Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu iu përgjigj drejtpërdrejtë ndaj gjuhës fyese të përdorur nga deputetja Ina Zhupa, ndaj deputetit Erion Braçe seancën e shkuar , duke theksuar se “u ngrite në foltore për të folur për bullizmin dhe tregove që je bulliste. U ngrite me demek që të flisje për problemet e qytetarëve dhe tregove që njeriu më në hall je ti , në hall për një karrige”.
Në fjalën e saj në interpelancën e kërkuar nga opozita lidhur me vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani, muajin që kaloi jashtë ambienteve të shkollës “Fan Noli” në Tiranë këtë ngjarje, Manastirliu tha se “dua të përsëris edhe njëherë qëndrimin që kam mbajtur që ditën e parë vetëm pak minuta pas asaj ngjarje fatkeqe që na tronditur të gjithë. Duke iu përgjigjur edhe gënjeshtrës tuaj publike që nuk kam reaguar. Kam folur që në momentin e parë nga kjo foltore dhe në të njëjtën ditë përmes reagimit zyrtar të institucionit që unë drejtoj dhe qëndrimin tim pas ngjarjes tragjike”.
“E kam thënë dhe po e përsëris dhe është ky. Gjuha e urrejtjes, fyerja kanosje me fjalë janë shembulli më i keq që i japim fëmijëve nga kjo sallë, janë shërbimi më i keq që mund t’i bëjmë fëmijëve prindërve dhe qytetarëve. Ju zonjë deputete nuk vonuat ta jepnit shembullin tuaj të keq nga kjo foltore siç keni bërë shumë herë .e bëre edhe ne seancën e kaluar në nisje të interpelancës urgjente që e kërkuat vetë dhe çfarë bëtë fyeve rëndë një koleg të nderuar të këtij Kuvendi”, nënvizoi Manastirliu.
Por, vijoi Manastirliu, nuk të drejtohem si ministre e Arsimit, por të drejtohem si grua , si nënë , si qytetare.
“Ajo që tregove ishte se interesi yt nuk ishte të merrje informacion mbi ngjarjen e ndodhur, ajo që tregove ishte se interesi yt nuk ishte të flisje për masat që kemi marrë për sigurinë në shkolla dhe për atë që ne kemi bërë dhe do të bëjmë. Interesi yt nuk ishte të jepje sadopak kontribut që problemet të gjejnë zgjidhje. Ti kishe kërkuar interpelancë urgjente dhe përdore gjuhë fyese. Kishe kërkuar një interpelance urgjente dhe u tregove fëmijëve në të gjithë Shqipërinë se me çfarë gjuhe të papranueshme u drejtohesh ti fëmijëve andej nga anët e tua. Jam e bindur se qytetarëve nga anët e tua u ka ardhur turp që kanë të dëgjuar . Jam e sigurt se prindërve të fëmijëve tanë në këtë vend u ka ardhur turp kur të kanë dëgjuar, se mësuesve që edukojnë fëmijët tanë u ka ardhur turp për atë që kanë dëgjuar. U ngrite në foltore për të folur për problemin dhe u bërë vetë problemi”, theksoi Manastirliu.
Ministrja Manastirliu u shpreh se “nuk do isha marrë fare por duke qenë se po flasim për edukimin është e nevojshme të të vija një pasqyrë përpara për nivelin e retorikës që ke sjellë në këtë sallë se shembulli që përcillet nga kjo sallë lidhet direkt me edukimin e fëmijëve”.
“Do ta vlerësoja maksimalisht nëse edukimi juaj do të ishte i sinqertë për atë ngjarje që na ka preku të gjithëve fëmijë, prindër mësues, nxënës, komunitet pa përjashtim të gjithë”, tha Manastirliu.
