By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Malaj: Të ardhurat buxhetore për vitin 2027 parashikohen në 907,9 miliardë lekë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Malaj: Të ardhurat buxhetore për vitin 2027 parashikohen në 907,9 miliardë lekë
Shqipëri

Malaj: Të ardhurat buxhetore për vitin 2027 parashikohen në 907,9 miliardë lekë

admin
Last updated: 05/11/2026 11:44
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 5 nëntor, argument.mk/ – Ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi sot se të ardhurat buxhetore për vitin 2027 parashikohen në 907,9 miliardë lekë, ose rreth 9,4 miliardë euro, në nivelin 30,9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).

Gjatë fjalës së tij në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, ku po diskutohet mbi të ardhurat dhe shpenzimet e planifikuara në projektligjin “Për buxhetin e vitit 2027″, Malaj tha se programimi i të ardhurave për vitin e ardhshëm mbështetet në rritjen ekonomike, përmirësimin e administrimit fiskal dhe zbatimin e masave të paketës fiskale.

“Të ardhurat për vitin 2027 përfaqësojnë një nga shtyllat kryesore të politikës sonë fiskale, duke mbështetur objektivat strategjikë të Ministrisë së Financave, për rritjen e të ardhurave publike, ruajtjen e ekuilibrave buxhetorë dhe uljen e qëndrueshme të borxhit publik”, u shpreh Malaj.

Sipas ministrit, parashikimi është ndërtuar mbi një bazë analitike, duke marrë në konsideratë efektet e rritjes ekonomike dhe inflacionit, masat e reja të paketës fiskale, si dhe zbatimin e Strategjisë Afatmesme të të Ardhurave.

“Ky parashikim është ndërtuar mbi një bazë të fortë analitike dhe mbi përmirësimin e administrimit fiskal, duke synuar reduktimin e informalitetit dhe rritjen e efikasitetit në mbledhjen e të ardhurave”, theksoi Malaj.

“Në vitin 2027, të ardhurat nga “Tatimet dhe Doganat” parashikohet të jenë 583,5 miliardë lekë, me një rritje prej 46,8 miliardë lekë krahasuar me të ardhurat e pritshme për vitin 2026. Kjo reflekton pritshmëritë tona pozitive për ecurinë e ekonomisë dhe zbatimi i masave nga miradministrimi tatimor dhe doganor. Të ardhurat nga Kontributet Shoqërore dhe Shëndetësore parashikohen të jenë 210,3 miliardë lekë, me një rritje prej 9,1 miliardë lekë krahasuar me të ardhurat e pritshme për vitin 2026, ose me një rritje prej 4,5%. Kjo rritje lidhet drejtpërdrejt me zgjerimin e bazës së kontributeve si rezultat i rritjes së pagave, rritjes së deklarimit të pagave nga sektori privat, përmirësimit të administrimit dhe formalizimit të mëtejshëm të tregut të punës”, nënvizoi Malaj.

Ministri Malaj u ndal edhe tek të ardhurat nga “Tatimet dhe Doganat” për vitin 2027, duke theksuar se “ato parashikohen në 583,5 miliardë lekë, me një rritje prej 46,8 miliardë lekësh krahasuar me të ardhurat e pritshme për vitin 2026. Ndërsa të ardhurat nga kontributet shoqërore dhe shëndetësore parashikohen në 210,3 miliardë lekë, me një rritje prej 9,1 miliardë lekësh, ose 4,5%, krahasuar me vitin 2026”.

Sa i përket të ardhurave nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) për vitin 2027, Malaj tha se ato parashikohen në 275,4 miliardë lekë, me një rritje prej 25,5 miliardë lekësh, ose 10,2%, krahasuar me pritshmërinë për vitin 2026.

Sipas ministrit, rritja e të ardhurave nga TVSH-ja do të mbështetet në efektet e rritjes ekonomike, indeksit të çmimeve, masave të paketës fiskale dhe përmirësimit të administrimit tatimor.

Malaj tha se “TVSH-ja në vitin 2027 përfshin rritjen e të ardhurave nga TVSH që gjeneron rritja ekonomike shtesë 8 miliardë lekë dhe indeksi i çmimeve në masën 5,2 miliardë lekë dhe efektet nga zbatimi i masave tatimore të mëparshme në vlerën -1,5 miliardë lekë (skema e kompensimit të fermerit)”.

