By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: LSDM: Qeveria të pranojë propozimin tonë për pagë minimale 450 euro
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > LSDM: Qeveria të pranojë propozimin tonë për pagë minimale 450 euro
Maqedoni

LSDM: Qeveria të pranojë propozimin tonë për pagë minimale 450 euro

admin
Last updated: 26/10/2024 12:10
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 tetor – “LSDM i bën thirrje kryeministrit Mickoski dhe Qeverisë që të tregojnë përkushtim real për përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve dhe urgjentisht ta pranojnë propozimin për ngritjen e pagës minimale në 450 euro. Kjo masë do të sjellë mbështetje të konsiderueshme për punëtorët dhe do të sigurojë stabilitet social për mijëra familje që e kanë gjithnjë e më të vështirë të mbulojnë kostot bazë të jetesës”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga LSDM.

Nga LSDM thonë se Qeveria deri më tani nuk ka arritur të marrë masa konkrete për përmirësimin e standardit të jetesës së qytetarëve. Të ardhurat e ulëta të një numri të madh qytetarësh, çmimet e larta të produkteve bazë dhe rritja drastike e inflacionit rëndojnë jetën e përditshme të kategorive më të rrezikuara. Sipas të dhënave, shporta sindikale e muajit tetor tregon se një familje katër anëtarëshe i nevojiten 61.249 denarë për të mbuluar shpenzimet bazë mujore. Rënia e pagës mesatare për 1000 denarë, pasi Mickoski u bë kryeministër, e përkeqëson edhe më shumë situatën dhe i lë qytetarët gjithnjë e më pak me mjete për të mbuluar nevojat elementare.

“Kryeministri Mickoski shpesh herë flet për përkrahje të qytetarëve dhe reforma ekonomike, por gjendja aktuale në terren tregon se mungojnë masat reale. Duke refuzuar rritjen e pagës minimale, Qeveria tregon mosinteresim për përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve, veçanërisht kategorive më të cenueshme, të cilat i ndjejnë më së shumti goditjet ekonomike. Në vend të masave konkrete, qytetarët marrin vetëm premtime të paqarta dhe “të presin një të nesërme më të mirë”, deklarojnë nga LSDM.
LSDM thekson se paga minimale prej 450 euro nuk është vetëm kërkesë politike, por nevojë reale për të siguruar stabilitet financiar të qytetarëve dhe përparim social të shoqërisë.

Sipas tyre, kjo rritje do të mundësojë fuqi më të madhe blerëse të qytetarëve, e cila do të ndikojë drejtpërdrejt në tregun e brendshëm dhe do të sjellë një efekt pozitiv në ekonomi.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Dalin shifra, sa qytetarë të Kosovës jetojnë në Gjermani?
Next Article Santorini, ishulli grek i famshëm me arkitekturën e saj unike dhe pamjet mahnitëse

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?