By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Lufta kundër manipulimit të informacionit, Colon: Rusia, aktor kryesor i sulmeve në evropë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Lufta kundër manipulimit të informacionit, Colon: Rusia, aktor kryesor i sulmeve në evropë
Shqipëri

Lufta kundër manipulimit të informacionit, Colon: Rusia, aktor kryesor i sulmeve në evropë

admin
Last updated: 27/07/2026 12:20
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 27 korrik, Zhurnal.mk – Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme organizoi sot në Tiranë konferencën ndërkombëtare “Lufta kundër Manipulimit dhe Ndërhyrjes së Huaj në Informacion (FIMI): Shqipëria dhe konteksti i zgjerimit”, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve evropiane, NATO-s, ekspertëve të sigurisë, akademikëve dhe përfaqësuesve të medias.

Në hapje të aktivitetit përshëndeti ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ndërsa fjalën kryesore e mbajti Kryeministri Edi Rama.

Diskutimet u përqendruan te sfidat që paraqet manipulimi dhe ndërhyrja e huaj në informacion, si një prej kërcënimeve hibride më të rëndësishme për shoqëritë demokratike, veçanërisht në një kohë kur aktorë të huaj përdorin platformat digjitale, inteligjencën artificiale dhe fushatat e koordinuara për të ndikuar debatin publik.

Në panelin e parë “FIMI në Evropë – Fronti i ri i sigurisë evropiane”, moderatori Miroslav Sazdovski, analist i lartë në Qendrën Evropiane të Ekselencës për Luftën kundër Kërcënimeve Hibride, theksoi rëndësinë e rritjes së rezistencës shoqërore ndaj dezinformimit.

“Ne duhet të rrisim rezistencën, veçanërisht në ato grupe të shoqërisë që sulmohen më shumë, në shërbimet për qytetarët dhe hapësirat shoqërore ku përpiqet të influencojë FIMI përmes dezinformimit”, u shpreh ai.

Sazdovski bëri të ditur se janë identifikuar 30 fusha kryesore që mund të bëhen objekt sulmesh nga fushatat e manipulimit të informacionit.

“Këto fusha i kemi në nivel kombëtar. Kemi identifikuar pikat që targetohen nga dezinformimi dhe, duke i mbrojtur ato, e bëjmë shoqërinë tonë më të fortë. Kjo lidhet me ndikimin mbi proceset demokratike. Në aktivitetet hibride 1+1 nuk është gjithmonë e barabartë me 2, pasi një sulm prek të gjitha domenet”, deklaroi ai.

David Colon, profesor në Sciences Po Paris dhe ekspert për FIMI, u ndal te nevoja për besim te shkenca dhe forcimin e mekanizmave mbrojtës ndaj kërcënimeve të reja.

“Na duhet besimi në shkencë për të luftuar të gjitha këto sulme. Aktori kryesor i sulmit në Evropë është Rusia dhe regjimi i Putinit, i cili ka cenuar rrjete të tëra. Kërcënimi ka natyrë globale dhe nuk duhet ta neglizhojmë”, tha Colon.

Ai theksoi se përballja me këtë fenomen kërkon strategji të përbashkëta, bashkëpunim institucional dhe forcim të mbrojtjes digjitale.

“Mesuam se na duhej të forconim strategjinë tonë të luftës, të rregullonim platformat inteligjente digjitale dhe të trajnonim gazetarët për FIMI-n. Përtej asaj që mund të ndihmojë BE-ja, ajo që na duhet është një koalicion vullnetar kundër krimit të dezinformimit”, deklaroi ai.

Eksperti Andy Pryce, bashkëpunëtor i lartë në Qendrën për Analizën e Politikave Evropiane (CEPA), nënvizoi rëndësinë e krijimit të një rezistence të qëndrueshme ndaj dezinformimit.

