By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Limani: Synojmë bashkimin e strukturave dhe rikthimin e të gjithë atyre që janë larguar nga partia
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Limani: Synojmë bashkimin e strukturave dhe rikthimin e të gjithë atyre që janë larguar nga partia
Maqedoni

Limani: Synojmë bashkimin e strukturave dhe rikthimin e të gjithë atyre që janë larguar nga partia

admin
Last updated: 05/11/2026 12:59
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 5 nëntor, argument.mk/ – Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka folur për procesin e bashkimit dhe konsolidimit të Aleancës për Shqiptarët në prag të Kongresit, duke theksuar se prioritet mbetet rikthimi i anëtarëve dhe aktivistëve të larguar nga partia. Ai ka komentuar edhe spekulimet për pozicionimin e tij politik, duke deklaruar se mbetet pjesë e ASH-së, ndërsa ka folur për projektet e realizuara në Gostivar dhe investimet që pritet të nisin në periudhën e ardhshme.

Limani bëri të ditur se procesi i përgatitjeve për Kongresin po zhvillohet sipas dinamikës së paraparë, ndërsa tashmë është përmbyllur formimi i pothuajse të gjitha degëve të partisë. Sipas tij, Kongresi pritet të mbahet në fillim të muajit dhjetor, ndërsa data e saktë do të caktohet në ditët në vijim.

Duke folur për prioritetet e partisë paralelisht me Kongresin, Limani theksoi se bashkimi i strukturave dhe rikthimi i njerëzve që kanë qenë pjesë e Aleancës duhet të jenë objektivi kryesor politik dhe organizativ.

„Qëndrimi ynë aktual si ASH është që me Kongresin të kemi si qëllim bashkimin e strukturave. Të bisedojmë me të gjithë njerëzit të cilët në periudha të ndryshme kohore janë distancuar apo janë larguar për arsye të ndryshme dhe t’i rikthejmë. Mendoj se ASH-ja ka një potencial të jashtëzakonshëm njerëzor dhe duhet të mundohemi që secilin që gjatë rrugëtimit tonë ka qenë pjesë e Aleancës, ta rikthejmë aty ku e ka vendin“, deklaroi Limani.

Ai vlerësoi se vetëm përmes bashkimit dhe konsolidimit të brendshëm, Aleanca për Shqiptarët mund të forcohet si subjekt serioz politik, i aftë për të përfaqësuar interesat e shqiptarëve si në pushtetin lokal, ashtu edhe në atë qendror.

Sa i përket çështjes së lidershipit dhe kandidaturave të mundshme për kryetar të partisë, Limani tha se ende është herët për të folur, duke theksuar se vendimi për kandidimin i takon kryetarit aktual, Arben Taravari. Ai u shpreh se Taravari ka pasur një mandat të suksesshëm dhe se një mandat i dytë do të ishte i arsyeshëm, ndërsa theksoi se në rast të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare do të ishte në interes të partisë që ai ta vazhdonte drejtimin e saj, për të garantuar vazhdimësi dhe stabilitet në një periudhë të ndjeshme politike.

Limani, i cili drejton Këshillin Organizativ të Kongresit, theksoi se për momentin është i përqendruar në përgatitjen dhe mbarëvajtjen e këtij procesi, duke hedhur poshtë spekulimet për ambicie personale për pozita partiake.

Mesazhi kryesor i Limanit është se Kongresi nuk duhet të shihet vetëm si proces zgjedhor për lidershipin e ri, por si një mundësi për një kapitull të ri në Aleancën për Shqiptarët, me fokus te bashkimi, rikthimi i strukturave dhe forcimi i subjektit politik.

You Might Also Like

Alarme për bomba në 19 avionë në Evropë, sa të sigurtë e kemi ne hapësirën ajrore?

Në Budva ministri Shasivari takon edhe homologen kosovare, Donika Gërvalla

Mucunski: KE konfirmon përparim në disa fusha, kërkojmë rrugë të sigurt dhe të parashikueshme drejt BE

Trifunovski: Dënimet për 27 prillin janë drakonike, jam i gatshëm të dëshmoj në një rigjykim

Ndryshime në delegacionet dhe komisionet parlamentare, Rina Ajdari dhe Diana Toska marrin pozita të reja

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Alta Banka nis pagesat në para të gatshme për klientët pa kartela, kufiri është 20 mijë denarë
Next Article BDI: Raporti i KE-së alarmues, politikat e Qeverisë po e kthejnë vendin prapa
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Trafik ndërkombëtar kokaine, mbi 14 milionë euro të pastruara dhe të transferuara në Shqipëri me flori
Bota
Alarme për bomba në 19 avionë në Evropë, sa të sigurtë e kemi ne hapësirën ajrore?
Maqedoni TOP LAJM
Millatoviq: Duam që Mali i Zi dhe Serbia të kenë marrëdhënie si ato mes Çekisë dhe Sllovakisë
Bota
Hykmete Bajrami: Do të jem kandidate për kryetare të LDK-së
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?