By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: BDI: Raporti i KE-së alarmues, politikat e Qeverisë po e kthejnë vendin prapa
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > BDI: Raporti i KE-së alarmues, politikat e Qeverisë po e kthejnë vendin prapa
MaqedoniTOP LAJM

BDI: Raporti i KE-së alarmues, politikat e Qeverisë po e kthejnë vendin prapa

admin
Last updated: 05/11/2026 13:00
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 5 nëntor, argument.mk/ – Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ndaj Raportit të Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut për vitin 2026, duke e cilësuar atë si një nga vlerësimet më shqetësuese që vendi ka marrë vitet e fundit.

Sipas BDI-së, raporti dëshmon se Maqedonia e Veriut po humb ritmin e reformave, po largohet nga dinamika e integrimit evropian dhe po përballet me probleme serioze në funksionimin e institucioneve.

Nga partia opozitare shqiptare thonë se për herë të parë çështjet që lidhen me zbatimin e gjuhës shqipe dhe përfaqësimin e drejtë dhe adekuat kanë marrë një vend të theksuar në vlerësimin e Komisionit Evropian.

“Kjo është pasoja më e rëndë politike e qeverisjes së VMRO-DPMNE-së me VLEN-in: çështje të barazisë që duhej të ishin garanci të pakontestueshme institucionale, sot janë kthyer në shqetësim evropian”, thuhet në reagimin e BDI-së.

BDI-ja e ka kritikuar edhe partnerin shqiptar në Qeveri, VLEN-in, duke theksuar se kjo parti kishte hyrë në ekzekutiv me premtimin se do të përfaqësonte interesat e shqiptarëve.

“VLEN hyri në Qeveri me premtimin se do t’i përfaqësonte shqiptarët. Sot, pasojat e pjesëmarrjes së tyre në këtë qeverisje po lexohen në Bruksel”, thuhet më tej në reagim.

Sipas BDI-së, shfuqizimi i mekanizmit të Balancuesit dhe mungesa e një zgjidhjeje të re për përfaqësimin, së bashku me problemet që, siç pretendojnë, vazhdojnë të hasen në realizimin e të drejtave gjuhësore, janë tregues të një situate shqetësuese.

BDI-ja ka kritikuar Qeverinë edhe për rezultatet në fusha të tjera, duke pretenduar se nuk ka pasur progres të mjaftueshëm në luftën kundër korrupsionit, lirinë e shprehjes, prokurimet publike, mbrojtjen e konsumatorëve dhe shëndetësinë.

“Një qeverisje që premtoi reforma, sot po prodhon stagnim në fusha themelore të shtetit”, vlerëson BDI-ja.

Në reagim, partia përmend edhe dinamikën e procesit të integrimit evropian në rajon, duke theksuar se Shqipëria po avancon në negociatat me Bashkimin Evropian, ndërsa Mali i Zi po i afrohet përfundimit të tyre.

Ndërkohë, sipas BDI-së, Maqedonia e Veriut mbetet jashtë kësaj dinamike dhe ende nuk e ka hapur klasterin e parë të negociatave.

“Ky është çmimi që qytetarët po paguajnë për drejtimin politik të kësaj qeverie”, thuhet në reagim.

BDI-ja vlerëson se vendi po humb kohë në procesin e integrimit evropian, ndërsa shqiptarët, sipas saj, po përballen sërish me çështje që lidhen me të drejtat e tyre gjuhësore dhe përfaqësimin.

Në fund, BDI-ja kërkon ndryshim të kursit qeverisës, duke theksuar se raporti i Komisionit Evropian duhet të shërbejë si alarm për institucionet.

“Barazia, funksionimi i shtetit dhe perspektiva evropiane nuk mund të vazhdojnë të jenë viktima të kësaj qeverisjeje”, përfundon reagimi i Bashkimit Demokratik për Integrim.

You Might Also Like

Alarme për bomba në 19 avionë në Evropë, sa të sigurtë e kemi ne hapësirën ajrore?

Në Budva ministri Shasivari takon edhe homologen kosovare, Donika Gërvalla

Mucunski: KE konfirmon përparim në disa fusha, kërkojmë rrugë të sigurt dhe të parashikueshme drejt BE

Trifunovski: Dënimet për 27 prillin janë drakonike, jam i gatshëm të dëshmoj në një rigjykim

Ndryshime në delegacionet dhe komisionet parlamentare, Rina Ajdari dhe Diana Toska marrin pozita të reja

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Limani: Synojmë bashkimin e strukturave dhe rikthimin e të gjithë atyre që janë larguar nga partia
Next Article Lidhja Shqiptare: Raporti i KE-së për Maqedoninë e Veriut është raport regresi
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Trafik ndërkombëtar kokaine, mbi 14 milionë euro të pastruara dhe të transferuara në Shqipëri me flori
Bota
Alarme për bomba në 19 avionë në Evropë, sa të sigurtë e kemi ne hapësirën ajrore?
Maqedoni TOP LAJM
Millatoviq: Duam që Mali i Zi dhe Serbia të kenë marrëdhënie si ato mes Çekisë dhe Sllovakisë
Bota
Hykmete Bajrami: Do të jem kandidate për kryetare të LDK-së
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?