboratori i anatomisë patologjike në QSUNT, mbi 24 mijë pacientë që marrin shërbim
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Laboratori i anatomisë patologjike në QSUNT, mbi 24 mijë pacientë që marrin shërbim
Shqipëri

Laboratori i anatomisë patologjike në QSUNT, mbi 24 mijë pacientë që marrin shërbim

admin
Last updated: 13/11/2026 09:23
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 13 nëntor, argument.mk/ – Laboratori i Anatomisë Patologjike ka rritur kapacitetet diagnostikuese, duke ofruar aktualisht shërbim për rreth 24 mijë pacientë nga e gjithë Shqipëria, përmes teknologjisë së avancuar dhe përdorimit të metodave bashkëkohore në diagnostikimin patologjik.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, ndau sot pamje nga puna në këtë laborator, duke vënë në dukje rolin e teknologjisë dhe ekspertizës së profesionistëve në realizimin e diagnozave të sakta.

“Pas çdo diagnoze të saktë qëndron një punë e përditshme që kërkon dije, përkushtim dhe përgjegjësi. Teknologjia e avancuar i jep mundësi të reja diagnostikimit, ndërsa ekspertiza e profesionistëve i kthen ato në rezultate konkrete për pacientët”, tha Spahiu.

Sipas një mjekeje në këtë laborator, numri i rasteve të trajtuara nga laboratori ka ardhur në rritje progresive, nga rreth 6 mijë në vitin 2016, në 11 mijë në vitin 2018, deri në rreth 24 mijë pacientë aktualisht.

“Një zhvillim i rëndësishëm është shënuar edhe në përdorimin e biomarkerave, të cilët ndihmojnë në përcaktimin më të saktë të diagnozës dhe orientimin e trajtimit. Nga pesë biomarkera të përdorur në vitin 2016, laboratori ka arritur në 70 në vitin 2022 dhe aktualisht përdor mbi 150 biomarkera”, shprehet një tjetër mjeke laborante.

Në laborator zbatohen metoda të avancuara si imunohistokimia dhe biologjia molekulare, në bashkëpunim me onkologët, kirurgët dhe biologët, me synim vendosjen e diagnozave të personalizuara dhe orientimin drejt trajtimeve më të përshtatshme për pacientët.

“Përditësimi i vazhdueshëm i protokolleve të punës dhe përafrimi me standardet e praktikat më të fundit të Bashkimit Evropian janë pjesë e përpjekjeve për rritjen e cilësisë së diagnostikimit”, u shpreh një tjetër mjeke.

You Might Also Like

82-vjetori i çlirimit të Rrogozhinës, Balla: Shqipëria ndodhet përpara momentit të anëtarësimit në BE

Bode pret ambasadorin britanik, në fokus modernizimi i burgjeve dhe transferimi i të dënuarve shqiptarë

Balla: 7 mijë familje, mbështetje financiare për strehim social

Lista e zgjedhësve për lokalet e 9 majit publikohet më 30 nëntor

Problemet me qasje në Microsoft, AKSK u bën thirrje përdoruesve të tregojnë kujdes të shtuar

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Harry Kane shkruan historinë me Anglinë, katapultohet si legjendë
Next Article Microsoft: Ndërprerja globale e Outlook-ut enda pa shenja të aktivitetit dashakeq apo sulmit kibernetik
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kallas: Armëpushimi në Ukrainë të paraprijë negociatat me Rusinë
Bota
Zyrtare: Mauricio Pochettino, trajner i ri i Manchester Unitedit
Sport
Reshitaj kritikon gjendjen në shëndetësi: Mbi 12 mijë pacientë në lista të pritjes në 16 klinika të QKUK-së
Kosovë
Kadrijaj: Shëndetësia të jetë prioritet i Qeverisë, qytetarët po përballen me mungesë barnash dhe kosto të larta
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?