By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Alibeaj kërkon shtyrjen e projektligjit “Për mbrojtjen e të dhënave personale” për legjislaturën tjetër: Mos të përdoret si kamxhik për biznesin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Alibeaj kërkon shtyrjen e projektligjit “Për mbrojtjen e të dhënave personale” për legjislaturën tjetër: Mos të përdoret si kamxhik për biznesin
Shqipëri

Alibeaj kërkon shtyrjen e projektligjit “Për mbrojtjen e të dhënave personale” për legjislaturën tjetër: Mos të përdoret si kamxhik për biznesin

admin
Last updated: 04/12/2024 16:28
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Deputeti i opozitës Enkeljed Alibeaj në Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, ku u diskutua projektligji për “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, kërkoi që ky projektligj të shtyhet për legjislaturën e ardhshme.

Sipas Alibeajt, ka pasur një dështim në procesin e konsultimeve, ndërkohë që ky projektligj vendos shumë kurthe për biznesin.

“Nuk është e vërtetë që është konsultuar. Po ndodh një seancë konsultimi me organizatat e biznesit shqiptar. Ata që janë përdoruesit më të shumtë dhe sensitive të këtij projektligji janë organizatat e bizneset. Ky projektligj ka dalë për konsultim për herë të parë në korrik 2022. Askush nuk është kujtuar më për të.

Më 16 tetor, të këtij viti janë njoftuar se Këshilli i Ministrave ka miratuar projektligjin. Organizatat e biznesit dhe shoqëria civile kanë kërkuar të konsultohen realisht me përmbajtjen e këtij projektligji, pasi e ndjejnë se është një projektligj shumë i rëndësishëm dhe vendos shumë kurthe për biznesin, kërkuan që ky projektligj mos të miratohet në këtë sesion. Ka një dështim tek procesi i konsultimit dhe ata janë organizata bizneseve që duan jo vetëm ta studiojnë, konsultojnë por edhe të sugjerojnë”, tha Alibeaj.

Alibeaj tha ky projektligj ka vendosur ndoshta rekordin më të zi në raportet midis shtetit dhe biznesit.

“Ka vendosur që gjobat eventuale që i vendosen biznesit nga autoritetet shkojnë deri në rangun e 20 milionë eurove. Ky projektligj parashikon kurrë më parë në këtë dynja gjoba 20 milionë euro për biznesin, për çfarë, për “mbrojtjen e të dhënave personale””, tha Alibeaj.

Alibeaj tha se me këtë projektligj, me këto gjoba komuniteti i biznesit futet nën darën e shantazhit të qeverisë.

“Kërkonin që të miratohet legjislaturën tjetër. Është e udhës që për një çështje kaq të rëndësishme ky parlament do të duhet ta ketë dinjitetin politik që këtë projektligj kaq të rëndësishëm ta spostojë për legjislaturën e ardhme. Do të garantonte që mos të përdorej si kamxhik shtesë ndaj biznesit”, tha Alibeaj.

Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi tha po ashtu se ligji është një instrument në dorë të qeverisë.

“Nuk mund të shqyrtojmë një ligj që është me regresiv se ligji që është sot në fuqi. Këtu nuk ka pasur asnjë masë duhet të mbahet përgjegjësi. Ky ligj është një instrument shtesë në dorën tuaj”, tha Çupi.

Nga ana tjetër deputetja socialiste, Ermonela Felaj tha se “kërkesa për ta kaluar në një sesion tjetër parlamentar është e pabazuar dhe e pambështetur.

Ndërsa kryetarja e komisionit Klotilda Bushka shtoi “Kuvendi në tërësi po bën konsultime, nuk e vendosim ne të tërhiqet projektligji, ne vendosim e miratojmë ose jo në këtë fazë që jemi”.

You Might Also Like

Puna ka ende gjini në Shqipëri, gratë mbajnë barrën e ekonomisë informale

Ministri Nufi në Departamentin e Shtetit: Forcojmë bashkëpunimin Shqipëri-SHBA në mbrojtje

Doganat, masa për sezonin veror, lehtësi për kalimin e qytetarëve dhe të mallrave

Mbeti e plagosur nga përplasja e dy automjeteve në aksin Lin-Pogradec, ndërron jetë pasagjerja

Anembanë botës, nga Europa në SHBA e Kanada! Protestat masive të shqiptarëve pushtojnë kryeqytetet kryesore: Rama jep dorëheqjen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Manastirliu: Teknologjia, mjet për të parandaluar dhunën dhe për të fuqizuar sistemet mbrojtëse
Next Article Projektligji “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, Karameta: Përafrim me legjislacionin e BE-së

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota
Puna ka ende gjini në Shqipëri, gratë mbajnë barrën e ekonomisë informale
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?