By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Vengu: Themelimi 112 vjet më parë i Forcave të Armatosura, akt pavarësie
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Vengu: Themelimi 112 vjet më parë i Forcave të Armatosura, akt pavarësie
Shqipëri

Vengu: Themelimi 112 vjet më parë i Forcave të Armatosura, akt pavarësie

admin
Last updated: 04/12/2024 16:26
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Forcat e Armatosura shënojnë sot 112-vjetorin e themelimit.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu në ceremoninë e mbajtur me këtë rast, u shpreh se, “vendimi i qeverisë së Vlorës vetëm 6 ditë pas shpalljes së Pavarësisë për themelimin e Ministrisë së Luftës dhe Ushtrisë Kombëtare Shqiptare më 4 dhjetor 1912, nuk ishte vetëm një akt administrativ”.

“Etërit themelues të Shqipërisë moderne përcaktuan mbrojtjen dhe sigurinë si një çështje me rëndësi jetike për shtetin e sapoformuar sepse nuk mund të ketë pavarësi pa vetëmbrojtje dhe nuk mund të ketë shtetndërtim pa siguruar kushtet e vazhdimësisë”, tha Vengu.

“Në këtë kuptim, – theksoi Vengu, – themelimi i FA ishte një akt pavarësie, të cilit i bashkëngjitej dhe misioni i sovranitetit.”

“Në fund të fundit, qoftë Nëntori i Parë në Krujë, Nëntori i Dytë në Vlorë, apo edhe Çlirimi i Kosovës kanë qenë momente kur misioni gjente forcën dhe koalicionin e veprimit”, tha Vengu.

Prandaj, shtoi ai, “ne bashkohemi sot në nderim dhe mirënjohje ndaj kontributit të gjithë atyre, të cilët hodhën themelet dhe hapën rrugën për krijimin e ushtrisë moderne shqiptare duke sakrifikuar gjithçka ndër breza që shqiptarët sot të jetojnë të lirë”.

“Teksa përkujtojmë këto ditë 80-vjetorin e Çlirimit tonë vlen të nderojmë gjestin e rinisë shqiptare, të atij brezi bijsh të Pavarësisë dhe nipërish të Lidhjes së Prizrenit, të cilët sikundër bashkëmoshatarët e tyre në mbarë Evropën i thanë jo nazifashizmit, duke ringjizur misionin e sovranitetit me aspiratën e një shoqërie më të mirë”, tha Vengu.

Sot, nënvizoi ministri, “112 vite pas aktit të themelimit, 80 vite pas aktit të rezistencës, 15 vite pas aktit të konfirmimit të vokacionit tonë euroatlantik, teksa gëzojmë të gjithë së bashku të mirat e sigurisë kolektive që ofron aleanca më e suksesshme në historinë moderne ne ndërkohë përballemi me kërcënime të reja, të cilat nuk janë vetëm në horizont por përbëjnë gjithnjë  më shumë elementë të prekshëm në ditët e këtij rajoni, i cili po ndjen shpesh e më shpesh presione të gjithanshme nga faktorë keqdashës”.

“Sot përulemi me respektin më të madh përpara ushtarakëve që dhanë jetën në krye të detyrës në misionet tona paqeruajtëse dhe veçanërisht në Afganistan dhe Letoni, si dhe i shprehim mirënjohjen më të veçantë familjarëve të tyre”, tha Vengu.

Më pas u zhvillua parakalimi ceremonial i togës ceremoniale dhe orkestrës frymore të Forcave të Armatosura.

Më 4 dhjetor 1912, vetëm 6 ditë pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, u krijua Ushtria Kombëtare. Për herë të parë në historinë shekullore të vendit u krijua Ministria e Mbrojtjes Kombëtare (Ministria e Luftës) e drejtuar nga Mehmet Dralla (Tetova) dhe Shtabi i Përgjithshëm i drejtuar nga major Ali Shefqet Shkupi.

Strukturat kryesore përbërëse të saj ishin forcat aktive, forcat rezervë, ato vullnetare si edhe Xhandarmëria me 12 000 personel gjithsej.

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Bardhi: Të kryhet hetim i plotë parlamentar për aferën e Portit të Durrësit
Next Article Manastirliu: Teknologjia, mjet për të parandaluar dhunën dhe për të fuqizuar sistemet mbrojtëse

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?