By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Lazim Destani uron zgjedhjen e Presidentes së re të Kosovës: Një kapitull i ri për stabilitetin dhe zhvillimin e vendit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Lazim Destani uron zgjedhjen e Presidentes së re të Kosovës: Një kapitull i ri për stabilitetin dhe zhvillimin e vendit
Maqedoni

Lazim Destani uron zgjedhjen e Presidentes së re të Kosovës: Një kapitull i ri për stabilitetin dhe zhvillimin e vendit

admin
Last updated: 07/10/2026 20:14
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 7 tetor argument.mk/ – Filantropi dhe biznesmeni i njohur Lazim Destani ka përgëzuar popullin e Kosovës dhe institucionet e vendit për zgjedhjen e Akademikes Justina Shiroka-Pula në postin e Presidentes së Republikës së Kosovës. Përmes një mesazhi publik, ai vlerësoi lart pjekurinë politike të treguar nga liderët shtetërorë dhe nërmarrjen e hapave që garantojnë stabilitet institucional, si parakusht kyç për zhvillimin ekonomik, tërheqjen e investimeve dhe prosperitetin e përgjithshëm të shoqërisë.

Porosia e plotë e Lazim Destanit:

“Urime popull i Kosovës,

Urime Akademike e nderuar, Justina Shiroka-Pula,

Zgjedhja e Akademikes Justina Shiroka-Pula si Presidente e Republikës dhe përmbyllja e suksesshme e procesit të konsolidimit të institucioneve shtetërore përbëjnë lajmin e gëzueshëm e të jashtëzakonshëm. Ky moment shënon triumfin e pjekurisë politike, stabilitetit dhe vizionit të përbashkët për të ardhmen.

I kam ndjekur hap pas hapi sfidat e këtij rrugëtimi, ndaj sot, krerët e vendit dhe liderët politikë, i përgëzoj përzemërsisht për urtësinë, frymën e kompromisit dhe përgjegjësinë e lartë shtetërore që treguan në këto momente vendimtare. Ata dëshmuan se kur interesat e atdheut dhe të qytetarëve vihen në plan të parë, nuk ka ngërç që nuk gjen zgjidhje.

Nga perspektiva e komunitetit të biznesit dhe angazhimit njerëzor, ky stabilitet institucional është pikërisht themeli që i duhet Kosovës. Ai hap rrugë të sigurta për zhvillim ekonomik, për investime të qëndrueshme, fuqizim të kapitalit njerëzor dhe për projekte të mëdha në shërbim të mirëqenies shoqërore. Një shtet me institucione të plota dhe funksionale është shtet që frymëzon besim te partnerët ndërkombëtarë dhe te vetë rinia e tij e mrekullueshme.

Uroj që ky kapitull i ri të jetë fillimi i një epoke me suksese të pandalshme, bashkëpunim të ngushtë dhe prosperitet të gjithanshëm.

Ju priftë e mbara!”

You Might Also Like

Universiteti i Tetovës angazhohet për arsim më gjithëpërfshirës dhe mundësi të barabarta për çdo fëmijë

Qeveria miratoi Rebalancin e ri të buxhetit për vitin 2026

Takim Gashi – Aktash

Maqedonia nuk mund të arrijë pagat evropiane me një sistem që mbështetet te fuqia punëtore e lirë

Kazani me ajvar në ambiente të hapura mund të dënohen me deri në 1.000 euro

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Universiteti i Tetovës angazhohet për arsim më gjithëpërfshirës dhe mundësi të barabarta për çdo fëmijë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Universiteti i Tetovës angazhohet për arsim më gjithëpërfshirës dhe mundësi të barabarta për çdo fëmijë
Maqedoni
Qeveria miratoi Rebalancin e ri të buxhetit për vitin 2026
Maqedoni TOP LAJM
Takim Gashi – Aktash
Maqedoni
Bordi qeveritar e propozoi festimin e 35-vjetorit të pavarësisë, këto janë emrat
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?