By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Lëvizja për Bashkim” mbyll aktivitetet e saj politike, vjen me një letër lamtumirëse
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > “Lëvizja për Bashkim” mbyll aktivitetet e saj politike, vjen me një letër lamtumirëse
Maqedoni

“Lëvizja për Bashkim” mbyll aktivitetet e saj politike, vjen me një letër lamtumirëse

admin
Last updated: 11/07/2025 15:43
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ditën e enjte ka miratuar kërkesën për çregjistrimin e partisë politike “Lëvizja për Bashkim”.

Lëvizja për Bashkim përmes një letre thotë se nga sot pushon aktivitetin e saj, por që kjo nuk po ndodh se kanë humbur peshë vlerat që ajo përfaqësonte apo se është zbehur besimi në to, por sepse ato ishin të rënda për supet e saj, transmeton Telegrafi.

“Ka çaste kur një lëvizje nuk shuhet sepse nuk beson mjaftueshëm, por sepse bota mund të mos jetë gati ta dëgjojë. Pra sot, me dhembje dhe ndërgjegje, pranojmë se nuk ia dolëm t’i përmbushim objektivat të cilat i vendosëm kur u themeluam”, thuhet në letrën e tyre.

Më poshtë gjeni letrën e plotë:

Të dashur qytetarë,

Në udhëtimet e vështira, kur zërat zbehen dhe fuqia pakësohet, qëndron vetëm një busull e vërtetë udhëheqëse: ndërgjegjja.

E nisëm këtë rrugëtim me qëllime të pastra për çlirim, për bashkim, për drejtësi e për barazi. Atëherë kur dhuna e terrori pushtues po na çonte drejt zhbërjes si komb, ne pushtuesit iu përgjigjëm me armë. Dhe suksesi nuk mungoi, megjithëse nuk ishte i plotë për shkak të mpleksjes së shumë rrethanave të brendshme dhe ndërkombëtare.

Edhe pas arritjes së lirisë, angazhimin politik e kemi konsideruar një rrugë të vështirë, por të duhur drejt një të ardhmeje më të drejtë, më të dinjitetshme dhe më të bashkuar për shqiptarët kudo që janë. Në kohë komoditeti të rremë dhe konformizmi politik, ne qëndruam të palëkundur pranë parimeve tona, madje edhe kur kjo na kushtoi shumë. Ishim të vetëdijshëm se nuk kemi zgjedhur rrugën e lehtë, por atë të drejtën.

Në çdo hap që bëmë u përpoqëm ta mbjellim farën e së vërtetës, por idealet, sado të larta, përballen me kufijtë e pashmangshëm të realitetit politik.

Ishim dhe mbetemi të bindur se zgjidhja e vetme reale e problemit shqiptaro-serb është reciprociteti i plotë në të drejta, deri në ripërcaktimin e kufijve, bazuar në të drejtën e kombeve për vetëvendosje. Dhe kjo nuk ishte thjesht një pikëpamje, por një platformë e ndërtuar me maturi, vizion dhe guxim. Fatkeqësisht e shpërfillur, e stigmatizuar, madje e keqinterpretuar nga shumica – por kurrë e lëkundur nga e vërteta që përfaqëson. Prandaj, ajo që na ka veçuar në rrugëtimin tonë nuk ishte numri i votave të mbledhura, por pesha e konceptit politik që përfaqësonim dhe përpjekja për mobilizimin e qytetarëve për të mirën e përgjithshme.

Kudo dhe kurdo, në institucione apo jashtë tyre, në nivel qendror apo lokal, me dinjitet e përgjegjësi të lartë qytetare dhe kombëtare i shërbyem interesit publik. Ndërgjegjja ishte busulla jonë e vetme udhëheqëse.

