By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shqipëria kalon në fazën post monitorim, Gjylameti: Vlerësim maksimal për reformën në drejtësi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Shqipëria kalon në fazën post monitorim, Gjylameti: Vlerësim maksimal për reformën në drejtësi
Shqipëri

Shqipëria kalon në fazën post monitorim, Gjylameti: Vlerësim maksimal për reformën në drejtësi

admin
Last updated: 08/03/2024 14:39
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Deputetja socialiste Blerina Gjylameti ka vlerësuar vendimin e Komitetit të Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për të kaluar Shqipërinë në fazën tjetër të ecurisë së reformave, atë të post-monitorimit.

Gjylameti tha se ky vlerësim ishte fryt i reformave të bëra deri më tani në formimin e shtetit të së drejtës dhe demokracisë.

“E nderuar të merrja pjesë në punimet e Komitetit të Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në 5 mars 2024 në Paris, ku në agjendë ishte diskutimi për raportin e Asamblesë Parlamentare mbi zbatimin e angazhimeve të Shqipërisë si vend anëtar i Këshillit të Evropës, angazhime të cilat Shqipëria i ka marrë që kur është anëtarësuar në këtë Organizatë, në Korrik 1995.

Pas një pune intensive një-vjeçare në koordinim të ngushtë me Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, gjatë të cilit kemi paraqitur të gjitha reformat e ndërmarra në 10 vitet e fundit nga Shqipëria nën drejtimin e Kryeministrit Edi Rama, më në fund i gjithë mundi, sakrificat dhe këmbëngulja për të ndërtuar një shtet të ligjor dhe për një jetë sa më të mirë për qytetarët tanë, kjo ditë bëhet një ditë e shënuar, një gur kilometrik që certifikon arritjet e merituara të Shqipërisë

Vlerësim maksimal për reformën në drejtësi, luftën e pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, vëmendjen e shtuar të qeverisë në avancimin dhe konsolidimin e të drejtave të njeriut, vëmendje dhe kujdes më të madh për minoritetet, me ligjin që kemi miratuar në vitin 2017, dalja nga lista gri e MONEYVAL së fundmi në tetor 2023, progresi dhe stabiliteti ekonomik, vëmendje më e madhe ndaj grave, fëmijëve dhe grupeve të margjinalizuara dhe shumë vlerësime të tjera, janë indikatorët që sollën mbështetjen unanime të të gjithë anëtarëve të Komitetit të Monitorimit të Asamblesë Parlamentare për të mbyllur më në fund pas 29 vjetësh anëtarësim në Këshillin e Evropës, procesin e Monitorimit të plotë të Shqipërisë dhe kalimin e saj në Post-Monitorim”, tha Gjylameti.

Për Gjylametin “ky vlerësim është një tjetër meritë që vijon t’i shtohet çdo ditë meritave që merr Shqipëria nga organizata serioze ndërkombëtare”, ndërsa shton se ky hap sjell “angazhim të shtuar për të vijuar me këmbëngulje rrugën për ta bërë jetën e qytetarëve tanë më të mirë dhe Shqipërinë më të nderuar, ashtu siç ajo e meriton”.

You Might Also Like

Meksi: Demokracia matet nga shembulli që jepet kur pushteti vihet në provë

Porti i ri tregtar në Porto Romano, SPAK sekuestroi dosjen e tenderit me vlerë 400 milionë euro

Nesër protesta e opozitës, Ambasada Amerikane u bën thirrje qytetarëve të saj: Qëndroni vigjilentë

Ermal Hasimja rendit 11 arsye: Rama nuk është aq i fortë sa duket. 83 mandatet janë iluzion

Vendimet e Këshillit të Ministrave: Rritje pagash për mësuesit e ushtarakët dhe emërime të reja

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Alibeaj: PS të sqarojë nëse ka negociata sekrete me grupin Berisha për të bërë pazar për Reformën Zgjedhore
Next Article Manja: Burgu i Grave të Tiranës do transferohet në Pogradec

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ka 2,5 milionë lëndë aktive te përmbaruesit
Maqedoni
Bill Clinton dëshmon para Kongresit: Nuk pashë asgjë të gabuar në takimet me Epstein
Bota
Meksi: Demokracia matet nga shembulli që jepet kur pushteti vihet në provë
Shqipëri
Babai i Selin bën reagimin e papritur, çfarë shkruhej në dron: Gimbo dhe Greta…
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?