By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Latifi prezantoi para ambasadores amerikane progresin e ndërlidhjes energjetike me Shqipërinë, projekt i pritur me dekada
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Latifi prezantoi para ambasadores amerikane progresin e ndërlidhjes energjetike me Shqipërinë, projekt i pritur me dekada
Maqedoni

Latifi prezantoi para ambasadores amerikane progresin e ndërlidhjes energjetike me Shqipërinë, projekt i pritur me dekada

admin
Last updated: 21/08/2026 12:14
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 21 gusht, Zhurnal.mk – Drejtori i MEPSO-së, Burim Latifi, ka njoftuar që sot i ka prezantuar ambasadores amerikane një projekt i pritur me dekada, lidhjen e energjetike me Shqipërinë. Sipas Latifit, ndërlidhja me Shqipërinë përmes linjës së transmetimit 400 kV Manastir–Elbasan nuk është vetëm një projekt infrastrukturor. Është një hap i rëndësishëm drejt rritjes së sigurisë energjetike, zgjerimit të shkëmbimit ndërkufitar dhe forcimit të integrimit rajonal, transmeton Zhurnal.

“Me kënaqësi të veçantë prita sot, në trafostacionin e Ohrit, të ngarkuarën me detyrën e ambasadores së SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, Nicole Warns. Me këtë rast, Shkëlqesisë së Saj i prezantova progresin e projektit për ndërlidhjen energjetike të Maqedonisë së Veriut me Shqipërinë, një projekt që e kemi pritur për dekada. Ndërlidhja me Shqipërinë përmes linjës së transmetimit 400 kV Manastir–Elbasan nuk është vetëm një projekt infrastrukturor. Është një hap i rëndësishëm drejt rritjes së sigurisë energjetike, zgjerimit të shkëmbimit ndërkufitar dhe forcimit të integrimit rajonal”, ka shkruar drejtori, Burim Latifi.

Ai tutje thekson se trafostacioni i Ohrit po hyn në fazën përfundimtare, ndërsa ndërtimi i linjës së transmetimit po ecën me një dinamikë të mirë dhe me përparim të dukshëm në terren.

“Trafostacioni i Ohrit po hyn në fazën përfundimtare, ndërsa ndërtimi i linjës së transmetimit po ecën me një dinamikë të mirë dhe me përparim të dukshëm në terren. Angazhimi ynë vazhdon edhe më tej, me planet për një ndërlidhje edhe më të fuqishme me Kosovën dhe Bullgarinë, si dhe për përmirësimin e ndërlidhjes me Greqinë. Sa më shumë të jemi të ndërlidhur, aq më të sigurt jemi. Sa më shumë të jemi të integruar në nivel rajonal, aq më të qëndrueshëm dhe më rezistentë jemi”, ka shtuar tutje Latifi.

Dhe në fund falënderon mbështetjen amerikane për ndërtim dhe zhvillim.

“Falënderojmë Ambasadën e SHBA-së për partneritetin dhe mbështetjen në ndërtimin e një rajoni më të fortë, më të sigurt dhe të ndërlidhur energjetikisht”, ka përfunduar Latifi.

You Might Also Like

Moti i prishi sezonin, prodhimi i mjaltit ra ndjeshëm

Muhamet Hoxha prezanton në Kuvend ndryshimet në Ligjin për Mjedisin Jetësor, synohet harmonizimi me BE-në

Në Muzeun e Maqedonisë hapet ekspozita “Tekstilet e jashtëzakonshme të Meksikës” Maliqi: Kultura po forcon lidhjet mes dy popujve

Mexhiti: Çdo ditë në terren, nevojat e qytetarëve po i kthejmë në projekte konkrete

Nikolloski: Në Strumicë po realizohen projekte në vlerë prej mbi shtatë milionë eurove

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article RMV me përparim të madh në sigurinë kibernetike: Nga vendi i 59‑të në të 30‑tin
Next Article Japonia proteston ndaj Rusisë për testimin e raketave pranë ishujve të diskutueshëm
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

“Turpi i përket atyre që filmuan”/ Videot intime në rrjetet sociale, reagon këngëtarja Eli Fara: Po përjetoj një dhimbje që nuk ia uroj asnjë gruaje
Showbizz
Moti i prishi sezonin, prodhimi i mjaltit ra ndjeshëm
Maqedoni
Muhamet Hoxha prezanton në Kuvend ndryshimet në Ligjin për Mjedisin Jetësor, synohet harmonizimi me BE-në
Maqedoni
Në Muzeun e Maqedonisë hapet ekspozita “Tekstilet e jashtëzakonshme të Meksikës” Maliqi: Kultura po forcon lidhjet mes dy popujve
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?