By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mbarëvajtja e sezonit turistik, Hita: Monitorim me dronë i gjithë territorit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Mbarëvajtja e sezonit turistik, Hita: Monitorim me dronë i gjithë territorit
Shqipëri

Mbarëvajtja e sezonit turistik, Hita: Monitorim me dronë i gjithë territorit

Redaksia
Last updated: 26/06/2026 10:24
By Redaksia 4 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 26 qershor, Zhurnal.mk – Policia e Shtetit prezantoi sot masat për garantimin e rendit dhe të sigurisë publike gjatë sezonit veror 2026 për të gjithë pushuesit, vendas dhe të huaj.

Në fjalën e mbajtur në ceremoninë e organizuar me këtë rast, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, theksoi se shifrat e të larta të turizmit tashmë të konsoliduara prej vitesh, nxjerrin përpara edhe sfida, duke u përkthyer në përgjegjësi të lartë për të gjitha agjencitë e zbatimit të ligjit

Hita theksoi se për menaxhimin e sezonit turistik ka një angazhim të shtuar operacional në të gjithë territorin.

Duke vënë theksin se profesionalizmi që duhet të dëshmojnë punonjësit e Policisë, Hita nënvizoi se etika në komunikim merr rëndësi të veçantë.

“Policia kufitare dhe më pas policia rrugore janë kontaktet e para që një vizitor krijon në vendin tonë. Uniforma jonë duhet të përfaqësojë autoritetin e ligjit, por njëkohësisht dhe mikpritjen, integrimin dhe mirësjelljen si vlera të spikatura të shoqërisë shqiptare. Komunikimi profesional dhe etik është çelësi për të ndërtuar besimin e vizitorëve”, tha Hita.

Sipas tij, këtij qëllimi i shërben edhe lehtësimi i procedurave në bashkëpunim me fqinjët për të reduktuar kohën e pritjes dhe burokracitë e tepërta.

“Ky imazh pozitiv i ndërtuar që në kufij duhet të pasqyrohet në të njëjtën vëmendje dhe në brendësi të territorit, veçanërisht në qendrat turistike ku përqendrimi i pushuesve është edhe më i lartë. Në këto qendra ne po aplikojmë me sukses për të disatin vit tashmë praninë e efektivëve me biçikleta në zonat pedonale dhe përgjatë vijës bregdetare. Ky model rrit jo vetëm perceptimin mbi sigurinë, por dhe efikasitetin dhe komunikimin e drejtpërdrejtë me qytetarët”, shtoi ai.

Duke u ndalur te siguria detare, Hita nënvizoi se njësia policore detare është në gatishmëri të plotë 24/7, ndërsa vlerësoi mbështetjen e Guardia di Finanza për të siguruar gatishmërinë teknike që mjetet e lundrimit të jenë funksionale në menaxhim të sezonit turistik.

Sipas tij, “patrullimet dhe monitorimet shtrihen përgjatë gjithë vijës bregdetare në bashkëpunim me Guardia di Finanza”.

Ndryshe nga vitet e tjera, Hita theksoi se këtë sezon njësia policore detare do mbështetet në mënyrë të integruar edhe nga ajri me monitorimin përmes dronëve për të garantuar një kontroll më gjithëpërfshirës të territorit.

“Nuk do tolerohet asnjë lloj shkelje me mjetet lundruese që rrezikojnë jetën e pushuesve. Kontrollet ndaj mjeteve lundruesve, motorëve të ujit, skafeve dhe anijeve turistike do të jenë të pandërprera dhe të rrepta duke verifikuar me rigorozitet dokumentacionin si dhe respektimin e korridoreve të sigurisë”, shtoi ai.

Ndërkohë, Hita theksoi se paralelisht me sigurinë në ujë, kontrolli do të shtrihet dhe mbi operatorët ekonomikë që zhvillojnë aktivitetin e tyre në bregdet dhe në zonat turistike në zbatim të detyrimeve në kuadër të taksforcës ndërinstitucionale.

Gjithashtu Hita theksoi se do të vijojë parandalimi dhe goditja e krimeve mjedisore apo ndotjes akustike.

Hita nënvizoi angazhimin e strukturave të tjera të Policisë, si forcave RENEA, të cilët kanë treguar gatishmëri për çdo rast emergjence dhe kanë kryer operacione kërkim-shpëtimi apo ndërhyrje të specializuara duke garantuar siguri shtesë për turistët dhe qytetarët në të gjithë territorin.

Në kuadër të sigurisë rrugore, Hita theksoi se do të ketë zero ndalime pa shkak e arsye, si dhe do të shtohet përdorimi i teknologjisë me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe evidentimin e shkelësve të Kodit Rrugor.

Në përfundim, Hita nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit mes të gjitha strukturave përgjegjëse dhe qytetarëve për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

You Might Also Like

Goxhaj: Sulmet false ndaj meje për UÇK-në, për të hequr vëmendjen nga protestat

Qëlloi me automatik në drejtim të servisit ku punonte në Kamzë, 18-vjeçari hapi zjarr pas konfliktit me pronarin, zbardhet ngjarja

“Rama n’burg, Berisha n’burg”, dita e 27-të e protestës, qytetarët marshojnë pranë selisë së PD-së: Opozitë e shitur

Dita e 27 e protestës në Tiranë, qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Kujdes nga SMS mashtruese për gjoba të makinës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Porsche prezanton një veturë të re garash 911
Next Article Shkoi për të kapur një gjarpër, burri gjen edhe një merimangë gjigante mbi krevat
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mbi 15 mijë nxënës të regjistruar në shkollat e mesme, më shumë se 9 mijë vende mbeten të lira
Maqedoni
Toshkovski: Që nga dita e parë kemi marrë përsipër detyrimin që siguria të jetë prioriteti më i lartë
Maqedoni TOP LAJM
Si bashkëshortja e futbollistit sakrifikoi jetën e saj për të shpëtuar vajzën nga rrënojat e tërmetit
Sport
Një çerek shekulli nga ekstradimi i Millosheviqit: Në Hagë pa aktgjykim, në Serbi i rehabilituar
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?