By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Lëkundjet sizmike zbrazin Santorinin, shqiptari live nga ishulli: Banorët po ikin të frikësuar, çfarë thonë ekspertët
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Lëkundjet sizmike zbrazin Santorinin, shqiptari live nga ishulli: Banorët po ikin të frikësuar, çfarë thonë ekspertët
Shqipëri

Lëkundjet sizmike zbrazin Santorinin, shqiptari live nga ishulli: Banorët po ikin të frikësuar, çfarë thonë ekspertët

admin
Last updated: 04/02/2025 22:24
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ishulli grek, Santorini është përballur me disa tërmete të njëpasnjëshme, ditëve të fundit.

Në 48 orët e fundit pranë ishullit janë regjistruar më shumë se 300 tërmete, dhe disa ekspertë paralajmërojnë se lëkundjet mund të vazhdojnë për javë të tëra. Ndërkohë, mijëra banorë janë larguar nga ishulli.

Eduard Gjopalaj, banor në Santorini tha në studion e “Vizioni i Pasdites” se sipas ekspertëve pritet një tërmet shumë i fuqishëm, i shkallës 6 Rihter.

Ai gjithashtu shtoi se shtëpitë në Santorini janë të ndërtuara në mënyrë që ti rezistojnë tërmeteve.

Banori në ishullin grek tha se nuk duhet të ketë panik, por duhet të ndiqen këshillat e ekspertëve.

Gjopalaj: Janë rreth 500 tërmete që kanë ndodhur, 100 janë mbi 4-ballë. Para dy orësh kishim edhe një 5-ballë. Çdo moment ka një tërmet, edhe para dy minutash ra një. Unë kam vendosur të rri akoma. Këtu ndërtesat janë 2 katëshe dhe rezistojnë tërmeteve, ndërsa ndërtesat e vjetra janë më të rrezikuara. Ka të bëjë edhe zona, këtu ku banoj unë është më ndryshe. Kam 30 vite që jetoj këtu, jemi mësuar me tërmetet. Kjo situatë që po ndodh tani, edhe për ekspertët, është serioze. Çdo 15-20 minuta bie një tërmet. Fëmijët i kam larguar nga ishulli, unë vetë nuk lëviz, vetëm nëse na kërkohet. Por, po të jesh i kujdesshëm, nuk ka frikë, ndërtesat janë të ndërtuara mirë. Frika është tek vullkani, ende nuk ka asnjë shenjë se do të jetë aktiv. Pjesa më e madhe e familjarëve të mi kanë ikur. Puna është pezulluar këtu. Na është sugjeruar të jemi të qetë dhe të ndjekim këshillat e ekspertëve. Për momentin çdo gjë është nën kontroll. Ekspertët presin një tërmet kryesor që të zhduk fenomenin. Sa më shumë të vazhdojmë kështu, aq më i madh do të jetë tërmeti kryesor. Tërmeti, siç thonë ekspertët, mund të jetë i shkallës 6 Rihter.

You Might Also Like

Aksident përballë Ministrisë së Jashtme në Tiranë

Protestuesit mblidhen te Kuvendi, vezë me emrat e deputetëve dhe bllokim rrugësh

Shqipëria kryeson Ballkanin Perëndimor në Indeksin e Performancës Mjedisore 2026

Kryeministri Edi Rama: Dyfishohet mbështetja ekonomike për këtë kategori qytetarësh

Berisha: Mazhoranca mbylli reformën territoriale, vazhdon shpopullimi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Behgjet Pacolli: Familja është e shenjtë dhe duhet mbrojtur
Next Article Vota e diasporës, Topalli: Në SHBA dhe Kanada, një numër shumë i lartë shqiptarësh janë pa dokumente

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?