By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Lidhja Europiane për Ndryshim: Si kandidon për president PACIENTI i Gruevskit?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Lidhja Europiane për Ndryshim: Si kandidon për president PACIENTI i Gruevskit?
Maqedoni

Lidhja Europiane për Ndryshim: Si kandidon për president PACIENTI i Gruevskit?

admin
Last updated: 09/02/2024 12:47
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 9 shkurt – Tashmë kur është bërë publike se kandidati i BDI-së për president do të jetë Bujar Osmani, dëshirojmë t’ia kujtojmë opinionit se kush është në të vërtetë ky kandidat dhe sa meriton ai të jetë kandidat e le më president i zgjedhur i Maqedonisë së Veriut.

Dikush edhe mund ta ketë harruar, por ata që i ndjekin zhvillimet te ne, e mbajnë mend mirë Bujar Osmanin si ministër të Shëndetësisë të qeverisë së Gruevskit gjatë viteve 2008-2011. Dhe, suksesi i vetëm i tij në ato vite ka qenë “ministri më i korruptuar shqiptar kurdoherë”. Ai është funksionari i vetëm shqiptar që është hetuar nga Prokuroria Speciale Publike për lëndën “PACIENTI”, e cila kur iu desh LSDM-së më 2017, u hesht. Megjithëse gozhdët janë hequr, gjurmët kanë mbetur.

Prandaj ne sot jemi këtu që ta pyesim Bujar Osmanin se çfarë është bërë me lëndën “PACIENTI” dhe ku kanë përfunduar paratë e asaj lënde? Përveç kësaj, derisa ai pretendon të kandidojë për president, ia ka borxh opinionit të përgjigjet edhe në pyetjen “A është e vërtetë se respiratorët gjatë periudhës së pandemisë COVID-19 janë blerë përmes një kompanie ruse dhe cila është lidhja e tij me këtë kompani?”, si dhe në pyetjen “Cila është lidhja e tij me kompaninë që ka importuar maska në kohën e pandemisë COVID-19 dhe a ka kërkuar ai nga të gjitha institucionet që t’i përdorin ato maska?”. Një kandidat për president dhe një ministër që fjalën më të shpeshtë në retorikën e tij patetike e ka fjalën “eurointegrim”, duhet të përgjigjet në këto pyetje nëse dëshiron ta përfitojë besimin e qytetarëve.

Derisa Bujar Osmani të përgjigjet në këto pyetje, më shumë për opinionin sesa për ne, ngase ne i dimë saktë ato përgjigje, dëshirojmë ta njoftojmë publikun se edhe në ditët në vijim do të kemi disa paraqitje me të cilat Pacienti i Gruevskit, Bujar Osmani, do të bëhet edhe më i njohur për qytetarët e vendit tonë.

Lidhja Europiane për Ndryshim

You Might Also Like

Ministria e Mjedisit instaloi gardhe elektrike për të mbrojtur blegtorët dhe bletarët në Malin e Sharrit

Prokurorja: Të akuzuarit për vrasjet e Vanjës dhe Pançes ishin llogaritës dhe të vetëdijshëm kur i kryen krimet

Ministri Ljutkov i vizitoi institucionet nacionale kulturore në Manastir

Mucunski për vizitë në Kazakistan: Në fokus bashkëpunimi ekonomik dhe politik

Azizi: Të rinjtë në fokus të Planit Operativ të Punësimit për vitin 2025

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Protesta dhe greva paralajmëroi Sindikata e Ministrisë së Financave pranë AOJSHQ-së nëse nuk nënshkruhet marrëveshja kolektive
Next Article Mariçiq për vizitë në SHBA, do të takohet me Stefano Sanino dhe përfaqësues të tjerë të lartë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ministria e Mjedisit instaloi gardhe elektrike për të mbrojtur blegtorët dhe bletarët në Malin e Sharrit
Maqedoni
Burri nga Gostivari ndërroi jetë pas pickimit nga bletët
Kronika
Prokurorja: Të akuzuarit për vrasjet e Vanjës dhe Pançes ishin llogaritës dhe të vetëdijshëm kur i kryen krimet
Maqedoni
Ministri Ljutkov i vizitoi institucionet nacionale kulturore në Manastir
Kulturë Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?