By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Qeveria rrit taksat për biznesin/ Tatim më i lartë për fitimin dhe dividentin, shtohet numri i subjekteve që do paguajnë TVSH
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Qeveria rrit taksat për biznesin/ Tatim më i lartë për fitimin dhe dividentin, shtohet numri i subjekteve që do paguajnë TVSH
Shqipëri

Qeveria rrit taksat për biznesin/ Tatim më i lartë për fitimin dhe dividentin, shtohet numri i subjekteve që do paguajnë TVSH

admin
Last updated: 27/10/2026 14:34
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 27 tetor, argument.mk/ – Paketa fiskale 2027 rrezikon të shtojë presionin mbi bizneset duke rritur taksat mbi fitimin dhe dividendin ndërsa njëkohësisht zgjeron numrin e subjekteve që do të detyrohen të paguajnë TVSH.

Në një kohë kur sipërmarrjet përballen me kosto të larta, zhvlerësimin e euros dhe vështirësi në ruajtjen e konkurrueshmërisë, qeveria propozon rritjen e tatimfitimit nga 15% në 17% dhe pothuajse dyfishimin e tatimit mbi dividendin, nga 8% në 15%.

“Rritja e normës së tatimit mbi të ardhurat e korporatave nga 15% në 17% synon një shpërndarje më të balancuar të barrës tatimore, duke rritur kontributin e të ardhurave nga fitimi në raport me të ardhurat nga punësimi. Kjo masë vlerësohet të ketë një efekt pozitiv në të ardhurat buxhetore prej rreth 5 miliardë lekësh në vit.

Ndërsa në nenin 24, pika 3 (neni 2, pika 2 i projektligjit), shkronjat “a” (8% për dividendët) dhe “b” (15% për çdo zë tjetër të të ardhurave nga investimi) shkrihen në një dispozitë të vetme të unifikuar: “3. Të ardhurat nga investimi tatohen me normën 15%.”

Sipas përllogaritjeve të Ministrisë së Financave, vetëm këto dy ndryshime pritet t’i sjellin buxhetit të shtetit 8 miliardë lekë të ardhura shtesë në vit, ose rreth 85 milionë euro. Në anën tjetër kjo shumë përkthehet në një barrë më të lartë tatimore për bizneset duke pakësuar fitimin që u mbetet për investime, zgjerim të aktivitetit dhe krijim të vendeve të reja të punës.

Ndryshime edhe në skemën e tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH) për bizneset

Presioni fiskal shtohet edhe më tej me uljen e pragut të regjistrimit në skemën e TVSH-së. Por me paketën e re fiskale, qeveria propozon ndryshime edhe në skemën e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) për bizneset.

Teksa që nga janari i vitit 2021 bizneset me xhiro deri 10 milionë lekë në vit nuk kanë paguar TVSH një premtim nga qeveria që thuhej se do të zgjaste deri në 2029-ën, kjo e fundit bën një hap pas dhe vendos që ta ulë pragun nga 10 milionë në 5 milionë lekë në vit. Kjo do të thotë se nga viti i ardhshëm të gjitha bizneset me xhiro mbi 5 milionë lekë do të paguajnë TVSH-në prej 21%.

Kështu rreth 17.516 tatimpagues të tjerë pritet të përfshihen në skemë duke u përballur me detyrime të reja deklarimi dhe administrimi tatimor.

Ndryshime që parashtrohen në projektvendimin “Për disa ndryshime në vendimin nr. 953, datë 29.12.2014, “për dispozitat zbatuese të ligjit nr. 92/2014, ‘për tatimin mbi vlerën e shtuar në republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar.

Projektvendimi për tatimin mbi vlerën e shtuar

“Krahasuar me vendet e rajonit dhe me vendet anëtare në Bashkimin Evropian, aktualisht vendi ynë aplikon një kufi minimal të regjistrimit për TVSH-në prej 10 milionë lekë në vit, ose rreth 108, 696 euro, që është ndjeshëm më lartë sesa kufiri minimal i regjistrimit për TVSH-në në këto vende. Në tabelën e mëposhtme paraqitet kufiri minimal regjistrimit në vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe disa vende të BE-së”

Sipas relacionit, ulja e pragut synon formalizimin e mëtejshëm të ekonomisë, zgjerimin e bazës së tatueshme dhe përmirësimin e administrimit të TVSH-së.

Kufiri minimal për regjistrim TVSH-je, BP&BE, viti 2026

Vendet Kufiri (në Euro)

Shqipëri               108,695.65

Itali         85,000

Bosnia Hercegocina         51,130

Bullgari 51,130

Slloveni 60,000

Kroaci    60,000

Mali i Zi 30,000

Kosova 30,000

Maqedoni e Veriut          32,500

Serbi      68,000

Greqi     10,000

Por ky kufi përjashton një kategori biznesesh.

“Përfshirja e subjekteve në regjimin normal të TVSH-së mundëson deklarimin e transaksioneve të shitjeve dhe blerjeve nga të gjitha palët e përfshira në transaksion, duke mundësuar gjithashtu kryqëzimin e këtij informacioni në funksion të mirëadministrimit të tatimit. Ndërkohë, në përcaktimin e kufirit minimal të regjistrimit për TVSH-në prej 5 (pesë) milion lekë, është mbajtur në konsideratë fakti se, ky kufi përjashton ato biznese që janë kryesisht biznese familjare dhe me të vetëpunësuar të vetëm.”

Nga të gjitha ndërhyrjet në taksa buxheti i shtetit pritet të përfitojë të ardhura shtesë.

Reagimi i bizneseve

Kjo ulje e pragut që pritet ti bashkëngjitet paketës fiskale ka sjellë dhe reagimin e bizneseve të cilat e konsiderojnë të padrejtë një ndryshim të tillë.

Sipas deklaratës së Shoqatës, propozimet e reja të Paketës Fiskale 2027 kërkojnë një diskutim serioz me përfaqësuesit e biznesit përpara miratimit të tyre. Shoqata kërkon që të mos përsëritet praktika e vendimmarrjeve të njëanshme, siç ka ndodhur në vitet e mëparshme, pa një konsultim real dhe pa analizuar ndikimin në sektorët prodhues.

PRO EKSPORT ALBANIA

“Prej vitesh ky sektor përballet me zhvlerësimin e euros, rritjen e kostove, reduktimin e kapaciteteve prodhuese dhe humbjen e vendeve të punës. Në vend të masave që nxisin investimet, automatizimin, digjitalizimin dhe kalimin drejt prodhimit me vlerë të shtuar, po diskutojmë rritje të mëtejshme të barrës fiskale. Nuk jemi kundër reformave fiskale, por kundër vendimeve që merren pa vlerësuar pasojat reale mbi prodhimin, eksportet dhe punësimin.”

You Might Also Like

Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog

Dita e 15-të e tubimit në Tiranë/ Protestuesit zhvendosen përpara Kryeministrisë, i vënë flakën një peme

Berisha: PD do të anulojë paketën e re fiskale, taksë të sheshtë 10% dhe TVSH 6%

Protesta e studentëve, të rinjtë djegin kartona para Ministrisë së Arsimit dhe marshojnë drejt Kryeministrisë

Zgjedhjet lokale 2027, presidenti Begaj thërret grupet parlamentare për të konsultuar datën

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mbappe kërkon falje publike ndaj popullit kinez pas veprimit që shkaktoi reagime të mëdha
Next Article Konflikti mes GJKKO-së dhe Dhomës së Avokatisë, reagon Ilir Meta: Kuvendi dhe KLGJ po heshtin, këtu ka regji politike
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet
Maqedoni
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosovë
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Bota
Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?