“Masat e paketës fiskale dhe buxhetore për vitin 2027 parashikohen të japin një efekt prej 3,7 miliardë lekësh, ndërsa masat për miradministrimin e TVSH-së në kuadër të Strategjisë Afatmesme të të Ardhurave pritet të sjellin 4,5 miliardë lekë të ardhura shtesë. Ndërkohë, të ardhurat nga Tatimi mbi Fitimin parashikohen në 62,1 miliardë lekë, me një rritje prej 5,1 miliardë lekësh krahasuar me vitin 2026. Të ardhurat nga akcizat pritet të arrijnë në 80,6 miliardë lekë, me një rritje prej 9,4%, të mbështetur kryesisht nga zbatimi i kalendarit të rritjes së akcizës së duhanit”, nënvizoi Malaj.

Sipas tij, tatimi mbi të ardhurat personale parashikohet të gjenerojë rreth 107,4 miliardë lekë, me një rritje prej 10,3%, ose 10 miliardë lekë më shumë se të ardhurat e pritshme për vitin 2026.

“Të ardhurat nga taksat nacionale dhe të tjera parashikohen në 46,5 miliardë lekë, me një rënie prej 1,8 miliardë lekësh, ose 3,6%, krahasuar me vitin 2026. Kjo rënie lidhet me transferimin e taksës së qarkullimit nga karburantet te mjetet, me një efekt negativ në buxhet prej 5 miliardë lekësh”, tha Malaj.

Ministri Malaj u ndal edhe te masat e paketës fiskale për vitin 2027, të cilat përfshijnë ndryshime në legjislacionin për tatimin mbi të ardhurat, TVSH-në, procedurat tatimore dhe akcizat.

Ndër masat kryesore, ministri përmendi ndryshimet në ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”, të cilat pritet të japin një efekt prej 1,78 miliardë lekësh, si dhe ndryshimet në ligjin për TVSH-në, me një efekt të parashikuar prej minus 1,58 miliardë lekësh për vitin 2027.

Gjithashtu, në kuadër të ndryshimeve në administrimin e TVSH-së, nga 1 janari 2027 parashikohet ulja e kufirit minimal të regjistrimit për këtë tatim nga 10 milionë lekë, në 5 milionë lekë.

Paketa përfshin edhe ndryshime në ligjin për procedurat tatimore dhe në legjislacionin për akcizat, me synim përmirësimin e administrimit fiskal dhe rritjen e të ardhurave buxhetore.

Malaj theksoi se programimi i të ardhurave për vitin 2027 synon të mbështesë objektivat e politikës fiskale, duke garantuar qëndrueshmërinë e financave publike dhe përmirësimin e mbledhjes së të ardhurave.

You Might Also Like

Nis rikonstruksioni i banesës së familjes së Fatjonit 10-vjeçar në Korçë

Resortet miks, qeveria vendos kufirin! 40% e ndërtimeve mund të përdoren për banim, pjesa tjetër për turizëm

Berisha flet për herë të parë për humbjen e Trump, kreu i PD-së jep analizën e tij

‘E kam shoqe shefen e SHISH!’ Detaje nga dosja ‘Agasi’, zbulohen kontakte me 2 izraelitë

Hoxha takim me Presidentin e Senatit të Rumanisë: Forcim i bashkëpunimit institucional

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rritet me 4,6 milionë lekë buxheti për KLP, Bogdani: Nevojiten fonde shtesë për blerjen e tre automjeteve
Next Article Shiroka Pula pret në takim ministrin e jashtëm zviceran, Ignazio Cassis
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Trafik ndërkombëtar kokaine, mbi 14 milionë euro të pastruara dhe të transferuara në Shqipëri me flori
Bota
Alarme për bomba në 19 avionë në Evropë, sa të sigurtë e kemi ne hapësirën ajrore?
Maqedoni TOP LAJM
Millatoviq: Duam që Mali i Zi dhe Serbia të kenë marrëdhënie si ato mes Çekisë dhe Sllovakisë
Bota
Hykmete Bajrami: Do të jem kandidate për kryetare të LDK-së
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?