By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Lëvizja e Studentëve Shqiptarë ridorëzon kërkesën: Provimet shtetërore të zhvillohen edhe në gjuhën shqipe
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Lëvizja e Studentëve Shqiptarë ridorëzon kërkesën: Provimet shtetërore të zhvillohen edhe në gjuhën shqipe
Maqedoni

Lëvizja e Studentëve Shqiptarë ridorëzon kërkesën: Provimet shtetërore të zhvillohen edhe në gjuhën shqipe

admin
Last updated: 07/08/2026 10:54
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 7 gusht, Zhurnal.mk – Përfaqësuesi i Lëvizjes së Studentëve Shqiptarë, Mevlan Ademi, ka bërë të ditur se, pas më shumë se dy vitesh, është ridorëzuar zyrtarisht kërkesa për mundësimin e zhvillimit të provimeve shtetërore edhe në gjuhën shqipe, shkruan gazeta KOHA.

Sipas Ademit, kërkesa është dorëzuar së bashku me kryetarin e Parlamentit Studentor të Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), Besjan Rexhepi, dhe kësaj radhe përfshin jo vetëm Provimin e Jurisprudencës, por edhe provimet për noter, përmbarues dhe të gjitha provimet shtetërore që, siç theksohet, vazhdojnë të organizohen vetëm në gjuhën maqedonase, në kundërshtim me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve.

Ademi vlerëson se studentët shqiptarë nuk duhet të përballen me diskriminim dhe se duhet të kenë mundësi të barabarta për t’u arsimuar, për t’u certifikuar dhe për të ushtruar profesionin e tyre në vendin e tyre. Ai u bën thirrje institucioneve kompetente që të zbatojnë ligjin, të respektojnë të drejtat gjuhësore dhe të veprojnë në shërbim të qytetarëve, duke theksuar se gjuha shqipe është një e drejtë e garantuar me ligj dhe jo privilegj.

Lëvizja e Studentëve Shqiptarë prej më shumë se dy vitesh kërkon që të gjitha provimet shtetërore të jenë të qasshme edhe në gjuhën shqipe, duke e konsideruar këtë një çështje të barazisë, mosdiskriminimit dhe respektimit të rendit juridik në Maqedoninë e Veriut.

You Might Also Like

Editorial / Po mbytemi nga mbeturinat, qytetarët pa turp hedhin ku të munden!

Izet Mexhiti: Në Çair po ndërtohet boulevard, premtuam punë po I realizojmë!

VLEN prezanton faqen e re zyrtare dhe programin e qeverisjes 2030

Ministri çek: Bllokimi i Maqedonisë së Veriut dëmton edhe interesat e BE-së

Vetëm një shqiptare në mesin e fituesve të “Unazës së Inxhinierit” në RMV

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article BDI akuzon qeverinë se po e kthen Korridorin 10D në projekt elektoral, duke lënë pas dore Korridorin 8
Next Article Arsim Idrizi në kulmin e verës po bën gjum dimëror, është rrethuar me tabela pa shqipen nga fshati i tij e kudo, “çele gojën guri”
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Editorial / Po mbytemi nga mbeturinat, qytetarët pa turp hedhin ku të munden!
Editorial Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM
Izet Mexhiti: Në Çair po ndërtohet boulevard, premtuam punë po I realizojmë!
Maqedoni
VLEN prezanton faqen e re zyrtare dhe programin e qeverisjes 2030
Maqedoni TOP LAJM
Ministri çek: Bllokimi i Maqedonisë së Veriut dëmton edhe interesat e BE-së
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?