By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Manja: Burgu i Grave të Tiranës do transferohet në Pogradec
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Manja: Burgu i Grave të Tiranës do transferohet në Pogradec
Shqipëri

Manja: Burgu i Grave të Tiranës do transferohet në Pogradec

admin
Last updated: 08/03/2024 14:39
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka deklaruar se burgu i grave të Tiranës do të transferohet në Pogradec.

Ministri Manja deklaroi se ky vendim është marrë për shkak se sipas tij godina aktuale në zonën e Ali Demit ka pallate për rreth dhe nuk ka privatësi.

“Është e rrethuar me pallate, e gjithë zona këtu është zonë rezidenciale”, u shpreh Manja nga burgu i grave, duke shtuar se nuk ofron kushtet e duhura për trajtimin e grave.

Ministri i Drejtësisë deklaroi se brenda marsit godina e re në Pogradec do të përfundojë mobilimin e brendshëm dhe pas miratimit të aministisë do të merret vendimi për zhvendosjen e transferimin e burgut të grave të Tiranës.

“Është e rrethuar me pallate, e gjithë zona këtu është zonë rezidenciale. Dikur ka qenë i veçuar nuk ka patur ndërtime, por për shkak të zhvillimeve demografike, e dini që Tirana është zgjeruar në të katërt anët e saj. Ky institucion ofron standarde dhe kushte për trajtimin e grave, jo në parametrat që do të duhet të ishin. Sa i përket trajtimit të posaçëm dhe privatësisë që ku institucion që duhet të ketë, sigurisht ky vend tashmë do të duhet të zhvendoset.

Kushtet nuk janë të pabanueshme, as të vështira, aty janë zonjat, janë kushte optimale por jo aty ku duhet të jetë. Kur flasim për mundësinë e lëvizjes nga ky institucion i referohem një standardi që ka të bëjë me privatësinë.

Është diskutuar zhvendosja në Pogradec, ai institucion është drejt përfundimit të mobilimit dhe e kemi marrë në dorëzim brenda marsit përfundon me çelësa në dorë mobilimi i brendshëm. Kemi marrë edhe vlerësim të avokates se popullit në lidhje me standardet e atij institucioni, dhe besoj shpejt do të kemi një vendimmarrje për transferimin, Por do të jetë pasi të bëhet amnistia. Këtë institucionin këtu, pas transferimit të grave, do të jetë i joni, ligji na kërkon të kemi një burg të hapur.

Çdo i dënuar që i ka ngelur 6 muaj përpara se të bashkohet me familjen do ti krijohet mundësia të ketë burg të hapur, ditën të shkojë në punë dhe në darkë të kthehet në institucion. Do të jetë i joni dhe do të shërbejë për këtë qëllim. Jemi në konsultim me drejtorinë e burgjeve dhe ekspertët për ti dhënë zgjidhje gjithë sistemit, Do të miratojmë shumë shpejt masterplanin e zhvillimit të institucioneve në Shqipëri deri në vitin 2030. Burgjet e trashëguara nga koha e komunizmit duhet gradualisht të mbyllen”, tha Ulsi Manja.

You Might Also Like

Spahia: PD, kërkesë për mocion me debat për situatën në shërbimin Onkologjik

Bashari: Gjatë 2024-ës iu nënshtruan kontrollit të deklarimit të pasurive 817 subjekte

Balla: PD të distancohet nga ata që kërcënojnë gjyqtarët e prokurorët te dera e SPAK

Vendimi i Kushtetueses, Celibashi: Pezulluam çdo veprim për zgjedhjet në Tiranë, vijojnë përgatitjet për 5 bashkitë e tjera

Konferenca e Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, Vengu: Shqipëria, rritje të investimeve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Shqipëria kalon në fazën post monitorim, Gjylameti: Vlerësim maksimal për reformën në drejtësi
Next Article Çuçi-Bardhi, negociata për krizën, diskutohen komisionet hetimore dhe bashkëkryesimi i reformës zgjedhore

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?