By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Lotaria/ Prokuroria ndjek krimet e mundshme, nuk ka përfunduar sigurimi i provave
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Lotaria/ Prokuroria ndjek krimet e mundshme, nuk ka përfunduar sigurimi i provave
Maqedoni

Lotaria/ Prokuroria ndjek krimet e mundshme, nuk ka përfunduar sigurimi i provave

admin
Last updated: 14/12/2024 16:56
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 dhjetor – Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit vepron ndaj tre raportimeve nga Policia Financiare dhe Ministria e Punëve të Brendshme në lidhje me krimet e mundshme në Lotarinë Shtetërore, megjithatë, deri më tani ende nuk ka përfunduar procedura e sigurimit të provave. Prokuroria ka formuar disa lëndë për punën e Lotarisë Shtetërore dhe ndaj tyre veprojnë disa prokurorë, të cilët janë në koordinim me organet e policisë, brifuan nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Lotaria Shtetërore është llogaritur nga përfaqësuesit e partive qeveritare si një nga institucionet e dyshuara për keqpërdorime të shumta financiare, gjatë kohës derisa me të ka udhëhequr Përparim Bajrami, apo njeriu i afërt i ish zëvendëskryeministrit Artan Grubi, i cili së fundmi u fut në Listën e Zezë të SHBA-së për marrje të ryshfetit me qëllim që ta shpëtojë ish Shefin e Policisë Sekrete Sasho Mijallkov nga lëndët gjyqësore.

Sipas raportimeve në media, për 13 muaj, Lotaria Shtetërore i ka paguar më shumë se 300 mijë euro kompanisë “Hej” për dhënien me qira të ish-restorantit të dasmave “Festina” në Vizbeg, në të cilin janë ruajtur terminalet e lojërave të fatit të blera në vlerën e 19 milionë eurove. Kjo kompani është e njohur në opinion, pasi në krye të saj kanë qenë njerëz të afërt apo të lidhur me familjen e Grubit dhe ish deputetit Jahoski.

Megjithatë, Qeveria në shtator e prishi marrëveshjen, pasi siç tha edhe vetë kryeministri Hristijan Mickoski, Lotaria Shtetërore i paguante kompanisë qira që ishte trefish më e lartë nga ajo që e përcakton tregu. Ai theksoi se kontrata e prishur është bazë për përgjegjësi penale dhe se ekzistojnë dyshime serioze për kriminalitet nga pushteti i kaluar.

Hetues të MPB-së dhe Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit gjithashtu po kontrollojnë dhe dokumentacionin që ka të bëjë me shpalljet e realizuara, tenderët, kontratat e lidhura dhe çdo dokumentacion tjetër shoqërues për prokurimet publike. Nën hetim është edhe themelimi i tri kompanive të reja për organizimin e lojërave të fatit: “77 Bits”, “Vezuv” dhe “Mozzart”.

Në këto shoqëri, shoqëria aksionare shtetërore ka 51% të pronësisë, ndërsa shoqëritë private nga Bullgaria, Serbia dhe Mali i Zi, bashkëpronarë, kanë 49%. Për këto tri subjekte të reja, shumica parlamentare VMRO-DPMNE-VLEN paraqiti në fillim të korrikut edhe një kërkesë për interpretim autentik të Ligjit për Lojërat e Fatit, duke konsideruar se themelimi i tyre është i paligjshëm dhe se ato duhet të mbyllen.

Pasi Kuvendi dha interpretim autentik të nenit 7 të Ligjit për Lojërat e Fatit, më 27 shtator Qeveria i mbylli katër platformat e kazinove për shkak të parregullsive në punë, lëshime dhe dyshime të bazuara për punë të paligjshme. Në to kanë qenë të regjistruar rreth 80.000 qytetarë të vendit, ndërkaq shumica prej tyre në platformën 2win.mk.

Momentalisht, platforma e vetme për lojërat e fatit që funksionon online është Megawin, e cila është 100 për qind në pronësi të Lotarisë Shtetërore. Megjithatë, kumari online vazhdon, duke e pasur parasysh se qytetarët kanë qasje në rreth 2.000 platforma të shteteve të huaja.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Në spitalin e nefrologjisë në Strugë mungojnë mjekë dhe infermierë
Next Article Mashtrohet gruaja nga Ohri

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?