By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Drejtoria e Doganave është e përkushtuar lartë në integrim të përshpejtuar në tregun e vetëm të BE-së – hapat e ndërmarrë janë njohur nga Komisioni Evropian
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Drejtoria e Doganave është e përkushtuar lartë në integrim të përshpejtuar në tregun e vetëm të BE-së – hapat e ndërmarrë janë njohur nga Komisioni Evropian
Maqedoni

Drejtoria e Doganave është e përkushtuar lartë në integrim të përshpejtuar në tregun e vetëm të BE-së – hapat e ndërmarrë janë njohur nga Komisioni Evropian

admin
Last updated: 28/04/2025 14:03
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 28 prill – Drejtoria e Doganave është tejet e përkushtuar për të zbatuar reformat kyçe që do të mundësojnë integrimin e përshpejtuar në tregun e vetëm të BE-së. Komisioni Evropian përgëzon zbatimin me sukses të fazës 5 të Sistemit të ri të tranzitit NCTS, si dhe ratifikimin e Protokolit për Eliminimin e Tregtisë së paligjshme të produkteve të duhanit. Në të njëjtën kohë, Komisioni Evropian përgëzoi rezultatet në fushën e parandalimit të mashtrimeve, ku Dogana ka treguar rezultate të jashtëzakonshme në muajt e fundit, me 102 kallëzime penale të ngritura vetëm në periudhën nga nëntori deri në fillim të prillit, që është më shumë se niveli i periudhës trevjeçare nga viti 2020 deri në vitin 2023 kur u regjistruan 85 kallëzime penale. Këto ishin pikat kryesore nga takimi i sotëm i 21-të i Nënkomitetit për Tregti, Industri, Doganë dhe Tatime në kuadër të Komitetit të Stabilizim-Asociimit midis Bashkimit Evropian dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Ne po çelim rrugën përmes legjislacionit të forcuar në përputhje me rregulloret e BE-së, një luftë të forcuar kundër korrupsionit me 119 hetime të brendshme të kryera vetëm në vitin 2024, një lufte të forcuar kundër mashtrimit doganor, me 410 raste të sekuestrimeve të regjistruara në vitin 2024, që përfaqëson një rritje prej 63 përqind krahasuar me vitin 2023, si dhe forcimin e sistemeve tona kombëtare doganore të IT-së, në përputhje me Kodin Doganor të Unionit”, tha Drejtori Boban Nikollovski.

Versioni i ri i sistemit për përpunimin e deklaratave të tranzitit – faza 5 e NCTS – është vënë gjithashtu në funksion, dhe ne tashmë po punojmë në fazën 6 në hap me BE-në. ,punojmë intensivisht për zbatimin e Sistemit kombëtar me një ndalesë me mbështetje të fortë nga BE-ja, po punojmë për zbatimin e sistemeve që synojnë përmirësimin e procedurave doganore – Sistemi i Regjistrimit të Operatorëve Ekonomikë dhe Identifikimit të Përdoruesve, si dhe për zhvillimin e një sistemi kontrolli dhe hetimi që do të jetë plotësisht i pajtueshëm me sistemin e analizës së riskut dhe përmirësimit të magazinës së të dhënave që po zbatohet me një grant nga Republika e Koresë.

Drejtori gjithashtu informoi se versioni i draftit të Ligjit të ri Doganor, i harmonizuar me Kodin Doganor të Unionit, është në fazën përfundimtare dhe pritet të miratohet deri në fund të vitit 2025.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Marrëveshja për shërbimin shëndetësor, Rama: QSUT-ja do të kthehet si pikë referimi për Ballkanin
Next Article Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?