By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rritet me 4,6 milionë lekë buxheti për KLP, Bogdani: Nevojiten fonde shtesë për blerjen e tre automjeteve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Rritet me 4,6 milionë lekë buxheti për KLP, Bogdani: Nevojiten fonde shtesë për blerjen e tre automjeteve
Shqipëri

Rritet me 4,6 milionë lekë buxheti për KLP, Bogdani: Nevojiten fonde shtesë për blerjen e tre automjeteve

admin
Last updated: 05/11/2026 11:43
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 5 nëntor, argument.mk/ – Buxheti i Këshillit të Lartë të Prokurorisë për vitin 2027 parashikon një fond të përgjithshëm prej 235,14 milionë lekësh, duke shënuar një rritje prej 4,64 milionë lekësh krahasuar me këtë vit.

Aktualisht për vitin 2026, KLP ka një buxhet prej 230,5 milionë lekë. Nga buxheti për vitin 2027, 232 milionë lekë janë shpenzime korrente dhe 2,5 milionë lekë janë investime me financim të brendshëm.

E ftuar në komisonin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, kryetarja e KLP-së Mirela Bogdani solli në vëmendje nevojat buxhetore të institucionit që drejton për vitin e ardhshëm.

Sipas saj, në këto fonde mbeten ende të pambuluara detyrimet ligjore dhe gjyqësore që ka institucioni për përmbushjen e cilave kërkohet mbështetje financiare shtesë.

Një prej këtyre zërave, sipas Bogdanit, është subvencionimin e interesave të kredive për magjistratët.

Bogdani kërkoi po ashtu një shtesë fondesh për blerjen e tre automjeteve të reja.

“Është kërkuar dhe një fond shtesë shumë modest për blerjen e një programi kontabiliteti, i cili deri tani nuk ka ekzistuar në zyrën e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ndërkohë që rezulton që kërkesa për sistemin e menaxhimit financiar është reflektuar plotësisht, ndërsa financimi për rinovimin e flotës së automjeteve nuk është përfshirë”, u shpreh Bogdani.

Një tjetër kërkesë e paraqitur nga Bogdani në komsionin e Ligjeve ishte edhe shtimi i fondeve lidhur me digjitalizimin e brendshëm të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

“Jemi përpjekur që të hartojmë termat e referencës për një sistem të brendshëm të dokumentave. Ndoshta në një moment tjetër mund të vijmë me një produkt më të strukturuar dhe me fonde limit më të qarta për ta përmbushur këtë kërkesë”, shtoi ajo.

Sipas saj, digjitalizimi do të ndihmonte në rritjen e eficiencës të veprimtarisë së punës së KLP-së, por edhe në rritjen e numrit të vlerësimeve që është një nga kriteret kryesore për integrimin europian.

You Might Also Like

Nis rikonstruksioni i banesës së familjes së Fatjonit 10-vjeçar në Korçë

Resortet miks, qeveria vendos kufirin! 40% e ndërtimeve mund të përdoren për banim, pjesa tjetër për turizëm

Berisha flet për herë të parë për humbjen e Trump, kreu i PD-së jep analizën e tij

‘E kam shoqe shefen e SHISH!’ Detaje nga dosja ‘Agasi’, zbulohen kontakte me 2 izraelitë

Hoxha takim me Presidentin e Senatit të Rumanisë: Forcim i bashkëpunimit institucional

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Babai i Deharit flet për “manipulime” të rastit të Astritit: Pushteti i atëhershëm bëri përpjekje që rastin ta paraqiste si vetëvrasje
Next Article Malaj: Të ardhurat buxhetore për vitin 2027 parashikohen në 907,9 miliardë lekë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Trafik ndërkombëtar kokaine, mbi 14 milionë euro të pastruara dhe të transferuara në Shqipëri me flori
Bota
Alarme për bomba në 19 avionë në Evropë, sa të sigurtë e kemi ne hapësirën ajrore?
Maqedoni TOP LAJM
Millatoviq: Duam që Mali i Zi dhe Serbia të kenë marrëdhënie si ato mes Çekisë dhe Sllovakisë
Bota
Hykmete Bajrami: Do të jem kandidate për kryetare të LDK-së
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?