By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Protesta dhe greva paralajmëroi Sindikata e Ministrisë së Financave pranë AOJSHQ-së nëse nuk nënshkruhet marrëveshja kolektive
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Protesta dhe greva paralajmëroi Sindikata e Ministrisë së Financave pranë AOJSHQ-së nëse nuk nënshkruhet marrëveshja kolektive
Maqedoni

Protesta dhe greva paralajmëroi Sindikata e Ministrisë së Financave pranë AOJSHQ-së nëse nuk nënshkruhet marrëveshja kolektive

admin
Last updated: 09/02/2024 12:46
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 9 shkurt – Protesta dhe greva paralajmëroi Sindikata e Ministrisë së Financave pranë AOJSHQ-së, nëse nuk nënshkruhet marrëveshja kolektive. Kjo u tha në konferencën e sotme për media të Sindikatës së AOJSHQ-së.

“Kërkojmë kthimin e shtesës 30 për qind të pagës që u anulua nga Gjykata Kushtetuese. I japim afat ministrit që ta nënshkruajë deri në shpalljen e zgjedhjeve, nëse nuk e nënshkruan do të vazhdojmë pas zgjedhjeve me protesta dhe greva dhe Ministria e Financave nuk do të funksionojë. Nuk do të kryhen shpronësime për Behtel dhe Enka dhe nuk do të paguhen pagat për të gjithë administratën publike dhe shtetërore”, tha Daniel Mihajlovski, kryetar i Organizatës Sindikale të Ministrisë së Financave pranë AOJSHQ-së.

Ai shtoi se kërkojnë barazi në vlerësimin e punës, theksoi se me nënshkrimin e marrëveshjes kolektive përfundimisht do të zgjidhet problemi me pagat. 

Bojan Tripunoski, sekretar i përgjithshëm i sindikatës së AOJSHQ-së, përkujtoi se kërkojnë zgjidhje të problemeve me të cilat përballen të punësuarit në Ministrinë e Financave, Drejtorisë për Çështje Pronësore- Juridike dhe Byrosë për Furnizime Publike. 

“Vendosëm që sot para jush dhe para syve të publikut ministrit t’i dorëzojmë marrëveshjen kolektive dhe t’i bëjmë thirrje që ta nënshkruajë më së voni deri të hënën 12.02.2024”, tha Tripunoski. 

Nënshkrimi, theksoi, është zgjidhja e vetme e drejtë, me të cilën të gjithë të punësuarit do të mund të marrin rritje të pagave të tyre. Kjo, nënvizoi, përfaqëson zgjidhje të thjeshtë, sepse mjetet për pagesë të shtesës janë siguruar dhe gjenden në llogarinë e Ministrisë së Financave. 

Pasi Gjykata Kushtetuese e shfuqizoi dispozitën nga neni 66 paragrafi 3 nga Ligji për buxhetet, shtoi ai, në këtë moment, theksoi, nuk ekziston pengesë për lidhjen e kësaj marrëveshje kolektive. 

You Might Also Like

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit

SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit

Ridorëzohet kërkesa e dytë në Ministrinë e Drejtësisë: Provimet profesionale të jepen edhe në gjuhën shqipe

QMK: Rrezik i lartë nga zjarret në gjithë vendin

MF: 41 projekte të reja prioritare për investime publike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Prokuroria e Posaçme kërkon rikthimin në burg të Jamarbër Malltezit, caktohet data e rekursit në Gjykatën e Lartë
Next Article Lidhja Europiane për Ndryshim: Si kandidon për president PACIENTI i Gruevskit?

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?