Të dashur qytetar, Lëvizja për Bashkim nga sot pushon aktivitetin e saj. Kjo nuk po ndodh se kanë humbur peshë vlerat që ajo përfaqësonte apo se është zbehur besimi në to, por sepse ato ishin të rënda për supet e saj. Ka çaste kur një lëvizje nuk shuhet sepse nuk beson mjaftueshëm, por sepse bota mund të mos jetë gati ta dëgjojë. Pra sot, me dhembje dhe ndërgjegje, pranojmë se nuk ia dolëm t’i përmbushim objektivat të cilat i vendosëm kur u themeluam.

Dhe në vend të zvarritjes së një ekzistence formale, sa për të ngritur kokë në kohë zgjedhjesh, kemi vendosur të bëjmë atë që pak e bëjnë në politikë: të largohemi me dinjitet. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se sot po shuhet një ide.

Edhe pas kësaj dite, vizioni ynë do të mbetet i vetmi që siguron forcimin e sovranitetit të Kosovës dhe hapjen e perspektivës për zhvillim të gjithëmbarshëm, deri në ditën e madhe të bashkimit të shqiptarëve. Kjo platformë është edhe testamenti ynë politik – një udhërrëfyes për ata që mbeten në politikë e që e duan zgjidhjen e vërtetë.

Një thirrje që do të vazhdojë të jetojë përtej emrit tonë.

Në fund, nuk mund të mos e shprehim mirënjohjen tonë të thellë për të gjithë qytetarët që na besuan, që na mbështetën dhe qëndruan me ne, edhe në ditët më të vështira. Ata mund të kenë qenë të paktë në numër, por kanë qenë të mëdhenj në shpirt. Interesi i vetëm i tyre dhe yni ka qenë e mira e përgjithshme.

Falënderojmë gjithashtu mediet që, ndonëse jo gjithmonë në pajtim me qëndrimet tona, na dhanë hapësirën e mjaftueshme t’i shprehim ato. Pa këtë mbështetje, zëri ynë do të ishte shumë më i dobët. Respekt i pakufishëm për të gjithë ata me të cilët ecëm bashkë, anëtarët dhe mbështetësit që kontribuuan pa kursim për realizimin e misionit tonë fisnik. Falënderojmë edhe familjet tona që qëndruan me ne në momentet më të vështira dhe i besuan vizionit tonë deri në fund.

Mbetemi të mërzitur që nuk kemi arritur të bëjmë më shumë, por shumë krenarë për të gjitha që i kemi bërë. Faleminderit që ishit pjesë e kësaj ëndrre me shumë sakrifica!

Pastë veç ditë të bardha për kombin tonë”.

You Might Also Like

VLEN: Faqa ‘vlen.mk’ nuk ka lidhje me koalicionin VLEN, faqja zyrtare e VLEN-it është – VLEN.EU

Sali: Me Ejup Abazi diskutuam investimet për Studeniçan

Ish-kryetari i komunës së Çashkës nën hetim për keqpërdorim detyre

Regjim i posaçëm i trafikut nesër në Shkup

Zëvendësdrejtori i Agjencisë së Mërgatës, Jusufi: Fillon Programi online i mësimit të gjuhës shqipe për fëmijët që jetojnë në mërgatë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Armata pas vrasjes në Batincë: Shprehim ngushëllime për familjen, i ndjeri nuk ishte në detyrë gjatë ngjarjes
Next Article Afrim Gashi në Potoçari përkujton viktimat e gjenocidit në Srebrenicë: Srebrenica është amanet për njerëzimin

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

VLEN: Faqa ‘vlen.mk’ nuk ka lidhje me koalicionin VLEN, faqja zyrtare e VLEN-it është – VLEN.EU
Maqedoni TOP LAJM
Ministria e Shëndetësisë mohon shpërthimin e fruthit në kopshtet e Tiranës
Shqipëri
Spahia: Fundi i ‘ekspozitës’ diplomatike. Mynihu i mbyll dyert ‘Liderit Global’!
Shqipëri
Engjëll Agaçi dorëhiqet nga posti i Sekretarit të Këshillit të Ministrave për arsye shëndetësore, ja kush do e zëvendësojë
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?