By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: LSDM-ja kërkon shkarkimin e drejtorit të ASK-së
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > LSDM-ja kërkon shkarkimin e drejtorit të ASK-së
Maqedoni

LSDM-ja kërkon shkarkimin e drejtorit të ASK-së

admin
Last updated: 18/10/2024 14:16
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 18 tetor – Me emërimin e Bojan Hristovskit, pushteti i Mickoskit dhe DPMNE-së po bën partizim të rrezikshëm në Agjencinë për Siguri Kombëtare dhe po i shkel ligjet, tha në konferencën e sotme për media, Metodija Ilievski nga LSDM-ja.

Në nenin 10 nga Ligji për ASK-në, siç theksoi, qartë qëndron se drejtori i Agjencisë nuk duhet të jetë anëtar i partisë politike ose anëtar i organeve dhe trupave të partive politike.

“Në vend të një profesionisti, në krye të ASK-së, qeveria përcakton një person partiak, kryetar të Komitetit të Qytetit të VMRO-DPMNE-së dhe një propagandues aktiv të pushtetit. Postimet, fotot dhe mbishkrimet e shumta në faqen e tij në Fejsbuk e konfirmojnë plotësisht këtë. Fjalë për fjalë çdo postim i tij i dedikohet DPMNE-së dhe në funksion të propagandës së Mickoskit. Hristovski, është në foto pothuaj të gjitha selitë partiake të DPMNE-së në Shkup. Mund të shihet shumë krenar me Mickoskin, me Siljanovskën, dhe si propagandon me zell politikat e partisë së tij”, theksoi Ilievski.

Ai theksoi se të gjitha publikimet e Hristovskit janë partiake, ndërsa ka publikime të cilat janë shqetësuese dhe të cilat tregojnë se cilat janë qëllimet e tij kundër vet institucionit, në të cilën është vendosur.

“Më 1 shtator të këtij viti, Hristovski do të shkruaj, citoj ‘Urime ditëlindja e pestë dhe e fundit e Agjencisë për Siguri Kombëtare!’. Shtrohet pyetja nëse Hristovski do të punojë realisht për shkatërrimin e ASK-së me urdhër partiak? Me partizimin e këtij institucioni të rëndësishëm, pushteti ka të vetmin qëllim, të abuzojë sërish me sigurimin për qëllime partiake. Gjithashtu edhe gjatë kohës para vitit 2016”, tha Ilievski.

Sipas tij, ASK-ja duhet të mbetet institucion i pavarur, i cili do të punojë për të mirën e qytetarëve, e jo për interesat e partisë.

“Politika dhe kuadri partiak nuk e kanë vendin në ASK. Kërkojmë masa urgjente për departizimin, gjegjësisht shkarkimin e Hristovskit dhe emërimin e drejtorit të ri të ASK-së, që do ta kthejë profesionalizmin dhe besimin në këtë institucion”, tha Ilievski.

You Might Also Like

Mbi 15 mijë nxënës të regjistruar në shkollat e mesme, më shumë se 9 mijë vende mbeten të lira

Toshkovski: Që nga dita e parë kemi marrë përsipër detyrimin që siguria të jetë prioriteti më i lartë

VMRO: LSDM dhe BDI edhe nga opozita po përpiqen ta ndalojnë procesin reformues

Pacientët me kancer presin deri në 12 orë për terapi

Moti sot

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mickoski: Pres që komunat të dorëzojnë dokumentacionin e përditësuar për të marrë mjete në thirrjen publike
Next Article Mucunski-Drexel: Maqedonia e Veriut është e përkushtuar në proecin eurointegrues

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mbi 15 mijë nxënës të regjistruar në shkollat e mesme, më shumë se 9 mijë vende mbeten të lira
Maqedoni
Toshkovski: Që nga dita e parë kemi marrë përsipër detyrimin që siguria të jetë prioriteti më i lartë
Maqedoni TOP LAJM
Si bashkëshortja e futbollistit sakrifikoi jetën e saj për të shpëtuar vajzën nga rrënojat e tërmetit
Sport
Një çerek shekulli nga ekstradimi i Millosheviqit: Në Hagë pa aktgjykim, në Serbi i rehabilituar
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?