By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Macron: Franca do të mbrojë terminalin e rëndësishëm të naftës në Arabinë Saudite
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Macron: Franca do të mbrojë terminalin e rëndësishëm të naftës në Arabinë Saudite
Bota

Macron: Franca do të mbrojë terminalin e rëndësishëm të naftës në Arabinë Saudite

admin
Last updated: 25/09/2026 09:57
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Paris, 25 shtator, argument.mk/ – Franca do të dërgojë trupa dhe pajisje ushtarake për të mbrojtur terminalin e rëndësishëm të naftës në Yanbu, në Arabinë Saudite, njoftoi sot presidenti francez Emmanuel Macron.

Macron tha se Franca do të dërgojë ushtarë, radarë dhe sisteme mbrojtëse për të siguruar zonën, pas sulmeve të kryera nga rebelët Houthi në Jemen.

Ai theksoi se qëllimi nuk është përfshirja e Francës në luftë, por mbrojtja e këtij objekti strategjik.

Yanbu është një qendër e rëndësishme për magazinimin dhe përpunimin e naftës.

Në këtë zonë ndodhet edhe Tubacioni Lindje-Perëndim, një tubacion nafte mbi 1 200 kilometra i gjatë, me kapacitet deri në 7 milionë fuçi naftë në ditë.

Tubacioni u mbyll përkohësisht në fillim të këtij muaji, si masë sigurie pas sulmeve.

Ai ka marrë rëndësi edhe më të madhe që nga fillimi i luftës SHBA-Izrael kundër Iranit, pasi Arabia Saudite po e përdor për të transportuar naftën nëpërmjet rrugëve tokësore, duke shmangur kalimin e tankerëve nga Ngushtica e Hormuzit.

Rebelet Houthi, të mbështetur nga Irani, kanë shtuar sulmet ndaj Arabisë Saudite në kuadër të përshkallëzimit të konfliktit në Jemen.

Arabia Saudite mbështet qeverinë e njohur ndërkombëtarisht të Jemenit, e cila është në konflikt me rebelet Houthi prej më shumë se një dekade.

Para luftës me Iranin, Arabia Saudite prodhonte rreth 10 milionë fuçi naftë në ditë dhe ishte prodhuesja e dytë më e madhe e naftës në botë, pas SHBA-së.

You Might Also Like

Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën

Pezeshkian: Veprimet ushtarake të SHBA-së po tronditin tregjet globale të energjisë

Netanyahu pretendon se votuesit arabë po vërshojnë drejt qendrave të votimit për t’ia vjedhur zgjedhjet

Evropa merr më shumë përgjegjësi për mbrojtjen brenda NATO-s, pa u shkëputur nga SHBA

“Drejtësi dhe paqe për të gjithë Njerëzimin ” – ekspozitë në selinë e OKB-së

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article LSDM: Platforma ZNAM 2.0 punon në favor të Mickoskit
Next Article Xi Jinping zhvillon bisedime me Donald Trump-in
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet
Maqedoni
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosovë
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Bota
Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?