“Duhet ta shohim botën e kërcënimeve ndaj ekosistemeve që përfshijnë korrupsionin, sistemet financiare dhe ndikojnë në perceptimin e njerëzve. Duhet të shohim ekosistemin në tërësinë e vet”, tha Pryce.

Sipas tij, përgjigjja duhet të jetë gjithëpërfshirëse, ku qeveritë, mediat, partitë politike dhe shoqëria civile bashkëpunojnë për krijimin e një rezistence mbarëshoqërore.

“Duhet të krijohet një ekosistem funksional ku qeveria punon me gazetarët, partitë politike dhe shoqërinë civile”, theksoi ai.

Në konferencë u diskutua edhe kuadri i ri politik i Bashkimit Evropian për këtë fushë, përfshirë nismat “European Democracy Shield” dhe “FIMI Toolbox”, që synojnë forcimin e rezistencës demokratike përmes bashkëpunimit institucional, mbështetjes së medias së pavarur, kërkimit akademik dhe angazhimit të shoqërisë civile.

Përfaqësuesja e “Free Russia Foundation”, Natalia Arno, tha se FIMI duhet të shihet si një çështje sigurie dhe jo vetëm komunikimi.

“FIMI duhet të trajtohet më shumë se një çështje komunikimi. Ajo lidhet me sfida të sigurisë dhe sulme dashakeqe. Nuk mund ta shkëpusim nga dezinformimi dhe korrupsioni, por duhet të trajtohet në mënyrë holistike”, deklaroi Arno.

Ajo solli si shembull rezistencën e shoqërisë civile në Moldavi, duke theksuar se lufta ndaj manipulimit të informacionit kërkon përgatitje të vazhdueshme.

“Ne nuk kemi vetëm një luftë me informacionin, por edhe me mbetjet e së kaluarës. Taktikat mbeten të njëjta: lufta psikologjike dhe përdorimi i frikës në komunitete. Për të rezistuar nuk duhet të kemi vetëm fushata të rastit, por një përpjekje të vazhdueshme nga e gjithë shoqëria”, u shpreh ajo.

Konferenca synon forcimin e bashkëpunimit mes institucioneve shqiptare dhe partnerëve ndërkombëtarë për përballimin e manipulimit dhe ndërhyrjeve të huaja në informacion, duke e konsideruar sigurinë e informacionit si një element kyç për mbrojtjen e proceseve demokratike dhe avancimin e Shqipërisë drejt integrimit evropian.

You Might Also Like

SPAK dërgon në gjyq 11 persona për trafik ndërkombëtar narkotikësh drejt Finlandës

Rrëmbimi i dokumentit konfidencial nga zyra e Kuvendit, pas kërkesës së PS mblidhet nesër Sekretariati i Etikës për masën disiplinore ndaj Agron Shehajt

PS kërkon përjashtimin me 60 ditë nga Kuvendi të Agron Shehajt dhe referim në SPAK

Opozita: Po marrëveshjes me SHBA, jo mënyrës antikushtetuese të miratimit brenda ditës në Parlament

Lamallari: Shqipëria më e përgatitur se kurrë për shuarjen e zjarreve, investime në kapacitete tokësore e ajrore

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Sulmet amerikane godasin sistemin e ujit në Iran, 120 mijë njerëz mbeten pa furnizim të rregullt
Next Article Nënshkruhen pesë marrëveshje Kosovë–Francë, Konjufca: Franca mbetet partner i rëndësishëm i Kosovës
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Normalizohet trafiku rrugor pas protestave të doganierëve grekë
Maqedoni
Xhemaili rikthen deklaratën e Haradinajt në Kuvend: Gjuha e urrejtjes dhe sulmet politike të nxitura nga VV po dalin në sipërfaqe, Prokuroria të veprojë
Kosovë
Murati nënshkruan marrëveshje huaje prej 60 milionë eurosh me AFD-në për projektin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”
Kosovë
Bie ndjeshëm çmimi i naftës pasi SHBA-ja dhe Irani ndalojnë sulmet
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?