By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Pampuri në Parlamentin Europian: Integrimi në BE kërkon luftë reale kundër korrupsionit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Pampuri në Parlamentin Europian: Integrimi në BE kërkon luftë reale kundër korrupsionit
Shqipëri

Pampuri në Parlamentin Europian: Integrimi në BE kërkon luftë reale kundër korrupsionit

admin
Last updated: 12/12/2024 11:31
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Deputetja e Demokratëve Euroatlantikë, Oriola Pampuri, ka ndarë detaje nga vizita e saj në Parlamentin Europian, e ftuar nga Institutit George C. Marshall, i Qendrës së Studimeve Europiane për Sigurinë.

Gjatë takimeve në Parlamentin Europian, u diskutua për rëndësinë e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, fuqizimin e grave në politikë dhe rolin e Parlamentit Europian në procesin e integrimit në Bashkimin Europian.

Pampuri theksoi se procesi i integrimit nuk mund të ketë sukses pa një betejë reale kundër korrupsionit dhe pa ndëshkimin e atyre që minojnë institucionet. Ajo nënvizoi se vetëm pastrimi i politikës nga të korruptuarit do të çojë Shqipërinë drejt familjes europiane.

Pampuri në një postim në rrjetet sociale sqaroi se gjatë vizitë në Parlamentin Europianë u takua me Hannah Neumann anëtare e nënkomisionit për siguri dhe mbrojtje, dhe anëtare e komisionit të jashtëm; Marta Temido Nënkryetare e komisionit për të drejtat e njeriut, anëtare e komisionit të jashtëm; Ilhan Kyuchyuk, kryetar i komisionit të ligjeve, anëtar i komisionit të jashtëm; Davor Ivo Stier, anëtar i komisionit të jashtëm, kryetar i delegacionit për marrëdhëniet me Bosnjë Hercegovinën dhe Kosovën; Zeljana Zovko, anëtare e nënkomisionit për sigurinë dhe mbrojtjen, anëtare e komisionit të jashtëm, anëtare e delegacionit për marrëdhëniet me SHBA, anëtare e delegacionit për marrëdhëniet me Bosnjë-Hercegovinen dhe Kosovën; Lukas Mandl, anëtar i komisionit për Zhvillimin.

“Gjatë takimeve diskutuam mbi rëndësinë e luftës ndaj korrupsionit dhe krimit te organizuar, mbi fuqizimin dhe mbështetjen e gruas ne politikë si dhe mbi rolin e Parlamentit Europian ne Procesin e Integrimit ne EU. Nuk mund të ketë sukses procesi i integrimit pa betejë reale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Fundi i pandëshkueshme dhe pastrimi i politikës nga të korruptuarit është hapi real, i vërtetë dhe i suksesshëm për tu bërë pjesë e familjes se madhe europian”, përfundon Pampuri.

You Might Also Like

Aksident përballë Ministrisë së Jashtme në Tiranë

Protestuesit mblidhen te Kuvendi, vezë me emrat e deputetëve dhe bllokim rrugësh

Shqipëria kryeson Ballkanin Perëndimor në Indeksin e Performancës Mjedisore 2026

Kryeministri Edi Rama: Dyfishohet mbështetja ekonomike për këtë kategori qytetarësh

Berisha: Mazhoranca mbylli reformën territoriale, vazhdon shpopullimi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Balla: Kryeministri nuk ka detyrim të vijë në interpelancë për të sqaruar një shpifje
Next Article Manastirliu – Zhupës: Gjuha e urrejtjes shembulli më i keq për fëmijët, je në hall për një karrige

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?