By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Manastirliu: Teknologjia, mjet për të parandaluar dhunën dhe për të fuqizuar sistemet mbrojtëse
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Manastirliu: Teknologjia, mjet për të parandaluar dhunën dhe për të fuqizuar sistemet mbrojtëse
Shqipëri

Manastirliu: Teknologjia, mjet për të parandaluar dhunën dhe për të fuqizuar sistemet mbrojtëse

admin
Last updated: 04/12/2024 16:27
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu mori pjesë sot në tryezën e hapur “Dhuna me Bazë Gjinore në Hapësirën Digjitale” si pjesë e nismës globale të “16 Ditëve të Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore” të organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë.

Në këtë tryezë ministrja Manastirliu, ndau mesazhin e saj lidhur me rëndësinë e teknologjisë si një mjet për të parandaluar dhunën dhe për të fuqizuar sistemet mbrojtëse.

“Teknologjia nuk është armiku dhe në fakt, nuk do të jetë as problemi për sa kohë jetojmë në epokën e digjitalizimit dhe po ecim me hapa të shpejtë edhe në Shqipëri, si në aksesin ndaj platformave online, ashtu edhe në ofrimin e shërbimeve digjitale. Sigurisht, jemi të kërcënuar nga rreziqet që teknologjia sjell, por ne duhet ta shfrytëzojmë atë si një aleat për të fuqizuar mekanizmat e parandalimit të dhunës,” u shpreh ministrja.

Ministrja Manastirliu u ndal dhe ne punën e vazhdueshme që po bëhet për të integruar edukimin qytetar, digjital, mediatik dhe ligjor në sistemin arsimor.

“Dua të ndalem tek puna që Ministria e Arsimit dhe Sportit ka bërë për adresimin e këtyre aspekteve në kurrikulën e re, të cilën tashmë e kemi finalizuar. Kultura digjitale duhet të fillojë të ndërtohet që në vitet e para të edukimit. Ne kemi përfshirë edukimin digjital që në klasën e parë, duke nisur një qasje moderne në arsimin tonë”, tha Manastirliu.

Në tryezë u diskutua gjithashtu rëndësia e rolit të mësuesve, psikologëve, punonjësve socialë dhe oficerëve të sigurisë në shkolla.

“Trajnimi i vazhdueshëm i këtyre profesionistëve është thelbësor për të adresuar çështjet e ndërgjegjësimit dhe për të fuqizuar mekanizmat e parandalimit. Kemi sot instrumente të rinj brenda shkollës, si mësues koordinatorë, shërbime sociale dhe shëndetësore, të cilat na japin siguri për fëmijët tanë. Janë evidentuar 2,030 raste të parandaluara për vitet 2023-2024 si raste dhune, ku 95% e tyre janë raportuar tek prindërit, punonjësi social, psikologu, oficeri i sigurisë në shkollë, policia e shtetit apo strukturat e tjera të mbrojtjes së fëmijëve”, tha Manastirliu.

Ministrja Manastirliu theksoi rëndësinë e bashkëpunimit midis institucioneve, shkollave dhe prindërve për të garantuar një hapësirë digjitale të sigurt për të rinjtë dhe për të ndërtuar një kulturë të fortë të ndërgjegjësimit dhe sigurisë duke u ndalur te turi i konsultimeve që MAS ka nisur me komunitetet e prindërve në të gjithë Shqipërinë.

“Ne kemi nisur një dialog të hapur me prindërit në të gjitha shkollat e vendit. Deri tani janë organizuar 170 konsultime, ku kanë marrë pjesë mbi 5 mijë prindër. Shumica e tyre janë dakord për mbylljen e platformës TikTok, e cila në shumicën e rasteve promovon sjellje të pahijshme dhe modele të këqija që nxisin dhunën”, përfundoi ajo.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

‘Territorialja’/ Ngrihet Komisioni i Posaçëm – Si ndahen vendet mes PS-PD dhe partive të tjera?

“Do nisim protestat”/ Berisha: Vendimi për shkak të raportit të ODIHR, u faktua farsa

PD kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj deputetëve të opozitës

“Në të ardhmen udhëtim nga Zvicra në Shqipëri me tren”/ Balluku në Bernë, takim me homologun zviceran

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Vengu: Themelimi 112 vjet më parë i Forcave të Armatosura, akt pavarësie
Next Article Alibeaj kërkon shtyrjen e projektligjit “Për mbrojtjen e të dhënave personale” për legjislaturën tjetër: Mos të përdoret si kamxhik për biznesin

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?