By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Lufta në Gaza, sekretari Rubio: Bombardimet duhet të ndalen për të lehtësuar lirimin e pengjeve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Lufta në Gaza, sekretari Rubio: Bombardimet duhet të ndalen për të lehtësuar lirimin e pengjeve
Bota

Lufta në Gaza, sekretari Rubio: Bombardimet duhet të ndalen për të lehtësuar lirimin e pengjeve

admin
Last updated: 05/10/2025 21:56
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Sekretari i SHBA-së, Marco Rubio, deklaroi këtë të diel se bombardimet duhet të ndalen për të lehtësuar lirimin e pengjeve në Gaza.

“Nuk mund të lirosh pengje ndërsa ende ka bombardime… kjo duhet të ndalet, por gjithashtu duhet të punosh me logjistikën tjetër”, tha ai.

“Ne duam t’i nxjerrim pengjet sa më shpejt të jetë e mundur”- u shpreh Rubio.

Një plan me 20 pika parashikon ndërprerjen e menjëhershme të luftimeve dhe lirimin e 48 pengjeve, vetëm 20 prej të cilëve besohet se janë ende gjallë, në këmbim të lirimit të qindra palestinezëve të ndaluar nga Izraeli.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, në një fjalim televiziv të shtunën, u shpreh se shpreson të njoftojë lirimin e pengjeve në ditët në vijim.

Zëdhënësi i tij, Bedrosian, deklaroi se kryeministri e ka bërë të qartë se, në një marrëveshje me administratën Trump, bisedimet do të kufizohen në maksimum në disa ditë.

Të hënën, Netanyahu urdhëroi largimin e delegacionit izraelit nga bisedimet, duke sinjalizuar një qëndrim më të ashpër në fazën vendimtare të negociatave.

Ndërkohë, një delegacion i Hamasit, i kryesuar nga kryenegociatori Khalil al-Hayya, objektiv i një atentati izraelit në Doha muajin e kaluar, pritej të mbërrinte në Kajro këtë të diel.

Në negociata do të marrin pjesë edhe i dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, dhëndri i Trump, Jared Kushner, dhe ministri i Jashtëm i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani.

Këto bisedime konsiderohen ndër më të rëndësishmet që nga fillimi i luftës dhe mund të jenë vendimtare për një rrugë drejt përfundimit të konfliktit.

Shumë palestinezë e përshkruan reagimin e Hamasit ndaj planit të paqes si të papritur, pas ditësh me sinjale se grupi do ta refuzonte ose do të vendoste kushte të forta.

Në vend të kësaj, Hamasi shmangu përfshirjen e vijave të kuqe në deklaratën e tij zyrtare, veprim që u interpretua si shenjë e presionit të jashtëm.

Një zyrtar i lartë palestinez,tha për BBC-në se ndërmjetësuesit nga Katari, Egjipti dhe Turqia kishin luajtur një rol kyç në bindjen e Hamasit për të zbutur kundërshtimet dhe për të lënë jashtë tryezës së negociatave çështje të ndjeshme si fati i armëve të grupit, qeverisja e Gazës pas luftës dhe kërkesat tjera të ndërlikuara.

Sidoqoftë, shumë banorë të Gazës paralajmërojnë se ky fleksibilitet taktik mbart rreziqe serioze. Çdo ditë vonesë nënkupton më shumë vdekje, shkatërrim dhe zhvendosje për qindra mijëra palestinezë.

You Might Also Like

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese

Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit

Hakohet llogaria e Obamës

Delegacioni amerikan në Nju Delhi për bisedime tregtare, ndërsa Trump synon marrëveshje të shpejtë

Shtatë të plagosur në sulmin me raketa iraniane në bazën amerikane

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mickoski: Filipçe po i vazhdon politikat e Zaevit
Next Article Rënia e temperaturave rrit numrin e pacientëve, mjekët: Të mos merren antibiotikë pa nevojë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?