By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Lloga: Mickoski ia mbylli derën VLEN-it harrojeni Kushtetutën dhe “20 përqindëshin”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Lloga: Mickoski ia mbylli derën VLEN-it harrojeni Kushtetutën dhe “20 përqindëshin”
Maqedoni

Lloga: Mickoski ia mbylli derën VLEN-it harrojeni Kushtetutën dhe “20 përqindëshin”

admin
Last updated: 28/07/2026 16:14
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 28 korrik, Zhurnal.mk – Ish-ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ka reaguar pas deklaratave të fundit të kryeministrit Hristijan Mickoski, duke e akuzuar atë se ka konfirmuar se ndryshimet kushtetuese dhe heqja e formulimit “20 për qind” nuk janë pjesë e agjendës së Qeverisë, ndërsa ka kërkuar nga koalicioni VLEN të pranojë dështimin dhe të marrë përgjegjësi për premtimet e pambajtura.

Në një status të publikuar në rrjetet sociale, Lloga rikujton se tre vjet më parë shumica parlamentare, sipas tij, tregoi përgjegjësi politike duke mbështetur detyrimet që rridhnin nga Propozimi Francez dhe procesi i integrimit evropian.

“Tre vjet më parë, shumica parlamentare tregoi përgjegjësi politike ndaj detyrimeve që buronin nga Propozimi Francez dhe rruga drejt BE-së. Ndërkohë, VMRO zgjodhi populizmin izolues si rrugë për pushtet, duke rrezikuar t’i humbë vendit edhe një dekadë dhe duke i shtyrë të rinjtë drejt mërgimit”, shkruan Lloga.

Ai gjithashtu rikujton qëndrimet e dikurshme të partive opozitare shqiptare, të cilat sot janë pjesë e koalicionit VLEN, duke thënë se ato kishin premtuar heqjen e formulimit “20 për qind” nga Kushtetuta.

“Partitë opozitare shqiptare të atëhershme, sot VLEN, përmes konferencave për media thanë se do ta hiqnin edhe formulimin famëkeq ‘20 për qind’. Mbrëmë, kryeministri Mickoski ua bëri të qartë se as ndryshimet kushtetuese, as heqja e ‘20 për qind’ nuk janë në tavolinë”, thekson ai.

Në fund të reagimit, Lloga ngre pyetjen nëse përfaqësuesit shqiptarë në Qeveri do ta pranojnë këtë si dështim apo do të vazhdojnë, sipas tij, të arsyetojnë partnerin qeveritar.

“A thua përkthyesit e tij shqiptarë do ta pranojnë dështimin apo do të vazhdojnë ta arsyetojnë, sikur kanë bërë këto dy vite, duke mos marrë asnjë përgjegjësi?”, përfundon ish-ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga.

You Might Also Like

Gjashtë muaj pa përgjigje, hetimet për ndotjen e ujit në Strugë ende vazhdojnë

Ministria e Shëndetësisë vendos mbikëqyrje të shtuar në Gostivar, monitorim nga ethet dhe hepatiti

Levicа: Derisa VMRO‑DPMNE mburret me “investime historike”, Gostivari e zbardhi kolapsin e menaxhimit të tyre

Bllokimi i ligjeve në Kuvend, kryeministri fajin e hedh tek opozita

Mickoski: Raportoni korrupsionin, kemi treguar dhe dëshmuar se jemi të aftë të bëjmë reforma

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Përplasjet brenda LDK-së para Kuvendit të Jashtëzakonshëm, Havolli dhe Gecaj shkëmbejnë kritika publike
Next Article LSDM: Klekovski pranoi sot për verdhëzën në Gostivar, është koha që ai të mbajë përgjegjësi penale
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gjashtë muaj pa përgjigje, hetimet për ndotjen e ujit në Strugë ende vazhdojnë
Maqedoni
Ministria e Shëndetësisë vendos mbikëqyrje të shtuar në Gostivar, monitorim nga ethet dhe hepatiti
Maqedoni
Shkelje në tendera, GJKKO dënon gjashtë ish-zyrtarë të Bashkisë së Divjakës
Shqipëri
Levicа: Derisa VMRO‑DPMNE mburret me “investime historike”, Gostivari e zbardhi kolapsin e menaxhimit të tyre
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?