By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Koalicioni qeverisës miraton kufizimin e çmimeve të karburanteve nga janari
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Koalicioni qeverisës miraton kufizimin e çmimeve të karburanteve nga janari
Bota

Koalicioni qeverisës miraton kufizimin e çmimeve të karburanteve nga janari

admin
Last updated: 18/11/2026 12:42
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Berlin, 18 nëntor, argument.mk/ – Koalicioni qeverisës në Gjermani ra dakord sot për vendosjen e një kufizimi tremujor, të çmimeve të benzinës dhe naftës, duke nisur nga 1 janari, kur pritet të përfundojë ulja e përkohshme e taksës mbi karburantet.

Marrëveshja u arrit pas më shumë se tetë orësh bisedimesh mes partnerëve të koalicionit. Sipas një njoftimi drejtuar ligjvënësve nga blloku konservator CDU/CSU i kancelarit, Friedrich Merz dhe Partia Socialdemokrate (SPD), qeveria pritet të miratojë projektligjin dhe rregulloren përkatëse më 2 dhjetor.

Ulja e taksës së karburanteve, është në fuqi që prej fillimit të tetorit, me synimin për të lehtësuar barrën mbi drejtuesit e automjeteve nga rritja e çmimeve, e lidhur me konfliktin në Iran. Kjo masë përfundon në fund të dhjetorit.

Rregullorja për kufizimin e çmimeve, pritet të jetë në fuqi për tre muaj. Megjithatë, mënyra konkrete se si do të zbatohet dhe kushtet që do të aktivizojnë këtë mekanizëm, ende nuk janë përcaktuar qartë.

Udhëheqësit e koalicionit ranë dakord, në mesin e shtatorit, për vendosjen e një kufizimi të përkohshëm të çmimeve të karburanteve deri më 1 janar, duke marrë si model masat e ndërmarra në Luksemburg dhe Belgjikë.

Sipas tyre, synimi është të frenohen rritjet e tepruara të çmimeve, duke garantuar njëkohësisht, furnizimin e qëndrueshëm me karburante, në një kohë kur konflikti me Iranin po ushtron presion mbi tregjet.

SPD-ja kundërshtoi më herët, propozimin e ministres së Ekonomisë, Katherina Reiche, nga CDU-ja, duke e cilësuar atë joefektiv.

Sipas planit fillestar të Reiche, kufizimi do të aktivizohej vetëm nëse çmimet e benzinës ose naftës në Gjermani do të rriteshin për tre javë radhazi, me më shumë se pesë pikë përqindjeje mbi rritjen mesatare në pjesën tjetër të Bashkimit Evropian. Ky prag nuk ishte arritur asnjëherë gjatë viteve të fundit.

You Might Also Like

Mbi 140 mijë protestues kundër kostos së lartë të jetesës dhe pagave të ulëta

Rubio: Ndërprerjet teknike në sistemet amerikane nuk lidhen me sulmet kibernetike

Carney: Do të takohem me Trump për bisedime tregtare në samitin e APEC-ut

Inflacioni në nivelin më të lartë në 12 muaj, pas rritjes së çmimeve të karburanteve

Putin: Pritshmëri të larta për takimin e parë tripalësh me Trump dhe Xi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Xi bën thirrje për tregti të lirë në samitin e APEC-ut, përpara takimit me Trump dhe Putin
Next Article Miratimi nga DASH i dy sistemeve të artilerisë raketore M142 HIMARS, Nufi: Forcojmë mbrojtjen e vendit dhe kontributin në NATO
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Shiroka Pula takoi Grupin Punues për Hartimin, Bashkërendimin dhe Harmonizimin e Strategjisë Shtetërore për procedurat e Apelit
Kosovë
Ford po përgatit një kamionçinë më të lirë për t’i bërë konkurrencë prodhuesve kinezë
Auto
Bullgarët në Kushtetutë? Siljanovska kundër ndryshimeve të reja: Ndryshimet e shpeshta dobësojnë rendin juridik
Maqedoni
Prokuroria e Brukselit lëshon ftesë për Xhavit Halitin
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?