By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Marrëveshja për shërbimin shëndetësor, Rama: QSUT-ja do të kthehet si pikë referimi për Ballkanin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Marrëveshja për shërbimin shëndetësor, Rama: QSUT-ja do të kthehet si pikë referimi për Ballkanin
Shqipëri

Marrëveshja për shërbimin shëndetësor, Rama: QSUT-ja do të kthehet si pikë referimi për Ballkanin

admin
Last updated: 28/04/2025 13:56
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Nënshkruhet në Tiranë marrëveshja për shërbimin shëndetësor shqiptar, mes QSUT dhe Universitetin e Mjekësisë, që do të hyjnë në një partneritet strategjik me qendrën spitalore universitare të ekselencës europiane “San Raffaele” dhe universitetin përkatës “Vita- Salute San Raffaele”.

Kjo marrëveshje u shpreh Rama synon ta kthejë QSUT në pjesë integrale të eksperiencës e praktikës së tyre, duke u bërë ofrues të një niveli europian kujdesi dhe edukimi mjekësor.

Gjatë fjalës së tij, Edi Rama u shpreh se synimi është që QSUT-ja të kthehet në pikë referimi për të gjithë Ballkanin Perëndimor.

“Besoj që ky është një moment historik për shëndetësinë tonë. Është një moment historik për Qendrën Spitalore universitare “Nënë Tereza”, por është një moment historik edhe për vetë Shqipërinë.

Sepse sot ne hapim një faqe krejt të re në një rrugë ,që siç e përshkroi ministrja ka qenë gjatë, ka qenë jo e lehtë dhe kishte një pikënisje që të thuash dëshpëruese është pak, në një situatë dhe sistem shëndetësor ku e vetmja vlerë e padyshimtë ishte vlera e profesionisteve të sistemit, e mjekëve, e infermiereve e që në kushte skandaloze luftonin për të mbrojtur jetë dhe për të shpëtuar jetë dhe në ndërkohë as nuk mendonin më dot se një ditë kushtet do të bëheshin ato që janë sot.

Por, përsëri ne jemi shumë më ambiciozë sesa kaq. Nuk jemi absolutisht të kënaqur me çfarë kemi arritur, duam të shkojmë më tutje dhe ambicia është ta bëjmë këtë qendër spitalore pikën e referimit për të gjithë Ballkanin dhe ta kthejmë në një qendër ekselencë mes qendrave të ekselencës në Europë.

Kjo është plotësisht e mundur dhe unë dua ta përsëris këtu diçka, që e thashë edhe kur bëmë takimin me përfaqësuesit e spitalit SHEBA në Izrael që nga grupi ekspertëve të San Donados që ka ardhur këtu, kanë vizituar çdo cep të qendrës spitalore, kanë folur me shefat e pavijoneve, kanë folur me mjekë.

Përshtypja për personelin është vërtetë e jashtëzakonshme. Dhe njësoj si edhe ata më parë, edhe nga miqtë tanë të San Donados, ne kemi dëgjuar fjalët më të mira për ju, për mjekët, infermierët, për personelin e qendrës dhe kjo është baza e besimit të tyre, e besimit tonë, që ne mund ta transformojmë qendrën në një qendër ekselence për kujdesin shëndetësor, për të gjithë Ballkanin.

Por paralelisht me qendrën, ne duam të transformojmë edhe Universitetin e Mjekësisë dhe dua ta theksoj që në të dyja këto bashkëpunime, që në fakt janë pjesë e të njëjtës marrëveshje, synimi nuk është thjeshtë që të kemi një partner më shumë, ndër shumë partner që kemi.

Synimi nuk është që të kemi një konsulent më shumë, ndër shumë konsulentë që kemi apo që të bëjmë një binjakëzim më shumë ndër shumë binjakëzime që kemi.

Synimi është që të deri në 2030-ën, nga njëra anë, qendra spitalore universitare të pësojë ekzaktsisht atë transformim që grupi i San Raffaele ka sjellë në Poloni, duke u përfshirë drejtpërdrejt në të gjitha proceset, duke u përfshirë drejtpërdrejtë në menaxhimin e qendrës, duke u përfshirë drejtpërdrejt në organizimin e gjithë jetës së përditshme të qendrës, duke u përfshirë drejtpërdrejt në të gjitha proceset dhe duke bashkuar në kuptimin e vërtetë të fjalës, profesionistët e të dy anëve të San Raffaele dhe të QSUT-së.”, tha Rama./abcnews.al

You Might Also Like

Spahia: PD, kërkesë për mocion me debat për situatën në shërbimin Onkologjik

Bashari: Gjatë 2024-ës iu nënshtruan kontrollit të deklarimit të pasurive 817 subjekte

Balla: PD të distancohet nga ata që kërcënojnë gjyqtarët e prokurorët te dera e SPAK

Vendimi i Kushtetueses, Celibashi: Pezulluam çdo veprim për zgjedhjet në Tiranë, vijojnë përgatitjet për 5 bashkitë e tjera

Konferenca e Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, Vengu: Shqipëria, rritje të investimeve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Pas sulmit, Kurti viziton zyrën e Postës në Zveçan: Ky vend nuk është i granatave dhe bombave – por i letrave e pusullave
Next Article Drejtoria e Doganave është e përkushtuar lartë në integrim të përshpejtuar në tregun e vetëm të BE-së – hapat e ndërmarrë janë njohur nga Komisioni Evropian

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?